Sukaj “luftë” Bashkisë. Nuk paguan rrogat, premtime boshe!

0

Nganjëherë mund të mos merren si të vërteta ato çfarë shkruhen në këtë rrjet social por kur sipër ka një emër dhe për më tepër shumë komente prej tij, edhe i duhet besuar. Xhevahir Sukaj ka dalë hapur kundër Bashkisë dje në faqen e tij në “Facebook”. “Bashkia nuk paguan rrogat. Vetëm fjalë dhe premtime boshe. Çdo muaj merren rrogat jo të plota. Turp i madh për Shkodrën”.

Vlonjatët: E vlerësojmë Sukajn, por s’kemi folur me asnjeri

0

Pak ditë më parë, në faqet e gazetës on-line “shkodrasport” u fol për një interesim, në formë batute, të drejtuesve të Flamurtarit të Vlorës, për sulmuesin shkodran Xhevahir Sukaj, për në janar apo në qershorit e vitit të ardhshëm. Në të thuhej:”Jemi gati të japin tre sulmuesit, që kemi në janar, vetëm e vetëm që të kemi Sukajn në ekip”- kjo ishte shprehja apo batuta e lëshuar nga drejtuesit e klubit vlonjat pas takimin Flamurtari-Vllaznia 1-0.

Vllaznia fiton 1-0 miqësoren me Adën

0

Pasditen e se martes Vllaznia dhe Ada jane ndeshur ne nje miqesore ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres. Ne fund te saj, eshte sigluar rezultati 1-0 per kuqeblute qe golin e vetem e kane shenuar ne minuten e 87-te te ndeshjes me 11-metersh me ane te Karakaçit. Kete miqesore e kishte kerkuar trajneri Rudi Vata per te pare gjendjen e shume futbollisteve te rinj dhe per te krijuar nje ide më të qartë për secilin prej tyre.

Vata: Vllaznia s’meritoi më tepër se barazimi

0

Në deklaratën e tij të pasndeshjes me Bylisin, trajneri i ri i Vllaznisë nuk ka dashur të fajësojë ad gjyqtarin për barazimin, as futbollistët e tij. Thjesht ka deklaruar se Vllaznia nuk meritonte më tepër se barazimi.”Pavarsisht dëshirës për të fituar, mendoj se një pikë për secilën skuadër, është rezultati më i drejtë, ashtu siç u zhvillua ndeshja. Episodet ishin të atilla, prandaj them s rezultati 3-3 ishte i drejtë.

Vllaznia barazim dramatik 3-3 me Bylisin

0
Një barazim 3-3 është arritur pasditen e djeshme në “Loro Boriçi”. Një dramë e vërtetë për nga mënyra si shkoi loja dhe për më...

Vllaznia, sot fitore për trajnerin Vata

0

Ardhja e Rudi Vatës në krye të Vllaznisë është pritur mirë nga opinioni sportiv shkodran. Vetë emri i tij krijon respekt për të gjithë e prandaj tashmë pritet edhe një prezantim dinjitoz i tij në pankinë si trajner. Debutimi i tij do jetë pikërisht sot pasdite në orën 16.00 në "Loro Boriçi" ku Vllaznia do presë ekipin e Bylisit në kuadër të javës së tetë të Superligës shqiptare.

Urimi i prindërve: “Dalsh faqebardhë Rudi!”

0

Ndeshja e nesërme me Bylisin do të shënojë debutimin e Rudi Vatës në pankinën shkodrane. Ai vetë po e përjeton me shumë emocione këtë debutim në pankinë. Për më tepër në krye të skuadrës së zemrës dhe më së shumti, para tifozëve shkodranë. Të gjitha këto, vetë ish-kapiteni i kombëtares kuqezi kërkon t’i lërë mënjanë se tashmë prej tij pritet tjetër gjë: fitorja me Bylisin.

Përvjetori: Edhe 100 të tjera Viori!

0

Për kapitenin e Vllaznisë Vioresin Sinani dita e sotme shënon edhe 34 vjetorin e lindjes së tij. Golashënuesi i mirënjohur e feston këtë përvjetor në një moment shumë të rëndësishëm të karrierës së tij. Pikërisht kur ka nisur punë edhe si zëvendëstrajner përveçse është ende futbollist i kuqebluve.

Vllaznia, “ankand” edhe për trajner portierësh

0

Ajo çfarë parashikuam apo e kemi cituar edhe në ditët e kaluara, sidomos në lidhje me trajnerin e ardhshëm të portierëve, po rezulton e vërtetë. Ndonëse një post i tillë ka dalë në “ankand”, duke kërkuar një pauses të ri për Avenir Danin, që u largua dy ditë më parë nga ky post, nuk është çudi, që ai të rikthehet përsëri. Por sigurisht që mund të jetë pista e fundit, për momentin, që mund të diskutohet apo të parashtrohet si zgjidhje.