Një barazim 3-3 është arritur pasditen e djeshme në “Loro Boriçi”. Një dramë e vërtetë për nga mënyra si shkoi loja dhe për më tepër, për fat kemi dy futbollistë në gjendje të mirë shëndetësore pas një përplasje të rëndë që kanë patur me njëri tjetrin. Debutimi i Rudi Vatës në pankinë shkodrane kësisoj nuk nis me fitore, çka tregon se kjo skuadër ka edne probleme.

Pjesa e parë

Vllaznia e ka nisur ndeshjen me shumë të reja në fushën e lojës. Me shumë mungesa në formacion, Danaj ka luajtur në qendër të mbrojtjes në vend të Petroviç ndërkohë që trajneri Vata ka lënë në stol Popoviç dhe në vend të tij ka ;luajtur Belisha. edhe në mesfushë të reja teksa kanë luajtur nga minta e parë të rinjtë Hajdari e tafa. Loja nis më mirë për vendasit që duan të shënojnë sa më shpejt. rastin më të pastër në fillimin e kësaj pjese e kanë patur miqtë që me anë të Dimos godasin edhe traversën në minutën e 18-të. Por loja do ndryshonte pak minuta më vonë teksa 15 minuta më vonë, vendasit do fitojnë një 11-metërsh pas pengimit në zonë të Danajt. Ekzekutimin e tij do ta merrte përsipër Sukaj, ai që në stërvitjen e para dy ditëve kishte gabuar dy herë duke humbur edhe “bastin” me trajnerin Vata. por këtë herë është ndryshe. ai është i saktë dhe shënon. në mintat e mbetura të pjesës së parë, skuadrat luajnë me kujdes. ata më tepër rëndësi i kushtojnë goditjeve standarte dhe për rrjedhojë 45 minutat e para mbyllen 1-0

Pjesa e dytë

Nis me një zëvendësim për miqtë që aktivizojnë edhe Abazajn në sulm. duket se nuk janë të kënaqur me disavantazhin dhe në fakt që në inutën e dytë do fitojnë të drejtën e një 11-mertërshi madje do kenë edhe një futbollist më tepërt në fushë pas daljes me të kuqe të Danajt. Dimo është i saktë dhe barazon por dy minuta më vonë është Sukaj që i vetëm brenda zonës mike e kalon sërish në avantazh skuadrën e tij. një gol që rikthen qetësinë në kampin shkodran megjithatë gjërat duken të vështira për ta. Trajneri Vata në mungesë të një mbrojtësi qendre ka aktiviuar në këtë post Mucën që kla shkuar shumë mirë në këtë pozicion. Shkodranët i japin terren kundërshtarit dhe jo më kot, Bylis arrin të barazojë. Ndërkohë në shtesë shkodranët sërish gabojnë dhe Popoviç i ndëshkon. Reagimi i vendasve është sërish i shpejtë dhe përsëri barazojnë. Një 3-3 dramatik që tregon edhe njëherë tjetër se tek Vllaznia problemi nuk ka qenë vetëm ndërrimi i trajnerëve.