Ajo çfarë parashikuam apo e kemi cituar edhe në ditët e kaluara, sidomos në lidhje me trajnerin e ardhshëm të portierëve, po rezulton e vërtetë. Ndonëse një post i tillë ka dalë në “ankand”, duke kërkuar një pauses të ri për Avenir Danin, që u largua dy ditë më parë nga ky post, nuk është çudi, që ai të rikthehet përsëri. Por sigurisht që mund të jetë pista e fundit, për momentin, që mund të diskutohet apo të parashtrohet si zgjidhje.

Ndoshta një pjesë janë habitur, kur kanë mësuar se edhe Dani është shkarkuar nga detyra e tij, por gjithçka është kompetencë totale e teknikut të ri, Rudi Vata, siç veprohet në çdo vend të botës, që duket se e kanë marrë mirë parasysh një fakt të tillë, ku kanë vepruar në këtë mënyrë. Duket se pistat, për trajner portierësh, për momentin janë tre.

Pista malazeze
Një prej pistave më të mundshme për t’i dhënë zgjidhje problemit të portës, mund të jetë afrimi i një tekniku portierësh nga Mali i Zi, i cili mund të ketë një kosto të vogël financiarae, pra të mos ketë një kosto të lartë. Duket se dy janë arsyet kryesore për këtë pistë. Së pari Vllaznia ka këtë sezon, dy portier nga vendi fqinj, prandaj ardhja e një trajneri malazez do të konsiderohej pozitive, jo vetëm për formën sportive të teë dy “gardianëve, Mirosllav Vujadinoviç dhe të shqiptaro-malazezit Enis Gjokoviç. Ky fakt do të përbënte një ndër risitë më të mëdha të stafit të ri teknik. Pikërisht për këtë çështje, mësohet që të dy portierëve, t’u jetë sugjeruar një gjë e tillë, për të gjetur ata vetë, një trajner të tillë, që mund t’u përshtatej atyre më mirë. Së dyti, nëse do të mundësohej afrimi i një tekniku të tillë nga Mali i Zi, do të shënonte kështu rastin e parë, sidomos pas viteve 90-të, që Vllaznia të ketë një trajner portierësh nga një vend i huaj, pasi gjithnjë kanë qenë nga Shkodra. Por ardhja e një të huaji në këtë rol mund të ishte edhe një përshtatje me shumë, me teknikun e parë Rudi Vata, i cili vjen në këtë sfidë të tij të parë, të këtij lloji, me ide dhe projekte të reja, të cilat kërkon gtë vërë në zbatim me njerëz të rinj dhe të pandikueshëm nga ambjenti shkodran. Gjithashtu, kërkesa apo ideja për të afruar një trajner portierësh nga vendi fqinj, lidhet edhe me një faktor tjetër. Pavarsisht se portieri Vujadinoviç, me gjithë humorin e tij, është munduar të justifikojë paraqitjen e tij të dobët në këto shtatë javë kampionati, porta shkodrane ka qenë në qendër të kritikave të shumta, me fakte konkrete. Dhe ndoshta mbërritja e një bashkëkombasi të Vujadinoviçit dhe Gjokoviçit mund të shikohet se si një mundësi më shmë, për përmirësimijn e formës sportive të të dy “gardianëve”, të cilat mbajnë përgjegjësi të madhe në pësimin e golave në këtë sezon. (I dyti kryesisht në ndeshjen e Kupës, në Elbasan, ku të dy golat e pësuar duhet të mbajë ai përgjegjësi, pasi Gjokoviç ka gabuar shumë rëndë. ) Gjithsesi, për momentin pista malazeze, mbetet kryesorja për gjetjen e një trajneri portierësh për Vllazninë. Kjo konfirmohet nga burime të besueshme, pranë stafit teknik dhe drejtues të kuqebluve.
Pista shkodrane
Pas asaj malazeze, pista e radhës për gjetjen e një trajneri portierësh për Vllazninë, është Shkodra. Deri tani publiku shkodran është mësuar vetëm me dy emra, në këtë post, sidomos në vitet e fundit: AvenirDani i shkarkuar dy ditë më parë, por edhe Paulin Ndoja, i cili mendohet të ketë heqru dorë nga ky profesion. (Megjithatë nuk i dihet, ndoshta Ndoja i rikthehet përsëri, por Vata e ka deklaruar disa herë, se kërkon njerëz të rinj, me ide dhe energji të reja. Prandaj në këto kushte është pak e pabesueshme që të mendosh për një rikthim të Ndojës, pavarsisht vlerave të gjithanshme të tij, në këtë profesion. ) Megjithatë stafi teknik dhe ai drejtues, gjatë ditës së djeshme, kanë studiuar edhe një mundësi tjetër, që mund të jetë një fytyrë e re, e që përshtatet mjaft mirë me idetë dhe strategjinë e stafit teknik. Gjithsesi të shohim.