Vilfor Hysa, tre muaj pa shënuar gol tek Vllaznia

0

Sulmuesi Vilfor Hysa po kalon momente jo të mira në Shkodër. Që prej tre muaj gati që ai është pjesë e Vllaznisë, ai nuk ka arritur të shënojë një gol të vetëm, qoftë edhe në miqësore. Shifrat janë aspak të mira për një sulmues. Një fakt paksa absurd megjithatë ky është realiteti. Arsyet e sakta pse po ndodh kështu nuk mund të thuhen me saktësi por ja që ka ndodhur. Hysa nuk ka shënuar në asnjë ndeshje kampionati deri tani, madje nuk e ka bërë këtë gjë as në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë dhe as në miqësoret e zhvilluara nga ekipi shkodran.

Një Shqipëri “e lagur”. Islanda fiton në “Qemal Stafa” 2-1

0

E tilla ka qenë vërtetë Shqipëria e mbrëmjes së sotme. "E lagur" në të gjitha drejtimet teksa me një humbje ndaj Islandës, na kthen edhe njëherë me këmbë në tokë. Me humbjen e mbrëmjes së sotme 1-2 në "Qemal Stafa", tashmë kombëtarja jonë nuk do ketë më nevojë të bëjë llogari se sa pikë do grumbullojmë në fund të këtyre eliminatoreve dhe në çfarë vendi do jemi. Vendi jonë është i përcaktuar. Të parafundit por pse jo edhe të fundit këtë herë nëse nuk kalojmë edhe Qipron. Ndeshja e luajtur në Tiranë sonte në fakt u dominua nga kuqezinjtë tanë por që u ndëshkuam atëherë kur nuk duhet. Në të parin, një gabim i gjithë mbrojtjes dhe mbi të gjitha i portierit Ujkani që nuk dihet se çfarë po bënte në ato momente.

Lika, shkodrani i vetëm në formacionin e kombëtares sonte?

0
Mesfushori shkodran që luan për Tiranën- Gilman Lika, mund të jetë i vetmi futbollist nga Shkodra që do të luajë sonte në formacionin e...

Vasil Ruci: Edhe Vllaznia është pretendente për titullin kampion

0

Një ish-kampion i madh, një sulmues që i ka shënuar edhe Barcelonës së madhe, jep një mendim pozitiv për Vllazninë e këtij sezoni. Vasil Ruci, një nga legjendat e Flamurtarit të famshëm të viteve '80, duke folur në një nga të përditshmet sportive për Superligën shqiptare, ka folur edhe për ekipet që ai mendon se do jenë pretendentet kryesore për titullin kampion. "Unë shoh diçka më mirë Skënderbeun dhe Tiranën por kurrsesi nuk mund të lë pa përmendur edhe Flamurtarin, Vllazninë dhe Teutën si skuadra pretendente"- ka thënë ai. Sigurisht kur vlerësimi vjen nga një figurë e tillë, është diçka shumë pozitive edhe për skuadrën shkodrane.

Tomori- Vllaznia luhet të dielën më 21 tetor në orën 14.00

0

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar datat dhe oraret e zhvillimit të ndeshjeve të rradhës për javën e ardhshme të kampionatit të Superligës, madje janë caktuar për katër javët e ardhshme. Kështu, ndeshja Tomori- Vllaznia e vlefshme për javën e shtatë, do të luhet të dielën e ardhshme, më datë 21 tetor në orën 14.00 në stadiumin e qytetit të Beratit. Ndeshja tjetër, ajo për javën e tetë me Shkumbinin, do të luhet po të dielën, më datë 28 tetor, këtë herë në orën 17.00, pra nën dritat e projektorëve të stadiumit "Loro Boriçi".

Bashkia Shkodër, 30 për qind më pak fonde për shumësportëshin

0

Zgjidhet problemi I pjesmarrjes së ekipeve të basketbollit dhe volejbollit të klubit Vllaznia në kampionatet kombëtare por mbetet një ngërç I madh ai për disa ekipe të tjera për pjesmarrjen në aktivitetet e tjera që kanë mbetur për t’u zhvilluar deri në fund të këtij viti. Bashkia Shkodër, në kuadër edhe të shkurtimit të shpenzimeve administrative në këtë fund- viti ka vendosur që të përshijë në këto shkurtime edhe sportin. Konkretisht klubin shumësportësh Vllaznia. Bëhet e ditur se institucioni I pushtetit lokal nga I cili merr fondet klubi, ka vendosur që të akordojë 30 për qind më pak të fondeve për periudhën tetor- dhjetor 2012. Me t’u bërë publik lajmi për mundësinë e mospjesmarrjes së disa ekipeve të shumësportëshit shkodran në kampionatet kombëtare, ka ardhur edhe reagimi I Bashkisë Shkodër.

Dritan Smajli: Vllaznia do jetë pretendente deri në fund

0

Vllaznia ka bërë mirë në gjashtë javët e para të kampionatit ndonëse ka patur edhe ajo oshilacionet e veta në disa prej ndeshjeve të zhvilluara. Kjo është deklarata e bërë në konferencën e sotme për shtyp nga mbrojtësi I saj Dritan Smajli. Duke folur para gazetarëve, numri 2 I kuqebluve e ka vlerësuar si positive këtë ecuri teksa ka thënë: "Normalisht që duhet të jemi të kenaqur sepse ekipi ka reaguar në momentet më të vështira të tij. Mendoj që kemi reaguar mirë, sidomos dy ndeshjet e fundit duke marrë edhe rezultat, duke zhvilluar edhe lojë. Normalisht duhet të jemi të kënaqur sipas mendimit tim".

Armando Vajushi: Sa herë jam në “Loro Boriçi”, Vllaznia fiton

0

Ka qenë pasditen e së dielës i pranishëm në stadiumin "Loro Boriçi" dhe prania e tij në ndeshjen e Vllaznisë ndaj Laçit, duket se i ka dhënë fat skuadrës shkodrane. Bëhet fjalë për ish-futbollistin e saj Armando Vajushi. Edhe ai vetë ka këtë mendim teksa për gazetën online shkodrasport.com, do të shprehej: "Prania ime në stadiumin "Loro Boriçi" sa herë që luan Vllaznia rezulton me fat, çka do të thotë se edhe tani që nuk jam pjesë e saj, sërish i sjell fat skuadrës time të zemrës. Më ka ndodhur edhe sezonin e kaluar kundër Flamurtarit, ndeshje kjo që u fitua nga Vllaznia, më ndodhi edhe këtë herë ndaj Laçit.

Gjyqtarët e Shkodrës, nota të larta vlerësimi për javën e gjashtë

0
Në ndeshjet e javës së gjashtë të Superligës, ka pasë një prezantim të shkëlqyer të gjyqtarëve të kolegjiumit të Shkodrës. Ndoshta si asnjëherë tjetër...

Duro, elozhe për mbrojtjen. 5 ndeshje, vetë 1 gol i pësuar

0

Tekniku i Vllaznisë, Shpëtim Duro, e ka vlerësuar maksimalisht punën e repartit të mbrojtjes në këto gjashtë javët e para të kampionatit. Pavarësisht paraqitjes së takimit të parë me korçarët, tekniku Shpëtim Duro duke iu referuar edhe pësimit të një goli në pesë ndeshjet e tjera e ka vlerësuar këtë repart, por sidomos qendrën e mbrojtjes së saj, si një nga pikat më të forta dhe më cilësore të kësaj skuadre. “Unë dua të vlerësoj në maksimum punën që po bën në tërësi mbrojtja. Mund të them se ne kemi treguar në pesë takime se kemi një nga mbrojtjet më të mira.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI