Vllaznia U-16 i mund të gjithë dhe shpallet kampione e Shqipërisë

0

Një tjetër sukses për ekipet e Akademisë Vllaznia. Ekipi U-16 i saj që merr pjesë në kampionatin e 17 vjeçarëve, pasi është shpallur pak kohë më parë kampion i Zonës së Veriut, sot pasdite është shpallur edhe Kampione e Shqipërisë. Ky ka qenë verdikti i turit final të ndeshjeve që u zhvilluan në Elbasan. Ky tur ka patur tre skuadra që kanë kërkuar titullin kampion, Vllaznia, Elbasani dhe Shkëndia e Durrësit.

Kampionati i kombëtareve rajonale, fiton vetëm Shkodra U-17

0

Janë luajtur ndeshjet e treta të kampionatit që po zhvillohet në mes ekipeve kombëtare rajonale. Ekipet e zonës së Shkodrës takimet e rradhës i kanë luajtur ndaj atyre të Korçës dhe ato janë zhvilluar në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz. Nga tre ekipet tona, vetëm ai U-17 që drejtohet nga Edi Martini ka fituar këtë javë.

Vllaznia U-16 kalon Tiranën dhe e sheh veten në finale

0

Pas përfundimit të kampionateve të Ligës Amatore sipas zonave, ka nisur së fundi edhe play off-i i kampionatit kombëtar të saj. Ekipet kampione sipas zonave janë duke u ndeshur në Tiranë për të caktuar kësisoj se kush do të jetë ekipi kampion i këtij sezoni. Në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Vllaznia U-16 është ndeshur me Tiranën.

Kombëtaret e moshave, fiton Martini, barazon Sinani, humb Beqiri

0

Ditën e djeshme janë zhvilluar ndeshjet e javës së dytë të kampionatit të ekipeve kombëtare rajonale. Në Kamëz, ekipet e Zonës së Shkodrës janë ndeshur me ato respektive të Fierit me të cilat kanë arritur të fitojnë një ndeshje, të barazojnë një dhe të humbasin një. Më i suksesshmi këtë javë ka qenë ekipi U-17 që drejtohet nga trajneri Edi Martini. Ai ka mundur përfaqësuesen e Fierit me rezultatin e thellë 5-1.

Nis kampionati i kombëtareve rajonale. Fiton vetëm Shkodra U-15

0

Pasditen e sotme në Shkodër, Elbasan dhe Fier kanë nisur kampionatet e ekipeve përfaqësuese rajonale të cilat zhvillohen për të tre grupmoshat, ato U-13, U-15 dhe U-17. Në Shkodër, pikërisht në "Loro Boriçi" kanë luajtur ndeshjet e para të tre ekipet e Zonës së Veriut dhe përballë, sipas shortit të hedhur, kanë qenë tre ekipet e Zonës së Durrësit.

Liga Amatore shpall ekipet kampione të sezonit 2016-17

0

Kampionatet e Ligës Amatore të Zonës së Veriut sot kanë ulur siparin e tyre duke shpallur edhe më të mirët. Ka ndodhur kështu pas përfundimit të ndeshjeve finale dhe më pas është zhvilluar ceremonia përkatëse e vlerësimit të ekipeve më të mira por edhe të lojtarëve më të mirë. Kështu, në kategorinë U-9, kampion është shpallur ekipi "Shkodra 2006" i cili pak kohë më parë u shpall edhe fitues i kupës "Esat Rakiqi".

Enes Isufi, mbrojtësi i kombëtares U-19 që e nisi karrierën si sulmues

0

Në futboll jemi mësuar që futbollistët t'i njohim nga pozicionet që mbajnë në fushë. Të gjithë e kemi të qartë se kush është portieri, mbrojtësi, mesfushori apo dhe sulmuesi. Por ka edhe ndryshe.Bekim Balaj e ka nisur karrierën e tij si portier por më pas, në një ditë të zakonshme, një nga trajnerët që ka punuar me të tek moshat e Vllaznisë, pikërisht ish-kapiteni i saj Astrit Prençi, e provoi në sulm dhe aty mbeti.

Paulin Ndoja: Ka ardhur koha t’i besojmë portierëve shkodranë

0

Ish- portieri i famshëm shkodran, Paulin Ndoja, aktualisht trajner i portjerëve në Akademinë Vllaznia merret me përgatitjen e një grupi portjerësh të rinj që janë pjesë e ekipeve zinxhir të kuqebluve. Njëri prej tyre është edhe Samet Bajri, ishte “heroi” i ndeshjes finale të luajtur të enjten në “Elbasan Arena”, Vllaznia-Partizani ku me dy penalltitë e pritura kontribuoi në fitimin e titullit kampion për kuqeblutë.

AAS U-17 shpallet kampione e Shqipërisë. Mund 3-2 në finale Luftëtarin

0

Eshtë zhvilluar sot në orën 16:00, ne kompleksin "Internacional" finalja e Kategorisë së Pare për moshen U17, edicioni 2016-2017. Në këtë finale janë përballur Akademia AAS si fituese e grupit A dhe Luftëtari si fitues i grupit B. Finalen e fitoi Akademia AAS me rezultatin 3-2 pas një ndeshjeje shumë të luftuar midis dy finalistëve, të cilët sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Kategorisë Superiore për këtë grupmoshe.

Enes Isufi 90 minuta titullar me kombëtaren U-19 në turneun e Italisë

0

Pasditen e djeshme kombëtarja shqiptare U-19 nën drejtimin e trajnerit Erjon Bogdani ka zhvilluar ndeshjen e saj të parë në turneun "Lazio Cup" ku është duke marrë pjesë në Itali. Përballë saj ka qenë Racing Club Roma dhe në përfundim të ndeshjes është fiksuar rezultati i barabartë 0-0. Në formacionin kuqezi në këtë ndeshje të parë ka luajtur me sukses për 90 minuta edhe mbrojtësi shkodran Enes Isufi. Sigurisht që ai ka spikatur me sigurinë e treguar në fushë, ndonëse mosha e tij është shumë e re megjithatë ai premton shumë për të ardhmen.