AAS U-19 kryeson me 6 pikë. Do jetë surpriza e kampionatit

0

Kampionatet kombëtare të moshave kanë dy javë që kanë nisur dhe tek ai i 19 vjeçarëve surpriza është padyshim ekipi AAS. Në dy javët e para të kampionatit, djemtë e drejtuar nga trajneri Marvin Meçenovi ka luajtur në Shkodër ndaj atij të Kukësit me të cilin ka fituar me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të takimit e ka shënuar Lacaj me një goditje të fortë.

Neziri: Tre menaxherë të huaj po ndjekin talentet e Akademisë Vllaznia

0

Pjesmarrja në "Uefa Youth League" për ekipin Vllaznia U-19 sigurisht që nuk ka dhuruar vetëm emocionet e pjesmarrjes në një aktivitet të tillë kaq të rëndësishëm. Kjo sepse duke luajtur këto ndeshje, shkodranët e rinj kanë patur mundësinë të tregojnë vlerat edhe në sytë e menaxherëve të ndryshëm.

17 vjeçarët e Vllaznisë e nisin me goleadë kampionatin

0

Me fitore të thellë e kanë nisur kampionatin e ri futbollistët 17 vjeçarë të Akademisë Vllaznia. Në fakt sot janë luajtur ndeshjet e javës së dytë të kampionatit por për ekipet shkodrane kanë qenë ndeshjet e para sepse siç dihet, ndeshjet e javës së kaluar janë shtyrë për shkak të ndeshjes së ekipit U-19 në "UEFA Youth League".

Vllaznia U-19 e nis kampionatin e ri me një poker ndaj Laçit

0

Ashtu si 17 vjeçarët, edhe 19 vjeçarët e Vllaznisë kanë fituar me të njëjtin rezultat 4-0 në ndeshjen e parë të këtij kampionati, atë ndaj Laçit të zhvilluar mesditën e sotme në "Reshit Rusi". Trajneri Luan Zmijani e nisi lojën me këtë formacion: Qarri, Lekaj, Sekja, Shimaj, Hysenaj, Rahova, Qardaku, Smajli, Fikaj, Palushani dhe Gruda ndërsa të gatshëm ka patur Kurtulen, Lisaj, Marinaj, Dani, Mehja, Leku dhe Stafen.

Humbja në Moldavi, Neziri: Dy-tre lojtarë nuk meritonin të luanin

0

Pavarësisht humbjes në përballjen e djeshme në Moldavi, drejtori i Akademisë së Vllaznisë, Alban Neziri, në një prononcim për “Panorama Sport”, është shprehur se fati nuk ishte në anën e kuqebluve. “Kemi bërë përgjithësisht një ndeshje të mirë dhe jemi ndëshkuar nga gabime të momentit, por edhe fati nuk ishte në anën tonë.

Zmijani: Sot me Vllaznia U-19 shkruajmë historinë në Champions për të rinj

0

Kur sot në orën 18:00, Vllaznia U-19 do të zbresë në fushën e “Stadionul Zimbru” në Kishinau të Moldavisë, ajo do të hyjë në histori si skuadra e parë shqiptare që luajti në “UEFA Youth League”, versioni “Junior” i Ligës së Kampioneve. Edhe pse përballë ka një ekip jo me emër të madh, si FK Zimbru i Moldavisë, kuqeblutë e drejtuar nga trajnerët Luan Zmijani dhe Gjon Kola, janë përgatitur seriozisht për t’u kthyer në Shkodër me suksesin e parë ndërkombëtar.

Vllaznia U-19 mundet 1-3 në Moldavi por goli i Pusit mban në lojë kuqeblutë

0

Vllaznia U-19 nuk ka arritur të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të "Uefa Youth League" teksa është mposhtur 1-3 në Moldavi nga Zimbru U-19, në takimin e parë. Për ekipin moldav shënoi Stina në minutën e 23-të duke mbyllur me shifrat 1-0 për Zimbru U-19 pjesën e parë. Në fraksionin e dytë, miqtë realizuan dy gola të tjerë brenda tri mintuash.

Kombëtarja U-15 grumbullohet në Shkodër. Dy futbollistë të Akademisë Vllaznia pjesë e saj

0

Kombëtarja U-15 e Shqipërisë nis sot grumbullimin në Shkodër. Kuqezinjtë e vegjël do të luajnë dy ndeshje miqësore ndaj Malit të Zi, respektivisht në datat 28 shtator në orën 16:00 në Shkodër dhe më 30 shtator në Podgoricë. Në konferencën për shtyp, të pasqyruar edhe në faqen zyrtare të FSHF-së në internet, trajneri i Kombëtares U-15, Eqerem Memushaj deklaroi se kampionati shqiptar ka prodhuar elementë që bëjnë diferencën.

Vllaznia U-19 në Moldavi. Gati për ndeshjen me FK Zimbru

0

Kuqeblutë 19 vjeçarë të Vllaznisë kanë mbërritur në Moldavi ku pasditen e nesërme do të luajnë ndaj ekipit vendas FK Zimbru ndeshjen e parë të Champions Youth League. Paraditen e sotme, ekipi ka shkelur me këmbë në tapetin e stadiumit ku do të luhet ndeshja dhe ka bërë edhe foton e parë ndërkohë që pasdite do të zhvillohet konferenca e zakonshme për shtyp e trajnerit të ekipit si dhe do të zhvillohet stërvitja e fundit para se të luhet ndeshja zyrtare.

Ekipet e AAS, fitore dhe barazim në debutimin e tyre në Superiore

0

Një nisje shumë e mbarë ka qenë kjo e sotmja për ekipet e "Albanian Ajaxh School" të cilat siç dihet marrin pjesë për herë të parë në Kategorinë Superiore me moshat U-17 dhe U-19. Ndonëse të dy ato kanë luajtur në transfertë, pikërisht në Lezhë ndaj ekipeve respektive të Portos, kanë arritur të marrin një fitore dhe një barazim. Të parët kanë zbritur në fushë, paratërinjtë që drejtohen nga trajneri Entri Çaku.