Vllaznia U-19 niset drejt Moldavisë. Kryebashkiakja i uron suksese

Gjatë kësaj së shtune është bërë prezantimi zyrtar I ekipit U-19 I Vllaznisë para nisjes drejtë Moldavisë, ku do të luaj përball kampionëve të ketij vendi për këtë grupmosh, ndeshje kjo e vlefshme për turin e parë të “Uefa Youth League”. Gjatë prezantimit të ekipit dhe bërjes së fotove zyrtare që do I dergohen Uefas, e pranishme ishte dhe Kryebashkiakja Voltana Ademi, e cila në fjalet e saj u mundua ti motivoj këtë djem të talenmtuar duke ju garantuar mbështetjen e gjithë klubit.
Një foto që flet shumë. Akademia Vllaznia, krenaria e klubit shkodran

Nëse Vllaznia sot ka diçka që mund të krenohet, padyshim që ajo është Akademia e saj. Një element i cili ka padyshim shumë domethënie brenda. Fotoja e mësipërme i përket ekipit U-19 të Akademisë Vllaznia të sezonit 2013-2014. Nga 13 pjestarët që janë në këtë foto, 12 prej tyre sot luajnë futboll dhe drejtojnë.Vetëm njëri, Mirjon Shkëmbi, një mesfushor shumë i talentuar, nuk dihet pse nuk eci përpara. Gjithë të tjerët po jetojnë me futbollin.
Enes Isufi grumbullohet sërish me kombëtaren U-19

Një tjetër lajm i mirë për futbollistin 17 vjeçar shkodran Enes Isufi. Pas debutimit me fanellën e ekipit të parë të Vllaznisë, ai vazhdon të ngjisë shkallët e karrierës. Mbrojtësi shtatëlartë është grumbulluar sërish nga kombëtarja U-19 për ndeshjet eliminatore të Kampionatit Europian. Sipas njoftimit të ardhur, Isufi më datë 25 shtator duhet të jetë në hotel "Tropikal" në Durrës për t'u vënë në dispozicion të stafit teknik.
Hidhet shorti i kampionatit të moshave. Akademia Vllaznia e nis nga Internacionali

Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur sot shortin e kampionateve të kategorisë Superiore për moshat U-19 dhe U-19. Përveç ekipeve të Vllaznisë, siç dihet sivjet do të marrin pjesë në mes ekipeve më të mira të moshave të Shqipërisë edhe dy ekipet e Albanian Ajax School (AAS). Ata e kanë fituar këtë të drejtë pas paraqitjes së shkëlqyer që kanë bërë sezonin e kaluar në kategorinë e parë.
Luan Zmijani: Jemi gati për aventurën në Uefa Youth League

Vllaznia e 19-vjeçarëve është gati për debutimin në Uefa Youth League, njëlloj si Champions League i të rinjve. Trajneri i skuadrës shkodrane Luan Zmijani ka folur sot para ndeshjes Vllaznia-Teuta, ku është shprehur se janë gati për këtë aventurë më 27 shtator.
Myrta dhe Dervishi, të vetmit arbitra shkodranë në Superligë për sezonin e ri

Sezoni i ri futbollistik do të nisë ditën e nesërme dhe natyrisht që përveç futbollistëve dhe trajnerëve, janë duke u bërë gati për të startuar edhe arbitrat. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë përzgjedhjen e atyre që do të drejtojnë si kryesorë por edhe si anësorë në ndeshjet e këtij sezoni. Nga lista paraprake që ky institucion ka bërë, janë edhe dy arbitra shkodranë. Vetëm dy. Njëri është kryesor, Indrit Myrta ndërsa tjetri është anësor, Melis Dervishi. Natyrisht shumë pak për një qytet me tradita në futboll dhe po ashtu edhe në arbitrim.
Ideal Lekiqi nis punën si trajner portierësh tek Akademia Vllaznia

Pas përvojave në skuadra të ndryshme, sëfundi tek Besëlidhja, Ideal Lekiqi nga dita e sotme ka nisur punë si trajner portierësh tek Akademia Vllaznia. Natyrisht që pasioni i tij për të stërvitur portierët e rinj tashmë do të fillojë të marrë jetë. Ai ka fituar përvojën e mjaftueshme për të qenë tashmë një model trajnimi për ta.
Akademia Vllaznia nis pune nesër. Ja trajnerët që do punojnë me të

Pasditen e së hënes, ashtu siç është lajmëruar nga vetë klubi shkodran, do të startojë puna e Akademisë Vllaznia për sezonin e ri futbollistik. Të gjithe futbollistët e ekipeve të moshave, duhet të paraqiten në orën 16.00 në fushën "Reshit Rusi". Por vetë futbollistët e vegjël por edhe prindërit e tyre me të drejtë pyesin se kush do te jenë trajnerët sipas grupmoshave.
Akademia Vllaznia nis punën të hënën. Pritet fluks rregjistrimesh të reja

Ekipet e Akademisë Vllaznisë do të nisin të hënën punën për sezonin e ri futbollistik. Pas një muaji pushimesh, trajnerët dhe sportistët do të zbresin në fushën "Reshit Rusi" ditën e parë të javës që vjen për t'u njohur me trajnerët që do t'i drejtojnë dhe për të bërë planet për vazhdimësinë. Një gjë e tillë bëhet e ditur përmes një njoftimi që vetë klubi shkodran ka bërë në faqen e tij zyrtare.
Vllaznia U-19 të shtunës miqësore me Tërbunin

Pas testit të kontrollit të zhvilluar ditën e djeshme ndaj Vllaznisë B, ekipi i 19 vjeçarëve i Akademisë Vllaznia do të zhvillojë një tjetër ndeshje miqësore. Këtë herë ndaj Tërbunit të Pukës. Takimi do të luhet ditën e shtunë në orën 17.00 në fushën sportive "Reshit Rusi".