Vata tejet i zemëruar me gjyqtarët. Sot konferencë shtypi

0

Trajneri i Vllaznisë Rudi Vata ndonëse kanë kaluar disa orë nga përfundimi i ndeshjes Laçi- Vllaznia, ende është shumë i zemëruar me gjykimin e ndeshjes nga Kridens Meta. Për të mos thënë që është i acaruar me të. Nga sa bëhet e ditur, ai i ka bërë thirrje publike edhe ministrit të sporteve për të ndërhyrë tek futbolli shqiptar në mënyrë për të mos lejuar degradimin e tij edhe më tej. Nga ana tjetër, bëhet e ditur se vetë Vata ka kërkuar të dalë para mediave teksa në orën 14.00 të ditës së sotme do të jetë në një konferencë shtypi pikërisht për këtë çështje.

Vllaznia- Kastrioti, të shtunën në orën 18.00

0

Ndeshja e rradhës, ajo e vlefshme për javën e 17-të në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Kastriotit, do të luhet ditën e shtunë në orën 18.00 në stadiumin "Loro Boriçi". Kështu është vendosur nga kompania që trasmeton ndeshjet e Superligës në bashkëpunim edhe me FSHF-në. Vendosja për ta luajtur këtë takim nën dritën e projektorëve, tregon se ky takim pritet me shumë interes dhe për këtë arsye, edhe shikuesit do jenë të shumtë. Në Shkodër nuk e kanë kundërshtuar këtë gjë ndonëse Vllaznia nuk ka patur shumë shans me zhvillimin e ndeshjeve me drita. Kuptohet që atmosfera është shumë më e bukur por në Shkodër nuk e duan shumë bukurinë, nisur edhe nga ato çfarë kanë ndodhur në ndeshjet e mëparshme që janë zhvilluar në kushte të tilla.

Shkodra: Laçi fiton në Korçë ndaj Skënderbeut. Ja skenari

0

Drejtuesit dhe futbollistët e Vllaznisë janë shqetësuar shumë pas humbjes dje në Krujë me Laçin jo se lanë tre pikë dhe tashmë gjërat janë vështirësuar së tepërmi. Ata janë shqetësuar për atë çfarë ndodhi me arbitrin dhe çfarë pritet të ndodhë në ndeshjen e fundit të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë në mes Laçit dhe Skënderbeut. E ka pranuar trajneri Vata se diçka "po gatuhet", e ka pranuar administratori Shaba, por ai që del hapur është Dritan Smajli. Duke folur për gazetën online www.shkodrasport.com, mbrojtësi- mesfushor i Vllaznisë do të shprehej:

Vllaznia, edhe gjyqtarët kishte mangut

0

Opinion nga Gjergj KOLA

Dikush e ka frikë Vllazninë. Ka qenë kështu në fakt gjithmonë. Sa herë që ajo kthehej në formën e saj më të mirë, ndodhte diçka që do t'i prishte punë asaj. Ndodhi edhe këtë herë. Kur të gjithë e panë që Vllaznia po rikthehej, "i futën shkopinjë ndër rrota". Ka ndodhur pikërisht sot në Krujë teksa "shkopi" që iu fut në rrotë kësaj skuadre, ishte pikërisht gjyqtari Kridens Meta.

Laçi- Vllaznia, të mërkurën në orën 14.00 në Krujë

0

Ballafaqimi i parafundit i turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë në mes ekipeve të Laçit dhe Vllaznisë do luhet nesër (e mërkurë) në stadiumin e qytetit të Krujës. Takimi do luhet në orën 14.00 dhe të dy ekipet do kërkojnë patjetër marrjen e pikëve maksimale. Edhe laçianët pavarësisht se kanë grumbulluar deri tani vetëm dy pikë, kanë ambicjet e tyre për të pretenduar deri në fund zënien e një vendi që do t'i çonte në turin gjysmëfinal. Këtë objektiv patjetër që ka edhe Vllaznia që do kërkojë fitoren ose më së paku barazimin në mënyrë që me një fitore në takimin e fundit në Shkodër ndaj Flamurtarit, të jetë ajo në katër ekipet më të mira që do të vazhdojnë garën për ta fituar këtë trofe.

Arsen Hajdari, menaxherët “rreth e rrotull”

0

Vllaznia duket se po e kthen në traditë nxjerrjen e një talenti çdo vit. Para 5 sezonesh ishte Gilman Lika, më pas Xhevahir Sukaj, tre vjet më parë I erdhi rradha Shtubinës, pastaj Balës, vjet ishte Vajushi, ndërsa sivjet ka një tjetër emër të ri që po spikat. Sigurisht në ndryshim nga të mëparshmit, nuk është krejt I ri në moshë, por është zbulimi I vërtetë I Vllaznisë së këtij sezoni. Bëhet fjalë për Arsen Hajdarin, një futbollist  që po spikat me performancën e tij në këtë kampionat. 23 vjeçari është mbi të gjitha një futbollist polyvalent. Gjatë këtij sezoni është provuar të luajë edhe mbrojtës në krahun e majtë, mesfushor në po këtë krah apo dhe në të djathtin ndërkohë që në ndeshjet e fundit, po shfaqet edhe si sulmues.

Vllaznia: Tani jemi OK. Shohim larg

0

Ka mjaftuar një fitore në transfertë ndaj Teutës kryesuese dhe në Shkodër janë ringjallur shpresat për një Vllazni pretendente. Kuptohet që për vendin e parë e të dytë gjërat janë shumë të vështira por diku më poshtë, tashmë çdo gjë është e mundur. Goli i Smajlit në minutën e 88-të të ndeshjes së luajtur në “Niko Dovana” ka patur një vlerë të madhe. Në të gjitha drejtimet. Së pari për tre pikët që i kanë dhuruar skuadrës shkodrane. Me to, tashmë kemi një Vllazni që nuk sheh më nga fundi i renditjes dhe me frikën e rrezikut të rrëshqitjes siç mund të ketë qenë deri para 2-3 javësh. Me këtë fitore, gjërat janë shumë më ndryshe tashmë. Nuk flitet më për rrezik rënie por për ngjitje më lart në renditje. Madje drejt vendeve të para të renditjes. Tabela dhe kalendari ua bëjnë të mundur këtë gjë. Flamurtari i vendit të katërt është vetëm 4 pikë larg tyre dhe me të, Vllaznia do luajë pas tre javësh në “Loro Boriçi”.

Vllaznia, dy humbje për ekipet e të rinjve ndaj Tiranës

0

Dy ekipet e moshave të Vllaznisë në basketboll, për djem dhe për vajza, kanë dalë të mundur në përballjet e kësaj jave në kampionat. Ato kanë qenë udhëtuese në Tiranës pikërisht ndaj skuadrave me të njëjtin emër. Dje ekipi i të rinjve me trajner Roland Kokën, kanë humbur 57-64 ndaj bardhebluve. Këta të fundit, janë kryesuesit e kampionatit duke qenë ekipi më në formë aktualisht. Me këtë humbje, Vllaznia gjithsesi vazhdon të mbajë vendin e dytë në renditje me 13 pikë pas Tiranës që udhëheq me 16 veçse skuadrat e vendit të tretë dhe të katërt, Superior Klima dhe Virtus Tirana kanë një ndeshje më pak dhe mund ta spostojnë Vllazninë në vendin e katërt në rast fitoreje.

Formacioni, Sykaj e Gjini ulen në stol

0

Rëndësia e ndeshjes së sotme është shumë e madhe për Vllazninë sepse më shumë sesa renditja në kampionat, vlen për të rikonfirmuar formën e saj të mirë teksa ka tre ndeshje që nuk humbet. Dy barazimet me Skënderbeun dhe fitorja me Kamzën, janë treguesit më të mirë për këtë. Sot do kërkohet të mos humbet në Durrës. Për trajnerin Vata është shumë pozitiv fakti që ka në dispozicion thuajse të gjithë lojtarët. Me kthimin pas dëmtimeve të Krajës dhe Gocajt, me shumë mundësi, Vllaznia do të luajë sot me të njëjtin formacion që ka luajtur javën e kaluar ndaj Kamzës.

Vllaznia “i kthen borxhin”. Teuta: Lamtumirë titull!

0

Tre sezone më parë ishte Teuta ajo që mundi Vllazninë në ndeshjet e saj deçisive dhe i humbi asaj titullin kampion ndonëse ishte shumë përpara Tiranës së vendit të dytë. Durrsakët "i dhanë të mbrapshtën" shkodranëve dhe këtë gjë, këta të fundit "e kanë varë vath në vesh". Historia përsëritet tre sezone më pas. Vllaznia e mund Teutën brenda në Durrës dhe me këtë humbje, bregdetarët "e shohin me dylbi" titullin kampion. Goli i Smajlit në minutën e 88-të të ndeshjes së sotme, ka gëzuar një Shkodër të tërë. Jo vetëm ata tifozë që kanë qenë të pranishëm në "Niko Dovana". Vllaznia ka luajtur mirë, është mbrojtur e kujdes, ka shfrytëzuar ndonjë mungesë që vendasit kanë patur në formacion dhe ia kanë dalë të mbajnë shifrat e paprekura.