Tre brazilianë mbërrijnë të mërkurën tek Vllaznia

0

Ditën e mërkurë do mbërrijnë në Shkodër fillimisht dhe pastaj do nisen menjëherë drejt Ulqinit tre futbollistë brazilianë. Ata kanë ditë që priten të vijnë por duket se këtë mesjavë më në fund do bëhet realitet kjo gjë. Këtë e ka konfirmuar për gazetën online www.shkodrasport.com menaxheri shkodran Dritan Gjyrezi që do shprehej: "Kam marrë garancinë e plotë se të mërkurën tre futbollistët do mbërrijnë në Shqipëri e pastaj do nisen menjëherë drejt Ulqinit.

Vllaznia: Bylis thotë “jo” për Da Silvën e Dimon

0
  Presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj ka qenë sot në Shkodër dhe ka biseduar me drejtuesit e Vllaznisë por palët nuk kanë rënë dakord për kalimin e dy futbollistëve, Da Silva e Doimo nga Bylisi tek Vllaznia. Ai ka...

Nenad Brnoviç, malazezi i kombëtares në planet e Vllaznisë

0

Një ish-lojtar i kombëtares së Jugosllavisë e pak më vonë edhe i Malit të Zi, pikërisht Nenad Brnoviç, mund të bëhet futbollist i Vllaznisë pas pak ditësh. Ai është "pikasur" nga drejtuesit shkodranë që thuhet të kenë hyrë në kontakte me të. Bëhet fjalë për një futbollist me shumë përvojë që në karrierën e tij ka luajtur me ekipet e Zabjelos, Mlladostit, Hajduk Kulës, Zetës, Partizanit të Beogradit, Rad, Buduçnost dhe së fundi me Mes Sarcheshmeh në Iran.

O Vllaznia, e shkreta Vllazni!

0

 

Poezi nga Ardian Zaganjori

 

O Vllazni e shkreta Vllazni,

kush të ka qit me krye në hi

ti ke pas kenë një zonjë e randë,

shume kupa e kampionate i ke si gjerdanë.

Braziliani Da Silva gati firma me Vllazninë

0

Mbrojtësi Brazilian Denis Viana da Silva mund të konsiderohet zyrtarisht blerja e parë e Vllaznisë në këtë merkato janari. Ai është një nga lojtarët e preferuar nga ana e trajnerit Vata dhe për rrjedhojë drejtuesit e klubit ia kanë bërë realitet blerjen e tij. Në fakt nuk ka qenë e lehtë marrja e tij sepse më parë është dashur të arrihet akordi me presidentin e Bylisit Besnik Kapllanaj që zotëron kartonin e këtij futbollisti.

Vata: Vetëm Moreno e Singbo do testohen sërish

0

Në ndeshjen e sotme të kontrollit të kuqeblu nga pesë lojtarët që u provuan, duket se vetëm dy prej tyre do ta vazhdojnë sërish provën. Ata janë dy futbollistët e kombëtareve, ai i Andorës Sergi Moreno dhe ai i Beninit- Felisien Singbo. Këtë e ka bërë të ditur për gazetarët vetë trajneri Vata kur ka thënë: "Ne jemi në një periudhë konsultimit të skuadrës. Mendoj që kur ke mundësi me provu lojtarë që janë të ekipeve të kombetarëve, Moreno ka 49 ndeshje, sSngbo ka 80 ndeshje. Ndaj mendoj se lojtarët me eksperieoncë na sjellin një lloj qetësiet dhe me eksperiencën e tyre do të na ndihmojnë  në qoftëse gjtihmonë ato do ta kalojnë testin përfundimtar që ato nuk e kanë përfunduar.

Tek Vllaznia mbërrijnë dy futbollistë sllovakë e një anglez

0

Ardhjet e lojtarëve për provë tek Vllaznia nuk kanë të sosur. Pas mbërritjes së afrikanit Singbo paradite, po sot kanë mbërritur në Shkodër edhe tre futbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për dy futbollistë sllovakë e një anglez. Njëri nga sllovakët quhet Juraj Oravec, është sulmues, 21 vjeç dhe është aktivizuar në vendin e tij me ekipin e MZK Ruzemberok ndërsa Roman Mihalik është 24 vjeç dhe luan qendërmbrojtës.

E çuditshme: Tek Vllaznia vjen sërish për provë afrikani Singbo

0

Ka qenë edhe në dhjetor. Atëherë trajneri Vata e ktheu mbrapsht ngaqë ishte i pastërvitur mirë. Por futbollisti nga Benini, Felicien Singbo ka mbërritur sërish në Shkodër. Sot ai ka qenë në stërvitje me ekipin e Vllaznisë dhe duket se do testohet sërish. Duket paksa e çuditshme kjo që po ndodh por është realitet. Afrikani që ka luajtur edhe në sezonin 2004-05 me kuqeblutë për disa muaj, po tenton ta bëjë një gjë të tillë sërish. Por më shumë sesa dëshira e tij për ta bërë këtë gjë, të habit heshtja e drejtuesve të klubit.

Amarildo Dimo, blerja e parë e Vllaznisë?

0

Vllaznia ka filluar të lëvizë në merkato. Amarildo Dimo është blerja e parë e saj. Ndonëse nuk është bërë publike, drejtuesit kuqeblu duket se kanë arritur marëveshjen me këtë futbollist dhe ai pritet të jetë në stërvitje me ekipin. Ka mbetur edhe një bisedë e fundit me presidentin e Bylisit dhe çdo gjë duket e përfunduar. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë klubit shkodran, sipas të cilave,me sulmuesin e Bylisit është arritur një marëveshje për një kontrate 1.5 vjeçare.

Sinani: Presim ardhjen e lojtarëve cilësorë tek Vllaznia

0

Ishte planifikuar të vinte më 4 janar, por ardhja e trajnerit Rudi Vata është shtyrë për 24 orë dhe kjo vonesë, do të shtyjë edhe nisjen e ekipit të Vllaznisë drejt Ulqinit ku do të zhvillojë fazën përgatitore. Ndërkohë kuqeblutë kanë nisur stërvitjen që më datë 3 janar nën drejtimin e zëvendëstrajnerit Vioresin Sinani dhe trajnerit të përgatitjes atletike Arben Parmeza.