Shtubina- Rajoviç- Abraham kthehen në Shkodër

0

Tre nga futbollistët më të mirë të Vllaznisë në sezonin e kaluar, pikërisht Ndriçim Shtubina, Blazho Rajoviç dhe Abraham Alechenu, do kthehen sërish në Shkodër. Por kuptohet jo për të luajtur sërish me skuadrën shkodrane. Ata do të kthehen për të luajtur nesër ndaj Laçit, ndeshje që siç është bërë e ditur do të zhvillohet në stadiumin "Loro Boriçi" për shkak të dënimit të fushës së Laçit. Shtubina, Rajoviç e Abraham mbeten ndër pikat më të forta të skuadrës vlonjate dhe kuptohet që drejtuesit e kësaj skuadre nuk do hiqnin dorë kollaj nga shërbimet e këtyre futbollistëve.

Vllaznia në grupin “e ferrit” në kupë me Flamurtarin, Skënderbeun e Laçin

0

Skuadra shkodrane ka fituar në ndeshjen e djeshme me Bylisin për kupë duke siguruar vendin e parë në grup por nga sa merret vesh, ky ka qenë një "rreng" që ballshiotët u kanë bërë shkodranëve. Ata e kanë parë sesi kanë shkuar gjërat në grupet e tjera dhe pasi kanë marrë vesh që nëse do dilnin të parët, do ndesheshin në turin tjetër me ekipe si Flamurtari e Skënderbeu, ia kanë bërë "këtë nder" Vllaznisë duke e lënë atë të parën dhe prandaj nuk i kanë kushtuar shumë rëndësi ndeshjes në minutat e fundit duke e humbur atë.

Paraqitje “skandaloze” e 6 të huajve. Vata i largon të gjithë

0

Ndeshja miqësore e ditës së sotme në mes Vllaznisë dhe Adës, është zhvilluar me qëllim testimin e lojtarëve të huaj që kanë ardhur për provë tek skuadra shkodrane. Ka qenë trajneri Vata që e ka kërkuar atë gjë sepse donte të shihte formën e dy serbëve, Jeliç dhe Aleksiç, dy kroatëve Dujmoviç e Petraniç, lojtarit të kombëtares së Andorës Sergi Moreno dhe shkodranit të ardhur nga Italia Mbenovias.

Vllaznia- Ada, nesër miqësore në orën 13.00

0

Sërish miqësore mes ekipeve të Vllaznisë dhe Adës. Kërkesës së trajnerit Rudi Vata, drejtuesit e Adës i janë përgjigjur pozitivisht për të zhvilluar një tjetër ndeshje miqësore pas asaj që u zhvillua javën e kaluar dhe që u fitua nga velipojakët 2-0.Ndeshja do luhet në orën 13.00 dhe me shumë mundësi në fushën sportive "Reshit Rusi". Kërkesa e trajnerit Vata për ta zhvilluar këtë miqësore ka qenë për të parë lojtarët e huaj që kanë ardhur për provë.

Kam frikë se merkatoja e Vllaznisë do dështojë sërish

0
Opinion nga Armando CUNGU   Duke u nisur edhe nga përvoja që kam pasë gjatë punës time si trajner tek Vllaznia, dëshiroj të ndalem në një aspekt sa i takon merkatos së Vllaznisë. Unë kam qenë dhe jam...

Vllaznia fiton në Ballsh 4-2 ndaj Bylisit

0

Skuadra shkodrane ka fituar pasditen e sotme në Ballsh ndaj Bylisit vendas me rezultatin 4-2. Ajo ka kaluar e para në avantazh me anë të Markolajt në pjesën e parë, më pas kanë qenë vendasit që kanë barazuar. Bylisi ka patur mundësi të kalojë edhe në avantazh por një 11-metërsh i ekzekutuar nga vendasit, është pritur nga portieri Gjokoviç. Në minutën e 80-të ndërkohë ka qenë Shaba ai që ka shënuar edhe golin e dytë.

Vllaznia, vijnë kroatët Dujmoviç e Petraniç

0

 

Kanë mbërritur mbrëmë në Shkodër dhe sot kanë zhvilluar stërvitjen e parë me Vllaznisë dy futbollistë kroatë. Bëhet fjalë për Marin Dujmoviç dhe Petar Petraniç. I pari është mbrojtës dhe luan në mbrojtje. Dujmoviç është 22 vjeç dhe vjen nga ekipi i Zadarit ndërsa lojtari tjetër është 19 vjeç. Petraniç ka dalë nga Akademia e Hajdukut të Splitit dhe në sezonin e fundit ka luajtur me ekipin e kategorisë së dytë Murvica.

Mbërrin Sergi Moreno, lojtari i kombëtares së Andorës

0

Tek Vllaznia vazhdojnë të vijnë lojtarë për provë. Janë pritur të mbërrijnë dhe të jenë në stërvitje dje dy futbollistët kroatë por kjo nuk ka ndodhur. është thënë se do mbërrinin mbrëmë në darkë megjithatë kjo duhet parë. Në vend që të vinin kroatët, ka mbërritur një lojtar tjetër. Bëhet fjalë për një  lojtar të kombëtares së Andorës.

Vata e pranon: I thashë familjes, ndoshta s’jam më trajner

0

Mjafton një shkrim i botuar në faqet e “Sporti Shqiptar” dhe në skenë dalë shumë gjëra. Drejtues të klubit shkodran mund të kenë menduar ta largojnë trajnerin Vata në rast humbje në ndeshjen ndaj Dinamos. Por nga ana tjetër, edhe vetë trajneri duket se e kishte patur ndër mend ta bëjë vetë një gjë të tillë duke parë si po shkojnë gjërat.

Vllaznia në Ballsh me formacionin e dytë

0

Skuadra shkodrane do të luajë nesër në Ballsh në ndeshjen e fundit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë ndaj Bylisit vendas me formacionin e saj të dytë. Kështu është vendosur nga ana e stafit drejtues të saj teksa lojtarët titullarë do qëndrojnë në Shkodër me njërin nga trajnerët për të vazhduar stërvitjen. Ajo çfarë është më e bukura, pavarësisht se Ballshi është jo pak larg, ekipi i Vllaznisë nuk është nisur si zakonisht një ditë përpara, por do niset nesër në mëngjes.