Kam frikë se merkatoja e Vllaznisë do dështojë sërish
Vllaznia fiton në Ballsh 4-2 ndaj Bylisit
Skuadra shkodrane ka fituar pasditen e sotme në Ballsh ndaj Bylisit vendas me rezultatin 4-2. Ajo ka kaluar e para në avantazh me anë të Markolajt në pjesën e parë, më pas kanë qenë vendasit që kanë barazuar. Bylisi ka patur mundësi të kalojë edhe në avantazh por një 11-metërsh i ekzekutuar nga vendasit, është pritur nga portieri Gjokoviç. Në minutën e 80-të ndërkohë ka qenë Shaba ai që ka shënuar edhe golin e dytë.
Vllaznia, vijnë kroatët Dujmoviç e Petraniç
Kanë mbërritur mbrëmë në Shkodër dhe sot kanë zhvilluar stërvitjen e parë me Vllaznisë dy futbollistë kroatë. Bëhet fjalë për Marin Dujmoviç dhe Petar Petraniç. I pari është mbrojtës dhe luan në mbrojtje. Dujmoviç është 22 vjeç dhe vjen nga ekipi i Zadarit ndërsa lojtari tjetër është 19 vjeç. Petraniç ka dalë nga Akademia e Hajdukut të Splitit dhe në sezonin e fundit ka luajtur me ekipin e kategorisë së dytë Murvica.
Mbërrin Sergi Moreno, lojtari i kombëtares së Andorës
Vata e pranon: I thashë familjes, ndoshta s’jam më trajner
Mjafton një shkrim i botuar në faqet e “Sporti Shqiptar” dhe në skenë dalë shumë gjëra. Drejtues të klubit shkodran mund të kenë menduar ta largojnë trajnerin Vata në rast humbje në ndeshjen ndaj Dinamos. Por nga ana tjetër, edhe vetë trajneri duket se e kishte patur ndër mend ta bëjë vetë një gjë të tillë duke parë si po shkojnë gjërat.
Vllaznia në Ballsh me formacionin e dytë
Rudi Vata do largohej nëse humbte me Dinamon?!
Rezultati final I ndeshjes së fundit me Dinamon ka qenë 2-1 për Vllazninë dhe në këtë kontekst, për momentin shkodranët po I gëzohen trepikëshit të fitores. Por gjithnjë në këtë temë, shumëkush pyet se si do ishte situata nëse rezultati I pjesës së parë do kishte mbetur në fuqi deri në fund të ndeshjes. Që do të thoshte fitore e dinamovitëve në këtë ndeshje.
KF VLLAZNIA sh.a. nuk ka diskutuar asnjehere largimin e trajnerit Rudi Vata nga drejtimi...
DEKLARATE PER SHTYP
KF VLLAZNIA sh.a. eshte njohur me nje shkrim ne nje te perditshme sportive, sipas se ciles nese “Vllaznia” nuk do te kishte fituar ne ndeshjen me “Dinamon”, diten e shtune, 17 dhjetor 2011, trajneri Rudi VATA do te largohej nga drejtimi i ekipit.
Bylisi: Na jepni Sukajn, ju japim Da Silvën!
Lajmet që kanë qarkulluar ditët e fundit për një interesim të Vllaznisë për mbrojtësin brazilian të Bylisit Da Silva, janë pohuar edhe nga vetë presidenti i ekipit ballshiot Besnik Kapllanaj. Ai i pyetur në lidhje me këtë çështje është shprehur: "Vllaznia më ka kërkuar kartonin e Da Silvës por nuk do ua jap kollaj atë për vetë mënyrën si ky lojtar është larguar nga skuadra.
Jeliç e Aleksiç, edhe dy serbë të tjerë për Vllazninë
Tek Vllaznia kanë mbërritur sot për provë dy futbollistë të tjerë. Janë dy serbë të tjerë që do kërkojnë të kalojnë provën e të firmosin për këtë skuadër. Ata janë Vitomor Jeliç dhe Marko Aleksiç. Jeliç nga sa bëhet e ditur ka lindur në Serbi më 25.01.1982, është I gjatë 1.82 m dhe peshon 78 kg. Në karrierën e tij ka provuar të luajë në disa vende e së fundi në Azi në shtetin Miamar me ekipin e Zeyar Myay.