Dy ekipet e moshave të Vllaznisë në basketboll, për djem dhe për vajza, kanë dalë të mundur në përballjet e kësaj jave në kampionat. Ato kanë qenë udhëtuese në Tiranës pikërisht ndaj skuadrave me të njëjtin emër. Dje ekipi i të rinjve me trajner Roland Kokën, kanë humbur 57-64 ndaj bardhebluve. Këta të fundit, janë kryesuesit e kampionatit duke qenë ekipi më në formë aktualisht. Me këtë humbje, Vllaznia gjithsesi vazhdon të mbajë vendin e dytë në renditje me 13 pikë pas Tiranës që udhëheq me 16 veçse skuadrat e vendit të tretë dhe të katërt, Superior Klima dhe Virtus Tirana kanë një ndeshje më pak dhe mund ta spostojnë Vllazninë në vendin e katërt në rast fitoreje. Tek të rejat, Vllaznia e drejtuar nga e mirënjohura Xhuli Shestani është mundur nga Tirana 52-80. Diferenca e madhe e pikëve- 28 tregon se kjo skuadër ka jo pak probleme në rradhët e saj e këtë e tregon edhe renditja teksa pas javës së tetë të kampionatit, ajo zë vendin e pestë në renditje me 11 pikë pas 3 fitoreve dhe 5 humbje ndërkohë që pikaverazhi i saj është 405-504.

www.shkodrasport.com