Vllaznia dështon përfundimisht edhe për Dimon e Da Silvën

0

Vllaznia nuk ka hequr dorë kollaj nga dy futbollistët e Bylisit, Dimon dhe brazilianin Da Silva. Trajneri Vata vazhdon të mendojë se drejtuesit e klubit do t’ia plotësojnë kërkesën për t’I patur në skuadër të dy ata. Pikërisht për këtë, vetë kryebashkiaku I Shkodrës I ka hyrë vetë punës për ta zgjidhur këtë çështje. Me anë të njohjeve të tij, ndoshta edhe politike apo shoqërore, sigurisht që ka tentuar një marrëveshje me presidentin e Bylisit për marrjen e këtyre dy futbollistëve.

Lika-Bala-Dushku marrin lekët tek Tirana. Vllaznia “me gisht në gojë”

0

Tre futbollistët e Tiranës, Gilman Lika, Bekim Bala dhe Erjon Dushku, thuhet të kenë marrë rrogat e prapambetura sot. Premtimi i kryebashkiakut të Tiranës Lulzim Basha se do t'u jepte paratë, është mbajtur dhe burime të shkodrasport.com, bëjnë të ditur se ato kanë kaluar në numrat e llogarisë së tre futbollistëve. Në Shkodër ndërkohë janë shumë të zemëruar me ata. Drejtuesit e klubit nuk ua falin kurrsesi veprimin e bërë. Pasditen e së mërkurës, kishte udhëtuar drejt Tiranës edhe nënkryetari Troshani dhe pasi ka mbyllur marëveshjen edhe me Bekim Balën, janë nisur drejt Shkodrës të lumtur për blerjet e bujshme që kishin bërë.

Lulzim Basha “shkatërron” planet e Vllaznisë

0

Nuk ka zgjatur më shumë se 24 orë entuziasmi në Shkodër, në lidhje me blerjen e mundshme të tre futbollistëve të Tiranës: Gilman Likës, Bekim Balës dhe Erjon Dushkut. Të tre këta dy ditët e fundit kanë qenë në Shkodër, duke biseduar me drejtues të Bashkisë së Shkodrës, por edhe me drejtues të Vllaznisë, të cilët gjetën akordin mes tyre, që kjo treshe të vishej kuqeblu, që tani në merkaton e janarit. Por duket se kjo lëvizje drejt qytetin veriot ka bërë "xheloz" kryebashkiakun e Tiranës Lulzim Basha, që ka thirrur stafin e tij, në orët e pasdites së ditës së mërkurë, duke marrë menjëherë masat e duhura për të gjetur fondet, që do të shlyenin rrogat e prapambetura të të gjithë futbollistëve.

Vllaznia- Prishtina, nesër miqësore në “Loro Boriçi”

0

Ekipi shkodran e ka shtyrë edhe sot nisjen drejt Ulqinit ndonëse këtë herë të gjitha gjërat kanë qenë gati. Edhe baza materiale ka mbërritur por arsyeja e shtyrjes këtë herë ka qenë një ndeshje miqësore që Vllaznia do të zhvillojë pikërisht ditën e nesërme me ekipin e Prishtinës. Ka qenë ky I fundit që e ka kërkuar një gjë të tillë dhe për rrjedhojë shkodranët I janë përgjigjur pozitivisht.

“Lista” Vata: 16 lojtarë të larguar nga Vllaznia

0

Lista e disa prej lojtarëve që është publikuar dje në faqet e gazetës “Sporti Shqiptar” nuk ka qenë e plotë. Lojtarët që do largohen nga Vllaznia, priten të jenë më të shumtë. Trajneri Rudi Vata duket se ka ndër mend të bëjë një revolucion të vërtetë në skuadër. 16 prej futbollistëve që kanë mbyllur fazën e parë të kampionatit dhe që kanë qenë të federuar me kuqeblutë, pritet të mos jenë më pjesë e Vllaznisë. Të paktën kjo është ideja paraprake e trajnerit të kësaj skuadre.

Lajmi i fundit” Gilman Lika dhe Erjon Dushku i thonë “po” Vllaznisë

0

Dy futbollistët e Tiranës, Gilman Lika dhe Erjon Dushku kanë rënë dakord me drejtuesit e Vllaznisë për të firmosur një kontratë me ta. Ndërsa futbollisti tjetër i bardhebluve, shkodrani Bekim Bala ende nuk ka gjetur akordin financiar me drejtuesit kuqeblu.Tre futbollistët e Tiranës, pasditen e sotme kanë mbërritur në Shkodër. Burime pranë klubit shkodran, bëjnë të ditur ekskluzivisht për gazetën online www.shkodrasport.com se bisedimet kanë zgjatur mbi 4 orë dhe janë zhvilluar në zyrat e Bashkisë. Kanë marrë pjesë nënkryetari I këtij institucioni Ritvan Troshani dhe dy drejtuesit e klubit, Kujtim Shaba dhe Armir Grima. Gilman Lika dhe Erjon Dushku kanë rënë parimisht dakord për shumat financiare që do përfitojnë në rast se vijnë tek Vllaznia.

Medin Zhega kthehet në Tiranë. Gjendje kritike për të

0

 

Medin Zhega, ish-futbollisti dhe trajneri i njohur i Vllaznisë dhe i kombëtare shqiptare është kthyer në Tiranë. Një avion special nga Kanadaja, pas hemorragjisë cerebrale dhe traumatizimit që pësoi atje muaj më parë, e ka sjellë në Shqipëri, ndërsa është shtruar në reanimacionin e Spitalit Nr.5 të kryeqytetit. Gjithçka në një heshtje të plotë dhe vetëm shkuarja e tre njerëzve të futbollit nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, pikërisht zëvëndësministrit Dashnor Bajaziti, drejtorit të sporteve Vasil Bici dhe specialistit të kësaj drejtorie, Uvil Zajmi, zbardh të gjithë lajmin.

Shkodranët të mos harrojnë rregulloren: S’luajmë më shumë se 5 të huaj

0

Opinion nga Mejdan ZHIVANI

Nuk e dimë me saktësi nëse shkodranët e kanë të qartë rregulloren, që lidhet me aktivizimin e të huajve në Superligë. Por duke parë gjithë këtë dyndje të huajsh tek Vllaznia, këto ditët e para të vitit 2012-të, por edhe nisur nga fakti se deri tani, duke llogaritur kontigjentin e fillimsezonit, janë larguar 4 futbollistë, 3 prej tyre shkodranë.

Bekim Bala tundohet nga oferta e Skënderbeut

0

Duke parë që tek Tirana është një situatë tejet e rënduar dhe e pa shpresë për zgjidhje, lojtarët e këtij ekipi janë kthyer në “gjueti” të ekipeve më të mira të Superligës. Ekipi i Skënderbeut kërkon të bëjë një tjetër goditje të bujshme në merkaton e janarit, duke kërkuar që të afrojë në skuadër dyshen e njohur shkodrane, të Tiranës, mesfushorin Gilman Lika dhe sulmuesin Bekim Bala.

“Revolucioni” Vata: Ikin edhe Muça, Sykaj e Gocaj

0

Nëse sot Vllaznia do niset drejt Ulqinit, sigurisht që do publikohet edhe lista e lojtarëve që do udhëtojnë për të zhvilluar fazën përgatitore. Pikërisht këta lojtarë, do jenë edhe ata që do përbëjnë skuadrën në pjesën e dytë të sezonit. Zakonisht kështu ndodh prandaj dhe një listë e tillë thuhet të jetë duke u hartuar edhe në kampin shkodran. Por ajo që bie në sy tek lista ende e pashpallur është mungesa në të e disa lojtarëve që kanë qenë titullarë në skuadër në fazën e parë të kampionatit.