Gilman Lika shumë pranë firmës me klubin kuqeblu

Edon Hasani ishte I pari futbollist I ardhur tek Vllaznia në merkaton e verës. Një goditje shumë e rëndësishme por që nuk do të jetë e vetmja. Pas tij, priten edhe të tjerë futbollistë cilësorë për të ardhur. I dyti mund të jetë një tjetër shkodran, Gilman Lika. Mesfushori 30 vjeçar prej kohësh ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Shkodër dhe dyert e skuadrës kuqeblu tashmë duken të hapura.
Vjen për provë sulmuesi boshnjak Nedo Turkoviç

Ardhja e Edon Hasanit nuk mjafton për ndërtimin e skuadrës që dëshirojnë të gjithë në Shkodër. Drejtuesit e Vllaznisë e dinë fare mirë këtë gjë dhe për këtë arsye, janë vënë në lëvizje për të gjetur edhe të tjerë lojtarë cilësorë. Natyrisht që nevoja më e madhe është gjetja e një sulmuesi. Pikërisht për këtë, sot ka mbërritur në Shkodër dhe ka zhvilluar stervitjen e pare me ekipin një sulmues boshnjak.
Zyrtare: Edon Hasani firmos për Vllazninë

Pas shumë përpjekjesh, Vllaznia bën realitet blerjen e futbollistit të parë në këtë merkato vere. Dhe në fakt kemi të bëjmë me një goditje shumë të rëndësishme. Kuqeblutë kanë bërë realitet firmosjen me një nga mesfushorët më të mirë të kampionatit shqiptar, shkodranin Edon Hasani.
Largohen serbët. Nuk e bindën stafin e kuqebluve

Dy futbollistët serbë të ardhur për provë tek Vllaznia, janë stërvitur vetëm dy ditë me ekipin dhe më pas janë larguar nga Shkodra. Vendimi për largimin e tyre është marrë nga ana e stafit teknik të kësaj skuadre sepse portieri Zogoviç dhe mbrojtësi Otasheviç nuk kanë arritur t’i bindin Cungun dhe ndihmësit e tij.
AKADEMIA VLLAZNIA BASHKËPUNIM ME ATË TË BURASPORIT

Akademia Vllaznia në kuadrin e rritjes së bashkëpunimit me Akademi të tjera të Rajonit, së fundi ka krijuar një marëdhënie me atë të Burasporit të Turqisë. Për këtë arsye, ekipi i 14 vjeçarëve të kësaj të fundit, ka qenë pasditen e së enjtes në Shkodër për të luajtur një ndeshje miqësore me bashkëmoshatarët e tyre shkodranë.
Shtubina shumë pranë firmës me kampionët e Shqipërisë

Mesfushori shkodran Ndriçim Shtubina e ka mbyllur përfundimisht bashkëpunimin me Vllazninë dhe ndërkohë është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me një tjetër ekip. Bëhet fjalë për kampionen në fuqi të vendit, Kukësin. Bisedimet në mes tij dhe drejtuesve të këtij klubi kanë avancuar dhe pritet vetëm hedhja e firmës.
Zyrtare: Ndriçim Shtubina firmos për Kukësin

Ndriçim Shtubina pas largimit nga Vllaznia, nuk ka mbetur shumë kohë pa skuadër. I kanë mjaftuar pak orë bisedime dhe në fund ka gjetur akordin për ekipin e ri. Bëhet fjalë për kampionët në fuqi të vendit, ata të Kukësit, me të cilët ish- kapiteni kuqeblu ka arritur akordin dhe ka firmosur kontratën e re.
Një tjetër rinovim tek Vllaznia. Firmos edhe Alsid Tafili

KF Vllaznia ka vijuar edhe ditën e sotme me procesin e rinovimit të kontratave me futbollistët aktualë të saj. Pas firmës së djeshme të Arlind Kalajës, një tjetër lojtar ka bërë një gjë të tillë paraditen e sotme. Bëhet fjalë për mesfushorin Alsid Taili.
Firmos Arlind Kalaja. Edhe një tjetër sezon kuqeblu

Tek skuadra shkodrane ka nisur procesi i rinovimit dhe i rishikimit të kontratave. I pari që ka firmosur sot për të qenë sërish pjesë e Vllaznisë edhe në seonin e ri, ka qenë Kalaja. Një gjë e tillë bëhet e ditur në njoftimin që ka dhënë vetë klubi kuqeblu ku thuhet:
Tek Vllaznia vijnë për provë edhe dy futbollistë serbë

Ardhjet e lojtarëve në provë tek Vllaznia vazhdojnë. Pas kosovarit Ramadani që ka qenë i pranishëm në stërvitje pasditen e djeshme, sot janë stërvitur me ekipin edhe dy futbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për dy futbollistë serbë: qendërmbrojtësin Vladimir Otasheviç, 31 vjeç që së fundi ka luajtur me ekipin Metalac në vendin e tij si dhe për portierin Bojan Zogoviç, 28 vjeç që ka luajtur me Radniçki Nish.