Ardhjet e lojtarëve në provë tek Vllaznia vazhdojnë. Pas kosovarit Ramadani që ka qenë i pranishëm në stërvitje pasditen e djeshme, sot janë stërvitur me ekipin edhe dy futbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për dy futbollistë serbë: qendërmbrojtësin Vladimir Otasheviç, 31 vjeç që së fundi ka luajtur me ekipin Metalac në vendin e tij si dhe për portierin Bojan Zogoviç, 28 vjeç që ka luajtur me Radniçki Nish.

Ata kanë zhvilluar sot pasditen seancën e parë stërvitore nën drejtimin e trajnerëve Cungu, Maxhar e Dani dhe ndonëse është herët për të folur, përshtypjet e para për ta nuk kanë qenë shumë pozitive. Megjithatë duhet pritur vendimi i stafit teknik nëse do të vazhdojnë provën edhe nesër apo do largohen. Vllaznia e ka të nevojshme përforcimin në të dy këto pozicione por ende nuk dihet nëse të sapoafruarit janë të duhurit për këtë gjë.

© shkodrasport.com