Ansi Nika edhe një sezon tjetër do luajë me Laçin

Mesfushori shkodran Ansi Nika do të jetë pjesë e kurbinasve edhe sezonin e ardhshëm. Dje ai është vënë nën urdhrat e trajneri Nica. Ai veshi për herë të parë fanellën e Laçit në janar, kur erdhi nga skuadra e Tiranës së bashku me Erjon Vucajn. 26-vjeçari luajti rregullisht me kurbinasit, duke zbritur 15 herë në fushën e blertë.
Prezantohet Gilman Lika. I lumtur që rikthehem kuqeblu

Pas firmës së hedhur në kontratë, Gilman Lika është prezantuar si lojtar i Vllaznisë. Ai është një rikthim te kuqeblutë, ashtu si Edon Hasani, ndaj nuk do të ketë vështirësi ambientimi. Duke nënshkruar kontratë 2-vjeçare, me opsion për ta rishikuar kontratën pas përfundimit të sezonit të pare, mesfushori shkodran duket se do të pensionohet te skuadra mëmë.
Zeka: Pa Krymin, Bardullën e Selimajn, nuk ka Vllazni!

Vetëm sulmi i ka mbetur Vllaznisë për të kompletuar skuadrën e sezonit të ri. Edhe afrimi i fundit, Gilman Lika, kur tha se Vllaznia ka nevojë vetëm për 2-3 afrime, me siguri ka pasur parasysh sulmin, që ka mbetur bosh.Kanë rinovuar thuajse të gjithë lojtarët e sezonit të fundit ditë më parë. Por po vonon disi rinovimi i portierit Selimaj dhe mesfushorëve Krymi e Bardulla.
Stërvitje edhe të shtunën, largohen futbollistët në provë

Në kampin shkodran vijojnë me intensitet të plotë përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. E shtuna dita e fundit e periudhës tre javore të procesit stervitor në fushën e stadiumit “Reshit Rusi”, edhe pse nen temperatura të larta, nuk e ka penguar stafin teknik të konsumojë programin e hartuar me këtë rast.
Këshilli Bashkiak miraton 174 milionë lekë për Vllazninë

Vllaznia ishte një nga pikat e nxehta në mbledhjen e këshillit bashkiak të Shkodres. As më shumë dhe as më pak, por 33% e të ardhurave që siguron sot bashkia e qytetit, shkojnë për klubin e futbollit, në një kohë që rezultatet kanë qënë zhgenjyese. Por me nisjen e sezonit të ri, drejtuesit e klubit kanë një tjetër synim, atë të sfidimit të ekipeve si Skenderbeu, Partizani apo Kukesi.
Vllaznia barazim 1-1 në miqësoren me Laçin. Hasani debutim me gol

Vllaznia ka barazuar 1-1 në miqësoren e parë të kësaj vere. Ajo është luajtur pasditen e së mërkurës në Laç ndaj skuadrës vendase. Golin e vetëm të kësaj ndeshje për kuqeblutë e ka shënuar blerja më e goditur e merkatos së saj, Edon Hasani.
Turkoviç e Ramadani nuk bindin. I japin fund provës në Shkodër

Pritej të rezultonin ndryshe por dy lojtaret e huaj që ishin në provë te Vllaznia nuk e kanë bindur teknikun Cungu në miqësoren e zhvilluar ndaj Laçit. Si mesfushori Ramadani, ashtu edhe sulmuesi Turkoviç kane qene larg pritshmerive te trajnerit te Vllaznise. Ky i fundit ka dhene nje prononcim per mediat pas perfundimit te ndeshjes ne Laç.
Vllaznia rikthen një tjetër shkodran. Firmos Gilman Lika

Kuqeblutë bëjnë realitet një tjetër përforcim në merkaton e verës. Bëhet fjalë për Gilman Likën. Mesfushori i krahut të majtë ka firmosur një kontratë dyvjeçare me kuqeblutë.Kjo gjë është bërë e ditur nga vetë klubi Vllaznia përmes faqes zyrtare.
Gilman Lika shumë pranë firmës me klubin kuqeblu

Edon Hasani ishte I pari futbollist I ardhur tek Vllaznia në merkaton e verës. Një goditje shumë e rëndësishme por që nuk do të jetë e vetmja. Pas tij, priten edhe të tjerë futbollistë cilësorë për të ardhur. I dyti mund të jetë një tjetër shkodran, Gilman Lika. Mesfushori 30 vjeçar prej kohësh ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Shkodër dhe dyert e skuadrës kuqeblu tashmë duken të hapura.
Vjen për provë sulmuesi boshnjak Nedo Turkoviç

Ardhja e Edon Hasanit nuk mjafton për ndërtimin e skuadrës që dëshirojnë të gjithë në Shkodër. Drejtuesit e Vllaznisë e dinë fare mirë këtë gjë dhe për këtë arsye, janë vënë në lëvizje për të gjetur edhe të tjerë lojtarë cilësorë. Natyrisht që nevoja më e madhe është gjetja e një sulmuesi. Pikërisht për këtë, sot ka mbërritur në Shkodër dhe ka zhvilluar stervitjen e pare me ekipin një sulmues boshnjak.