Pritej të rezultonin ndryshe por dy lojtaret e huaj që ishin në provë te Vllaznia nuk e kanë bindur teknikun Cungu në miqësoren e zhvilluar ndaj Laçit. Si mesfushori Ramadani, ashtu edhe sulmuesi Turkoviç kane qene larg pritshmerive te trajnerit te Vllaznise. Ky i fundit ka dhene nje prononcim per mediat pas perfundimit te ndeshjes ne Laç.
“Ishte nje takim qe i ka sherbyer ekipit. Persa u perket lojtareve te ardhur ne prove, mund t’ju them se nuk jane ata qe prisja. Prandaj, jam i pakenaqur me paraqitjen e bere nga te dy. Mund te them se nuk jane per skuadren tone dhe me shume mundesi nuk do te qendrojne. Vllaznia ka nevoje per lojtare qe jane mbi nivelin e atyre qe kemi ne dispozicion.” – u shpreh Cungu. Por, ai foli edhe per portjerin e ardhur ne prove, duke thene: “Nga ana tjeter, portieri qe ka ardhur ne prove eshte nje lojtar i ri, qe mund te na sherbeje per te ardhmen, por jo per skuadren e ketij sezoni. Aktualisht kemi Sherrin”. Tek kuqeblutë kësisoj largohen edhe tre futbollistë të tjerë që ishin në provë dhe rezultuan të pavlefshëm por në ditët e ardhshme pritet të vijnë të tjerë.
© shkodrasport.com