Enes Isufi do vëzhgohet nga drejtuesit e Kopenhagen

Vllaznia për të rinj luan në UEFA Youth League këtë vit dhe tashmë është zyrtare. Ky lajm i ka gëzuar të gjithë në Shkodër dhe tanimë shumë futbollistë do të kenë mundësinë të shihen nga menaxherë të ndryshëm klubesh.Një prej lojtarëve që ka spikatur vjet është 17-vjeçari Enes Isufi, pjesë e Shqipërisë U19.
Nga Inter tek Ajaks, ja kundërshtarët e mundshëm të Vllaznia U-19

Pasditen e sotme bashkë me shortin e Champions League, është mësuar edhe shorti i grupeve për ndeshjet e të rinjve. Bëhet fjalë për të njëjtët ekipe të cilët konkurrojnë edhe me të rriturit. Por sa i takon Vllaznia U-19 dhe ekipeve të tjera pjesmarrëse në "Champions Youth League", shorti i tyre do të hidhet më datë 29 gusht në Nion të Zvicrës.
Vllaznia nesër miqësore ndaj një ekipi malazez

Skuadra shkodrane gjen miqësoren e parë. Ndonëse përballë nuk do të jetë ndonjë kundërshtar i një niveli të lartë, e rëndësishme është që Vllaznia do të luajë të parën miqësore dhe ndoshta të vetmen në përgatitoren malazeze. Fakti që në këtë vend kanë nisur kampionatet e Superligës dhe ato të kategorisë së parë, ka bërë që të jetë e pamundur të luhet ndonjë takim ndaj tyre.
Kesinoviç dhe Onuoha, dy lojtarë në provë tek Vllaznia

Përpjekjet e drejtuesve të Vllaznisë për të gjetur lojtarët e duhur në merkato, vazhdojnë. Për këtë arsye ditën e sotme kanë mbërritur në kampingun e skuadrës tonë në Berane edhe dy futbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për Karlo Kesinoviç dhe Randy Onuoha. I pari është kroat, luan në rolin e qendërmbrojtësit, është 27 vjeç dhe 1.96 m i lartë.
UEFA e konfirmon: Vllaznia U-19 është në “Champions League Youth”

Lajmi i shumëpritur për futbollin e moshave të ekipeve në Shqipëri, erdhi. Vllaznia U-19 do të marr pjesë në ndeshjet e "Champions League Youth" për sezonin 2017-2018. Konfirmimi ka ardhur nga institucioni i futbollit europian- UEFA. Bashkë me ekipin shkodran këtë të drejtë e ka fituar edhe 19 vjeçarët e Shkëndisë së Tetovës.
Presidenti Matija: Vllaznia do kërkojë të mundë edhe PAOK-un

Fitorja e djeshme ndaj SFK 2000 të Sarajevës, i ka dhënë emocione të mëdha. Për më tepër që ajo ka ardhur në minutat shtesë dhe ndaj një rivali direkt siç ishte ekipi vendas. Presidenti i ekipit të Vllaznisë së femrave Lazer Matija, nuk e fsheh emocionin që ka përjetuar pas kësaj fitoreje por nga ana tjetër deklaron se kjo fitore nuk ishte rastësi.
Vllaznia U-19 fiton thellësisht miqësoren me Porton

Në kuadrin e përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Kampioneve dhe për kampionatin e ri, Vllaznia U-19 pasditen e sotme ka zhvilluar një ndeshje miqësore. Përballë saj ka qenë ekipi lezhjan i Portos. Kuqeblutë e drejtuar nga dyshja e trajnerëve Zmijani- Kola ka dominuar në të gjitha drejtimet ndaj kundërshtarit dhe ka fituar me rezultatin e thellë 8-0.
Kuqeblutë në pritje të lojtarëve të tjerë në provë

Vllaznia prej tre ditësh është duke u stërvitur në Berane të Malit të Zi dhe aktualisht të pranishëm në stërvitje janë vetëm 24 futbollistët që janë nisur nga Shkodra. Nuk ka asnjë tjetër lojtar të ardhur në provë megjithatë në ditët në vijim pritet të vijnë sërish futbollistë për t'u testuar nga ana e stafit teknik të kuqebluve.
ADA MBET PA TRAJNER. ERSI ÇAKU KALON TEK AAS

Problemet e shumta që kanë shoqëruar Adën në dy sezonet e fundit duket se do të vazhdojnë. Ndonëse po mbyllet muaji gusht, ende nuk dihet se cila do të jetë përbërja e ekipit për sezonin e ri dhe për më tepër se kush do të jetë trajneri i ri.
Champions League Women: Megi Doçi shënon “in extremis”. Vllaznia mund Sarejevon

Një gol i shënuar në minutat shtesë të ndeshjes i ka dhënë fitoren Vllaznisë së femrave në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në stadiumin "Asim Ferhatoviç" të Sarajevos së Bosnjës ndaj kampiones vendase të SFK2000. Autorja e këtij goli ka qenë, e zakonshmja Megi Doçi e cila ka shënuar në minutën e 92-të.