Vllaznia firmos edhe me sulmuesin ganez Charles Atsina

Një tjetër firmë tek Vllaznia.Futbollisti i rradhës që është bërë pjesë e kuqebluve ka qenë sulmuesi Atsina. Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e klubit shkodran në të cilën thuhet:
Vllaznia, skuadër e tretë me vlerën më të madhe në Superligë

Pavarësisht problemeve që has dhe sulmeve që i bëhen, Vllaznia mbetet një nga ekipet më me emër dhe më me vlerë në futbollin shqiptar. Këtë e vërteton më së miri edhe renditja e botuar sot nga agjencia ”Transfermarkt” që merret me vlerësimin e kartonit të lojtarëve, e cila ka publikuar edhe se cili është ekipi më i shtrenjtë i Kampionatit Shqiptar dhe ekipi shkodran renditet i treti në mes ekipeve të Superligës.
Charls Atsina, sulmuesi ganez shumë pranë firmës me kuqeblutë

Kur ka mbetur edhe më pak se një muaj nga fillimi i kampionatit të ri, ekipi i Vllaznisë tashmë ka nisur të marrë formë. Me ardhjen e Orelesit, edhe reparti i mbrojtjes për momentin duket i kompletuar ndërkohë që reparti i mesfushës konsiderohet i mbipopulluar. Të vetmit probleme tashmë të mbetura dhe që kërkojnë zgjidhje, janë ato të sulmit dhe të portës.
Rrogat tek Vllaznia, “shumë zhurmë për asgjë”

Tek Vllaznia asnjëherë nuk ka qetësi. Edhe atëherë kur gjërat duket se kanë nisur të marrin rrugën e duhur për ndërtimin e një skuadre të fortë, del një prononcim. Trajneri Cungu në një prononcim të para dy ditëve dhe që është bërë publik në media ditëm e sotme është shprehur se futbollistët kanë tre muaj pa u paguar.
Vucaj largohet nga Laçi. Do rikthehet edhe ai tek Vllaznia?!

Erjon Vucaj braktis skuadrën e Laçit. Mesfushori i kurbinasve ka arritur një akord me bardhezinjtë për t’u lënë i lirë në sezonin e ri. Kështu raporton vipsport.al. 26-vjeçari ka nisur kontaktet për një afrim të mundshëm te skuadra e Vllaznisë, ekipi i tij i origjinës, por për momentin nuk ka asnjë akord.
Godet Vllaznia në merkato. Firmos me Nuredin Orelesin

Ishin dy, u bënë tre. Pas Edon Hasanit dhe Gilman Likës, Vllaznia bën realitet edhe një tjetër goditje në merkato. Pa shumë zhurmë e bujë megjithatë drejtuesit e saj po bëjnë lëvizjet e duhura në merkaton e kësaj vere. Sot ata kanë firmosur një tjetër kontratë të rëndësishme me një futbollist të njohur të kampionatit.
Vllaznia bind në miqësoren me Kastriotin. Fiton 4-0 ndaj tij

Pas barazimit 1-1 në miqësoren e para pak ditëve ndaj Laçit, Vllaznia më në fund gjen fitoren e parë në ndeshjet testuese të pragsezonit. Ajo ka fituar me rezultatin e thellë 4-0 ndaj inferiorëve të Kastriotit të Krujës, në ndeshjen e luajtur pasditen e së mërkurës në kompleksin sportiv “Zmijani”.
Cungu i kënaqur për lojën dhe rezultatin ndaj krutanëve

Pas miqësores së fituar me rezultatin 4-0 ndaj Kastriotit, trajneri i Vllaznisë Armando Cungu në një prononcim për mediat është shprehur përgjithësisht i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij. Kuptohet që ajo ka ende për t’u përmirësuar megjithatë gjërat deri tani duket se po shkojnë mirë sipas tij.
Rinovon edhe Bardulla. Mesfushori, kuqeblu edhe për dy sezone

Një tjetër futbollist nga kontigjenti aktual i Vllaznisë ka rinovuar kontratën. Bëhet fjalë për Florind Bardullën. Mesfushori ka mbyllur bisedimet për anën financiare me drejtuesit e klubit dhe sot ka hedhur firmë në kontratë. Kjo është bërë e ditur nga vetë faqja zyrtare e Vllaznisë sipas të cilës, marrëveshja me lojtarin është dyvjeçare.
Vllaznia në bisedime me sulmuesin e Milsamit?!

Përveç përforcimeve në mesfushë të dy shkodranëve Gilman Lika dhe Edon Hasani, drejtuesit e Vllaznisë janë hedhur në sulm për të gjetur edhe një lojtar për repartin ofensiv. Krerët shkodranë i kanë hedhur sytë drejt Moldavisë, për gjetjen e ndonjë elementi cilësor.