Ishin dy, u bënë tre. Pas Edon Hasanit dhe Gilman Likës, Vllaznia bën realitet edhe një tjetër goditje në merkato. Pa shumë zhurmë e bujë megjithatë drejtuesit e saj po bëjnë lëvizjet e duhura në merkaton e kësaj vere. Sot ata kanë firmosur një tjetër kontratë të rëndësishme me një futbollist të njohur të kampionatit.

Bëhet fjalë për ish- futbollistin e Skënderbeut Nuredin Orelesi. Vlerat e këtij lojtari janë të njohura për mbarë opinioin sportiv shkodran dhe shqiptar dhe për këtë arsye, veshja e tij kuqeblu do të jetë një vlerë më tepër për këtë skuadër. Orelesi ka firmosur një kontratë njëvjeçare, me opsion zgjatje edhe për një vit tjetër. Natyrisht që një ardhje e tij është me vlera për ekipin tonë, për më tepër që konsiderohet i rëndësishëm nga stafi teknik si një lojtar që luan mirë në dy pozicione, atë të qendërmbrojtësit dhe të mesfushorit. Në ditët e ardhshme priten edhe dy lojtarë të tjerë, teksa do synohet fort për të gjetur lojtarin e duhur edhe për sulmin.

© shkodrasport.com