Brunild Pepa një vit pa gol në Shkodër. Premton të shënojë ndaj Vllaznisë!

0

Një ish- futbollist i Vllaznisë, lushnjari Brunild Pepa ka premtuar se do t'i shënojë skuadrës shkodrane në ndeshjen e parë të kampionatit. Ai siç dihet, është bërë pjesë e ekipit të Lushnjës, skuadër e cila do të jetë ndeshet kundër kuqebluve më 9 shtator. Natyrisht që kjo është detyra e tij në fund të fundit, të shënojë por interesant është fakti në Shkodër "qeshin" me këtë deklaratë, sepse gjatë qëndrimit të tij me Vllazninë ai nuk ka shënuar asnjë gol në ndeshjet e kampionatit!

Vllaznia mund 2-0 Bettembourg. E mbyll e dyta por… me sytë nga UEFA

0

Kampionia e Shqipërisë në futboll për femra, Vllaznia e Shkodrës e ka mbyllur me fitore serinë e ndeshjeve në grup. Ashtu siç pritej, shkodranet nuk e kanë patur të vështirë të fitojnë ndaj kampioneve të Luksemburgut, ekipit Bettembourg. Me dy gola të shënuar që në pjesën e parë dhe me autore Maliqin e Maksutin, vajzat kuqeblu kanë siguruar fitoren dhe rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund duke bërë që Vllaznia të fitojë 2-0.

Vllaznia fiton me rezultatin e thellë 10-0 ndaj Petnicës

0

Me rezultatin e thellë 10-0 është mbyllur miqësorja e luajtur pasditen e sotme në mes Vllaznisë dhe malazezëve të Petnicës. E luajtur në stadiumin e Beranes, ashtu siç pritej ajo është dominuar nga futbollistët shkodranë të cilët në fakt nuk kanë hasur shumë rezistencë sepse niveli i ekipit kundërshtarë ka lënë shumë për të dëshiruar.

Ja formacioni me të cilin luajti Vllaznia në miqësoren e sotme

0

Miqësorja e sotme e Vllaznisë ndaj malazezëve të Petnicës natyrisht që nuk ka vlejtur shumë për stafin teknik të kuqebluve sepse niveli i ekipit kundërshtar ka qenë i dobët megjithatë ky 90 minutësh ka shërbyer për të provuar lojtarë dhe skema të ndryshme në fushë. Në këtë përballje porta i është besuar 19 vjeçarit Sherri ndërsa në mbrojtje kanë luajtur Gocaj, Pjeshka, Orelesi dhe Gurishta.

Futbollistet shkodrane presin lajme për turin e dytë të Champions

0

Zyrtarisht aventura e ekipit të futbollit të femrave të Vllaznisë është mbyllur pasditen e sotme. Me fitoren 2-0 ndaj Bettembourg, ai është renditur në vendin e dytë në grupin 10. Ka arritur të fitojë 2 ndeshje (1-0 me SFK2000 të Sarajevos dhe 2-0 me Bettembourg të Luksemburgut) ndërsa ka humbur me një gol të pësuar në minutat shtesë ndaj PAOK.

Kesinoviç dhe Onuoha “mbesin në klasë”. Largohen nga Vllaznia

0

Dy futbollistët e huaj të mbërritur para katër ditësh në provë tek Vllaznia, kanë rezultuar të pavlefshëm për këtë skuadër. Vendimi ndonëse kishte 2-3 ditë që ishte përgatitur nga stafi teknik, është marrë pasditen e sotme pas ndeshjen miqësore që kuqeblutë zhvilluan ndaj malazezëve të Petnicës. Karlo Kesinoviç dhe Randy Onuoha janë aktivizuar në 45 minutat e pjesës së dytë por nuk kanë arritur të lënë gjurmë.

Cungu “me këmbë në tokë” pas miqësores: Kundërshtari ishte modest

0

Pas fitores së sotme me rezultatin e thellë 10-0 ndaj malazezëve të Petnicës, trajneri i Vllaznisë Armando Cungu nuk ka shprehur ndonjë entuziasëm për të. Kuptohet që fitorja nuk është se e ka gëzuar shumë ngaqë përballë ka qenë një kundërshtar modest. Megjithatë ai në një prononcim të shkurtër për mediat ka deklaruar se rëndësi kishte të provonte disa skema loje.

Vucaj bashkohet me Vllazninë në Mal të Zi por s’luan në miqësore

0

Blerja më e fundit e kuqebluve, Erjon Vucaj, nuk ka luajtur për asnjë minutë në miqësoren e sotme ndaj Petnicës. Ndonëse pritshmëria ishte për të luajtur disa minuta, në fakt nuk ka ndodhur kështu. Arsyeja pse 26 vjeçari nuk ka qenë në fushë me fanellën kuqeblu ka patur të bëjë me faktin se ai është nisur paraditen e sotme drejt Malit të Zi dhe ka mbërritur dy orë para ndeshjes në kampingun e Beranes.

Vllaznia, sot në fushë në një ndeshje miqësore

0

Pasditja e sotme do ta gjejë ekipin e Vllaznisë në një ndeshje miqësore. Ajo pritet të ndeshet me ekipin Petnjica, ekip me të cilin duhej të luante që të premten e kaluar por ndeshja atë ditë nuk u zhvillua për një fatkeqësi familjare të presidentit të ekipit malazez. Sigurisht që niveli i kundërshtarit nuk është ai i duhuri megjithatë kjo miqësore do t'i shërbejë trajnerit Cungu për harmonizimin e lojës së këtij të tij për më tepër që tashmë ka edhe një lojtar tjetër të ri të ardhur. Bëhet fjalë për Vucajn i cili pritet të luajë disa minuta në këtë miqësore.

Skandal: PAOK aktivizoi një lojtare të pafederuar. Vllaznia e reklamon

0

Një skandal i vërtetë ka ndodhur në ndeshjet e Ligës së Kampioneve të femrave. PAOK i Selanikut ka aktivizuar në dy ndeshjet e para në grup një lojtare të pafederuar. Për rrjedhojë, drejtuesit e ekipit shkodran kanë bërë reklamimin e duhur dhe presin vendimin e Komisionit të Disiplinës së UEFA-s dhe me shumë të ngjarë do të ketë një dënim të rëndë për ekipin grek.