Kastrioti- Vllaznia, nesër në orën 14.00 në Krujë për javën e 13-të

Ndeshja e javës së 13-të të kampionatit, ajo në mes Kastriotit dhe Vllaznisë do të luhet të shtunën (nesër) në stadiumin e qytetit të Krujës dhe do të nisë në orën 14.00. Kjo ndeshje do të transmetohet edhe nga kanali Supersport. Interesi për këtë takim është i madh sepse të dyja skuadrave u duhet fitorja për të përmirësuar renditjen e tyre në tabelën e klasifikimit. Interesant është fakti se pavarësisht rëndësisë së ndeshjes, kuqeblutë do nisen nesër rreth orës 11.00 drejt Krujës.
Elvin Beqiri e Ilir Nallbani me kartona, mungojnë në Krujë

Problemet për trajnerin e Vllaznisë Shpëtim Duro shtohen edhe më tepër. Në ndeshjen e rradhës ndaj Kastriotit, ai përveç Shtubinës që ka disa kohë I dëmtuar teksa e ka mbyllur këtë vit për të luajtur, nuk do të ketë në dispozicion as mbrojtësi Beqiri dhe mesfushorin Nallbani. Të dy ata, në ndeshjen e fundit me Flamurtarin, janë ndëshkuar me kartona të verdhë, që kanë qenë të tretët dhe për rrjedhojë nuk do munden të luajnë në Krujë. Pikërisht për këtë arsye, të dy këta lojtarë janë aktivizuar në ndeshjen miqësore të së martës me Flamurtarin e Prishtinës.
Trajneri Duro nën presion. Ikën vetëm nëse e shkarkon klubi

Trajneri i Vllaznisë, Shpëtim Duro, po vijon i qetë punën, pa e pasur shumë mendjen te një largim i mundshëm pas ndeshjes kundër Kastriotit. Në Shkodër po flitet shumë dhe sigurisht presioni më i madh ka rënë mbi trajnerin. Gjithsesi, ky i fundit kërkon që të përqendrohet te përgatitjet me skuadrën, në prag të sfidës me krutanët, duke lënë mënjanë ato që fliten. Por, edhe në rast dështimi me Kastriotin, Duro është i bindur se nuk do ta japë dorëheqjen. “Nëse klubi më shkarkon, atëherë normalisht unë do të largohem, por unë personalisht nuk e mendoj dorëheqjen, edhe nëse do të ketë ndonjë humbje në Krujë”.
E rëndë: Kampionati shqiptar më i korruptuari në botë!

Futbolli shqiptar më i korruptuari në botë. Ky është përfundimi i dalë pas një analize të rezervuar të shoqërisë “Sportradar”, lider botëror i monitorimit të kuotave të basteve dhe fluksit të parave të luajtura në futboll. Sipas asaj që raportohet në mediat botërore, Kategoria Superiore e Shqipërisë kryeson renditjen botërore për sinjalizim të ndeshjeve të shitura, duke kapur kuotën e 97 takimeve në total.Hetimi është shtrirë në më shumë se 400 kompani bastesh ndërkombëare dhe është zbuluar nga agjencia e specializuar e trukimit të ndeshjeve “Agipronews”.
Gjergji: Nëse Vllaznia humbet në Krujë, Duro të japë dorëheqjen!

Që në fillim të përgatitjeve të këtij sezoni, ai ka qenë pranë skuadrës. Herë më afër dhe herë më larg megjithatë Nikoll Gjergji është gjithnjë present pranë Vllaznisë. Ish-futbollisti kuqeblu I viteve ’50- ’60, vazhdon të jetë aktiv si trajner me moshat por nuk mund të qëndrojë larg skuadrës së tij të zemrës. E ka ndjekur edhe në ndeshjen e fundit me Flamurtarin dhe natyrisht që është çuditur nga mënyra si kanë rrjedhur ngjarjet në këtë ndeshje. “Ka qenë një takim që na dhuroi shumë emocione për mënyrën si shkoi loja por të them të drejtën, kam mbetur I zhgënjyer nga mënyra si skuadrat u paraqitën në këtë ndeshje. Ata kanë treguar shumë dobësi.
Hysen Dedja, “kandidati- hije” nëse ikën Shpëtim Duro?

Situata rreth trajnerit të Vllaznisë Shpëtim Duro nuk është shumë e mirë. Që pas eliminimit për kupë me Shkumbinin, ky trajner nuk I ka më pozitat e forta në krye të kuqebluve. Kjo është përforcuar edhe me ecurinë jo të mirë në kampionat teksa në katër ndeshjet e fundit, skuadra që ai drejton ka marrë vetëm dy pikë. Rrjedhimisht kanë filluar pakënaqësitë ndaj tij. Drejtues të klubit thuhet t’I kenë kërkuar të japë dorëheqjen por trajneri kryeqytetas nuk e mendon një gjë të tillë duke thënë se e ka ekipin nën kontroll.
Vllaznia fiton 1-0 miqësoren me Flamurtarin e Prishtinës

Skuadra shkodrane ndonëse ka luajtur me formacionin e dytë, ka arritura ta fitojë miqësoren e luajtur paraditen e sotme me Flamurtarin e Prishtinës me rezultatin 1-0. Goli i vetëm i kësaj ndeshje është shënuar nga mesfushori Florind Bardulla. Kjo ndeshje siç dihet është zhvilluar në kuadrin e festimeve për 100 Vjetorin e Pavarësisë. Shkodranët kanë qenë të ftuar nga pala kosovare për të marrë pjesë në këto festime por ajo që të bën përshtypje është fakti pse ekipi i Vllaznisë ka udhëtuar i plotë për këtë ndeshje në një kohë që në fushë kanë luajtur vetëm futbollistët e formacionit të dytë.
Duro pret një projekt të ri. Në Shkodër të pakënaqur me të

Trajneri I Vllaznisë Shpëtim Duro nuk mund të bëjë asgjë më tepër me lojtarët që ka në dispozicion. Për ta çuar në vendin që I takon, ai kërkon të tjerë lojtarë, të tjerë përforcime në merkaton e janarit. Numri 1 I pankinës shkodrane tashmë ka dalë hapur me idenë e tij. E ka bërë këtë gjë pas ndeshjes së fundit me Flamurtarin ku sipas tij u vërejtën diferencat e mëdha në cilësi të lojtarëve. Duro prêt se si do veprojnë drejtuesit e klubit. Vetë ka idenë se duhet nisur një projekt I ri. “Ajo që dua të them unë është se për ta parë Vllazninë në vendin që I takon dhe në nivelin e pritshëm, duhen lojtarë, duhen përforcime.
Vllaznia e futsallës arrin fitoren e parë. Mund 11-6 Teutën

Ka mbërritur më në fund fitorja e parë për ekipin e Vllaznisë në kampionatin e futsallës (minifutbollit). Ditën e djeshme ai ka mundur Teutën me me rezultatin 11-6. Ndeshja e vlefshme për javën e katërt të kampionatit, është zhvilluar në Tiranë. Ajo është dominuar nga fillimi deri në fund nga djemtë e trajnerit Safet Osja. 11 golat e shënuar në këtë ndeshje kanë patur për autor Alis Paçramin që ka shënuar 4 herë, 3 herë ka shënuar Erind Mlloja, 2 gola kanë për autor Erjon Mandin, nga 1 gol kanë shënuar Eder Meta dhe Besmir Alibali.
Shpëtim Duro: Një barazim që të jep ndjenjën e fitores

Trajneri i Vllaznisë Shpëtim Duro është shprehur i kënaqur me reagimin e skuadrës në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Flamurtarit dhe për rrjedhojë shënimi i tre golave dhe barazimi i ndeshjes, atij i duket si fitore. Megjithatë ai e ka të qartë se ky barazim nuk do t'i rregullojë shumë gjëra në renditje dhe prandaj duhet menduar që tani për përforcime në merkaton e janarit."Një barazim që do mbahet mend gjatë për nga mënyra si erdhi, aq më tepër ndaj një kundërshtari të fortë si Flamurtari. Kjo është një meritë e djemve që reagoi dhe në fakt ky barazim duket si një fitore për ne.