Vllaznia, barazimi në Kukës nuk kënaq askënd

0

Barazim 0-0 në ndeshjen e dytë të kampionatit, atë të zhvilluar në Kukës ndaj skuadrës vendase dhe pika e marrë nuk ka kënaqur askënd tek Vllaznia, për më tepër tifozët e kësaj skuadre. Jo se është keq një barazim në transfertë por ajo që ka lënë shije të hidhur ka qenë loja e dobët e skuadrës shkodrane sidomos në pjesën e dytë. Disa prej futbollistëve të saj nuk kanë shfaqur vlerat e duhura në fushë dhe për më tepër, në 45 minutat e dyta, kuqeblutë nuk kanë rrezikuar asnjëherë në portën kukësiane. Kjo është e pafalshme për një ekip që është ndërtuar për të qenë pretendent.

Rraboshta e Gocaj shënojnë. Tek Vllaznia ka “thatësirë” golash

0

Tek Vllaznia ka "thatësirë" golash pas dy javëve të para të kampionatit. Vetëm një gol i shënuar nga mbrojtësi Smajli në ndeshjen e parë ndaj Skënderbeut është shumë pak për një skuadër që ka luajtur gjithmonë futboll sulmues. Justifikimi i drejtuesve kuqeblu është se mungojnë sulmuesit cilësorë në skuadër. E ndërsa në Shkodër mungojnë golat, nuk mungojnë ato për futbollistët shkodranë që luajnë me ekipet e tjera të Superligës. Kështu, dje mesfushori Olsi Gocaj ka shënuar golin e dytë për Kastriotin, gol që vulosi edhe fitoren ndaj Bylisit.

Vllaznia, “ëndërra e keqe” vazhdon

0

Opinion nga Senad NIKSHIQI

Menduam se "ëndërra" e keqe mori fund dhe se Vllaznia do ishte një tjetër. Nuk ndodhi ashtu. Kuqeblutë zhvilluan një 90-minutësh tejet të dobët e zhgënjyes. Të mendosh se përballë ishte Kukësi, një ekip debutues dhe i ndërtuar tërësisht në merkaton e verës, keqardhja është edhe më e madhe për shkodranët.

Vllaznia nuk mundet të fitojë as në Kukës. Vetëm barazim 0-0

0

Në barazim 0-0 është mbyllur ndeshja e javës së dytë të kampionatit, ajo në mes ekipit të Kukësit dhe Vllaznisë, e luajtur pasditen e sotme në stadiumin e Kukësit. Shkodranët nuk kanë bindur sërish dhe sidomos në pjesën e dytë kanë zhgënjyer së tepërmi me paraqitjen e tyre në fushë. Ndonëse për këtë takim, trajneri Duro kishte hedhur në fushë tre lojtarë të tjerë në krahasim me takimin e parë me Skënderbeun, sërish nuk pati ndonjë ndryshim të madh në fushën e lojës. Në pjesën e parë kuqeblutë janë munduar të rivalizojnë disi vendasit që kanë shfaqur më shumë dëshirë megjithatë problemi kryesor për skuadrën e shkodranit Armando Cungu ka qenë mungesa e golit. Në të dytën, tek Vllaznia aktivizohen edhe Deliç, Tafili dhe Hysa dhe loja në fakt bie.

Trajneri Duro: Skuadra nën presion. Na duhet fitorja sot në Kukës

0

Rëndësia e ndeshjes me Kukësin është e madhe për Vllazninë. Kuptohet jo nga niveli I kundërshtarit dhe emri I tij por më shumë nga fakti që skuadrës shkodrane I duhet të marrë patjetër një fitore këtë herë për të harruar disfatën në ndeshjen e parë të kampionatit me Skënderbeun. Këtë lloj presioni për të fituar medoemos e ndjen edhe trajneri Shpëtim Duro që megjithatë, e konsideron presionin të njëjtë edhe për kundërshtarin teksa thotë:

Trajneri Duro i alarmuar: Vllaznia pëson gola edhe në stërvitje

0

Në kampin shkodran nuk ka qetësi. Trajneri Shpëtim Duro është parë tejet i nervozuar gjatë stërvitjes së të mërkurës, teksa për 20 minuta ka zhvilluar edhe një ndeshje kontrolli në mes ekipit të parë që mendohet të luajë në Kukës dhe ekipit të rezervave. Pikërisht në një moment të kësaj minindeshjeje, formacioni i dytë ka shënuar gol teksa mbrojtësit titullarë kanë gabuar sërish në vendosje. Kaq ka mjaftuar që njeriu i pankinës shkodrane “të shpëthejë”.

Vllaznia, Deliç, Hysa e Begaj jashtë formacionit

0

Ndryshime në formacion për ndeshjen me Kukësin tek Vllaznia. Trajneri Duro, I pakënaqur nga paraqitje a disa prej futbollistëve në ndeshjen e parë të kampionatit, atë të humbur ndaj Skënderbeut, ka vendosur të lërë jashtë formacionit disa prej titullarëve të asaj ndeshje. I pari që do ta pësojë është mesfushori malazez Ivan Deliç. Pavarësisht bagazhit të shkëlqyer teknik që ai disponon duket se lojtari I ardhur këtë verë në Shkodër ende nuk e ka kontigjentin e duhur fizik.

Kuqeblutë shfajësohen: Vllazninë e vërtetë ende se keni parë

0

Starti negativ që Vllaznia i bëri kampionatit të ri, nuk është pritur mirë në ambjentin sportiv shkodran. Të gjithë janë të mendimit se llogaritë nuk ishin bërë ashtu siç duhet për ndeshjen me Skënderbeun. Madje në këtë përfundim kanë dalë edhe vetë futbollistët dhe stafi drejtues i kësaj skuadre. Në një analizë të shkurtër që skuadra ka bërë pasditen e së hënës, në prani edhe të drejtorit sportiv Grima, konkluzionet e nxjerra kanë qenë kryesisht ato të nënvlerësimit të kundërshtarit dhe marrjes së lehtë të ndeshjes. Secili prej pjestarëve të skuadrës ka marrë përgjegjësitë e tij për atë humbje. Shkaku kryesor që çoi në humbjen duket se ka qenë euforia që kishte pushtuar ekipin.

Kukësi- Vllaznia, të shtunën ora 17.00 pa tifozë për javën e dytë

0

Ndeshja e javës së dytë të kampionatit, ajo në mes Kukësit dhe Vllaznisë, që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Kukësit, do të luhet pa tifozë. Skuadra vendase e cila luan për herë të parë në historinë e saj në kategorinë superiore, do të vuajë dënimin e dhënë që nga sezoni I kaluar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Në javën e parë në fakt, u bë një përjashtim nga ana e institucionit që drejton futbollin shqiptar meqë Kukësi inaguroi stadiumin e ri dhe prandaj ndeshja me Luftëtarin u luajt në praninë e tifozëve. Në javën  e dytë ndërkohë, do rikthehet dënimi dhe në Kukës këtë javë do luhet pa tifozë. Ndeshja është planifikuar të luhet pasditen e së shtunës në orën 17.00 dhe luajtja pa tifozë sigurisht që është një anë positive për Vllazninë.

Mbrojtja e Vllaznisë nën akuzë për golat e pësuar

0

Duhej të ishte reparti më I fortë por në fakt nuk rezultoi I tillë. Mbrojtja e Vllaznisë në ndeshjen e parë të kampionatit, atë të luajtur ndaj Skënderbeut, ka gabuar në të tre rastet golave të pësuar. Gabimet më të mëdha kanë ardhur në qendër të këtij reparti, pikërisht aty ku luajnë dy nga lojtarët më me përvojë të skuadrës. Elvin Beqiri dhe Tefik Osmani kanë gabuar jo pak në këtë 90 minutësh. Në golin e parë, pavarësisht se gabimi nisi nga humbja e topit në mesfushë prej Deliç, edhe mbrojtja nuk u gjend e pozicionuar mirë.