Hajdari e Gocaj firmosin edhe për tre vjet me Vllazninë

0

Dy nga titullarët aktualë të Vllaznisë, pikërisht Arsen Hajdari dhe Olsi Gocaj kanë firmosur kontratat e reja me klubin shkodran. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e klubit të futbollit Vllaznisë sipas të cilës, rinovimi me këta dy futbollistë ka të bëjë me hedhjen e piketave për ndërtimin e një skuadre pretendente për sezonin e ardhshëm por edhe më tutje. Kjo sepse me të dy futbollistët janë firmosur kontrata trevjeçare. Ata kanë hedhur firmë në prani të administratorit Kujtim Shaba dhe në këtë mënyrë, numri i firmave të hedhura deri tani shkon në katër pasi më parë këtë gjë kanë bërë edhe portieri Vujadinoviç dhe mbrojtësi Smajli. Firmosja e sotme me Hajdarin, zbulimin e këtij sezoni dhe Gocajn, një tjetër futbollist me të dhëna shumë të mira, tregon se Vllaznia e ka marrë shumë seriozisht ndërtimin e një skuadre shumë të fortë në verë.

Vllaznia, “macja e zezë” për ekipet kryesuese të kampionatit

0

E pësoi Teuta tre javë më parë teksa u mund Brenda në “Niko Dovana” që prej atij momenti nuk e ka parë më vendin e parë të renditjes. Por Vllaznia nuk është “macja e zezë” vetëm për këtë skuadër. Ishte edhe në ndeshjen e së hënës me Tiranën kur pas barazimit 0-0 me këtë skuadër, bëri që edhe ajo ta lëshonte vendin e parë. Duke I bërë indirekt “nder” Skënderbeut por në të nuk ka ndodhur kështu. Vllaznia ka luajtur për veten e saj sepse ajo nuk është pjesë e asnjë aleance. E ka thënë këtë trajneri Vata në konferencën për shtyp të pasndeshjes, e kanë përsëritur edhe drejtues të klubit dje. Por shkodranët do të luajnë fort edhe këtë javë ndaj Flamurtarit, edhe pas disa javësh në Korçë ndaj Skënderbeut. Vetë ata e kanë “çuar dëm” këtë sezon por duket se po “ua bëjnë jetën të vështirë” të gjithë pretendentëve. Por Vllaznia mbi të gjitha po luan për vete. Me barazimin ndaj Tiranës, kjo skuadër tregoi karakter.

Vllaznia- Flamurtari të shtunën në ora 17.00 në “Loro Boriçi”

0

Ndeshja e javës së 19-të të kampionatit kombëtar të futbollit në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Flamurtarit, do të luhet ditën e shtunë në ora 17.00 në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës. Lajmi sapo është publikuar në faqen zyrtare të klubit shkodran www.vllaznia.al pas sinjaleve që kanë marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit në lidhje me datën dhe orën e zhvillimit të ndeshjes. Në këtë mënyrë, shkodranët do kenë mundësi tashmë që "të marrin hak" ndaj vlonjatëve për eliminimin që ata u shkaktuan pak ditë më parë për Kupën e Shqipërisë. Bashkë me ndeshjen Vllaznia- Flamurtari, do luhen edhe ndeshjet e tjera të javës së 19-të sipas këtij kalendari:

Rudi Vata: Vllaznia s’bën kompromise me askënd

0

Pas ndeshjes së djeshme të luajtur dhe të barazuar 0-0 në Tiranë ndaj bardhebluve, trajneri i shkodranëve, Rudi Vata, është shprehur i kënaqur për pikën e marrë në Tiranë, por njëherazi ka akuzuar se futbolli shqiptar nuk po luhet ndershëm. “Nuk i dhashë taktika skuadrës në dhomat e zhveshjes, sepse nuk jam për një futboll mashtrues, ashtu siç luhet sot në Shqipëri. Unë dua një futboll të ndershëm, madje edhe në stërvitje rri gjithë kohës në këmbë. Sigurisht, një futboll të tillë po e vëmë re edhe këto javë. Vllaznia po luan ndershmërisht. Ka aleanca, që media i di, janë pëshpëritje që nuk i kam vërtetuar. Në Shqipëri nuk ka futboll të ndershëm. Në qoftë se dikush nga ju thotë që ka, atëherë unë jap dorëheqjen nga futbolli qysh sot. Nuk e përjetuam si një finale me Tiranën, thjesht si një ndeshje normale. Unë qëndrova gjatë gjithë kohës në këmbë dhe jepja udhëzime, sepse e ndiej futbollin, që është një lojë aktive dhe jep emocione dhe po të marrësh një pikë në një ndeshje shumë të rëndësishme, si kjo e jona me Tiranën, do të thotë që është ndjesi e mirë.

Rudi Vata: Vetë nuk iki. Nëse duan, të më shkarkojnë

0

E kishim thënë se ndeshja me Tiranën do ishte “barometri” I Vllaznisë dhe këtë e ka pranuar dje edhe vetë trajneri I kësaj të fundit Rudi Vata. Ai ndër të tjera ka thënë se çdo skuadër kur kërkon të masë forcat e veta, e sheh atë në përballjet me bardheblutë. Por nga ana tjetër, ai nuk e pranon kurrsesi që Vllaznia mund të rrezikojë play out-in edhe nëse humbet sot në Tiranë. Vata ka sqaruar edhe punën e stërvitjes në rërë dy ditë para ndeshjes së kupës me Flamurtarin, ka folur për dorëheqjen që nuk do ta japë kurrsesi apo dhe për gjobat e paralajmëruara nga drejtuesit e klubit. Për të gjitha këto tema, Rudi Vata ka folur dje në një intervistë ekskluzive për gazetën online www.shkodrasport.com:

Vllaznia, dy humbje për ekipet e djemve dhe të vajzave

0

Dy ekipet e të rinjve të Vllaznisë në basketboll, si ai i djemve ashtu edhe ai i vajzave, kanë humbur në ndeshjet e kësaj jave, ndonëse të dy ata kanë luajtur në Shkodër. Më e papritur mund të quhet humbja e ekipit të djemve që konsiderohen si një ndër pretendentët për titullin kampion. Ata janë mundur nga Virtus Tirana, një nga kundërshtarët e tyre kryesorë me rezultatin 47-63. Vetëm perioda e parë e kësaj ndeshje ka qenë e barabartë dhe në lojë, 16-16. E dyta do shënonte edhe disfatën e mundshme të shkodranëve sepse e humbasin atë 6-19, për të vazhduar me të tretën 6-8.

Futbollistët shkodranë: Stërvitja në rërë, na “penalizoi” ndaj Flamurtarit

0

Edhe pse nuk kanë forcën dhe kurajon të flasin hapur, futbollistët e Vllaznisë, nën zënë, e argumentojnë paraqitjen e dobët në ndeshjen e fundit të Kupës, ndaj Flamurtarit, ku edhe u eleminuan, me stërvitjen e zhvilluar në rërë, në bregdetin e Velipojës, vetëm dy ditë para kësaj sfide. Në fakt, të gjithë e kanë të freskët deklaratën e trajnerit të kuqebluve Rudi Vata, pas këtij takimi, që theksoi se faktori kryesor i eleminimit të Vllaznisë nga Kupa e Shqipërisë ishte lodhja e tepërt, që ai e argumentonte me zhvillimin e ndeshjeve të shumta, brenda një harku kohor prej 10 ditësh, ku çdo tre ditë kanë zhvilluar takime kupe e kampionati.

Vllaznia: Tirana, “barometri” I ringritjes ose “fundosjes”

0

Një eliminim nga një kompeticion kur e mendon veten pretendent, sigurisht që lë pasojat e veta. Në shumë raste, pas të tilla gjërave, skuadrat kalojnë probleme që mund të ndikojnë në ecurinë e tyre në të ardhmen. E njëjta situatë po ndodh aktualisht tek Vllaznia. Kuqeblutë nuk kanë më objektiva këtë sezon. Objektivi I vetëm është zënia e një vendi sa më komod në renditjen e kampionatit. Që të ndodhë kështu, skuadra duhet të tregojë karakter. Atë karakter që trajneri Vata ka kërkuar gjithnjë prej saj. Numri 1 I pankinës shkodrane ka përdorur shpesh deri tani fjalë “burra”. Por në të vërtetë a duhen “burra” në një skuadër futbolli apo lojtarë të talentuar?  Këta të fundit dallohet qartë se nuk janë aktualisht tek Vllaznia. Edhe “burra” nuk po shohim në këto ndeshje të luajtura. Atëherë çfarë duhet? Mbase një mirëkuptim me të gjitha palët për të bërë më të mirën në ndeshjet e mbetura të kampionatit.

Kryebashkiaku Luka ka punë të tjera. Vllaznia në plan të dytë

0

I kthyer mbrëmjen e së premtes nga jashtë vendit ku kishte qenë prej ditësh, u mendua se gjatë ditës së sotme, kryebashkiaku- president i Vllaznisë Lorenc Luka pritej të merrej pak edhe me problemet e kësaj të fundit. Të paktën kështu ishte paralajmëruar. Jo më kot, edhe drejtuesit e lartë të klubit, administratori Kujtim Shaba dhe drejtori sportiv Armir Grima, kanë tentuar gjatë ditës së sotme ta takojnë z.Luka disa herë por nuk kanë mundur ta bëjnë një gjë të tillë dot.

Në Shkodër kërkojnë “fajtorët” e dështimit, drejtuesit e Vllaznisë dhe Bashkia heshtin

0

Tashmë çdo gjë është e qartë sa i përket Vllaznisë: ajo ka dështuar në të gjitha drejtimet në këtë sezon futbollistik, edhe pse janë disa javë të tjera për t’u zhvilluar deri në fund të kampionatit. “kapakun” këtij dështimi ai vuri eleminimi në fazën e grupeve të kuqebluve, të cilët nuk arritën të grumbullonin pikët e nevojshme për të shkuar në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, që ka qenë objektivi primar i shkodranëve, që në fillim të sezonit. E pikërisht për këtë, në qytetin më të madh verior, që zgjodhen me futbollin dhe flejnë po me të, kërkojnë “fajtorët” e këtij dështimi. Të mërkurën, pas ndeshjes me Flamurtarin, kur edhe u “firmos” dështimi i Vllaznisë për këtë sezon, pasi u mund 1-0 në stadiumin “Loro Boriçi”, të gjithë po prisnin daljen e teknikut Rudi Vata në konferencë për shtyp, nuk ishin të pakët ata që thanë se trajneri i kuqebluve mund të jepte dorëheqjen, madje kishte nga ata që ishin pjesë e rëndësishme e klubit shkodran, e shprehën këtë gjë.