DEKLARATE PER SHTYP

0

Stafi teknik i KF Vllaznia sh.a. ka marre ne shqyrtim gjestin jo profesional dhe antisportiv te futbollistit Xhevahir SUKAJ, i cili ka refuzuar te aktivizohet ne ndeshjen shume te rendesishme me ekipin e “Skenderbeut” te Korces.

Vllaznia sot fitore për veten dhe tifozët

0

Takimi i sotëm me Skënderbeun po pritet me shumë interes interes në Shkodër. Tifozë të shumtë pritet të jenë në shkallët e stadiumit për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës për arritjen e një fitoreje të bukur në këtë takim. Ajo që vlen është besimi i futbollistëve dhe i trajnerit Vata tek suksesi. Skuadra duket e karikuar për të bërë më të mirën e mundshme në këtë takim dhe kuptohet që shpresat e mëdha janë tek dyshja sulmuese Sukaj- Vajushi.

Vllaznia “humbet” me Sukajn dhe me Skënderbeun

0

Skënderbeu ka triumfuar sonte në Shkodër ndaj një Vllaznia që e humbi vetë ndeshjen. Problemet që u krijuan para ndeshjes me Sukajn apo Gocajn sollën jo pak amulli në kampin shkodran. Për rrjedhojë korcarët vijojnë rrugën e tyre të pretendimeve ndërsa për Vllazninë ka shumë pikëpyetje për të ardhmen. Humbja e sotme do t’i krijojë jo pak probleme kësaj skuadre.

Sukaj, klubi bën gati pezullimin 6 mujor

0

I çuditshëm veprimi I sulmuesit të Vllaznisë Xhevahir Sukaj para ndeshjes. Në momentin që trajneri Vata ka qenë duke zhvilluar analizën me ndarjen edhe të detyrave për secilin lojtar që do luante në këtë ndeshje, sulmuesi ka deklaruar që nuk do luante. Arsyeja ishte kërkesa e tij për të marrë para ndeshjes këstin e kontratës prej 10 mijë eurosh. Vata I ka kërkuar atij të luante në këtë ndeshje dhe pastaj gjërat do zgjidheshin por Sukaj I është mbajtur kërkesës së tij.

Bashkia Shkodër, 8 milionë ekipit për fitoren ndaj korçarëve

0

Edhe për ndeshjen e rradhës me Skënderbeun, Bashkia Shkodër si administratorja e klubit të futbollit Vllaznia, ka akorduar të njëjtën premio si për ndeshjen e kaluar në Fier ndaj Apolonisë. Pra, në rast fitoreje në takimin  me korçarët, ekipi shkodran do të shpërblehet me 8 milionë lekë të vjetra. Nëse shuma e premtuar për fitoren në Fier tashmë është marrë nga futbollistët kuqeblu përmes bankës, ata kanë në dorë të marrin të njëjtën shumë sërish nëse fitojnë edhe në ndeshjen e rradhës.

Vujadinoviç me probleme. Do luajë me gjilpërë

0

Portieri I Vllaznisë Miroslav Vujadinoviç vazhdon të ketë probleme me kaviljen e këmbës së tij të djathtë. Ai edhe në Fier ka luajtur I parikuperuar plotësisht, dhe këtë gjë do bëjë edhe ndaj Skënderbeut. Madje portieri nga Podgorica edhe në stërvitjen e djeshme ka ndjerë jo pak dhembje e për rrjedhojë vërehet edhe një enjtje sërish e kaviljes megjithatë vetë ai dhe stafi mjekësor kanë bërë të ditur se Vujadinoviç do jetë në fushë ndaj Skënderbeut.

Vata:Vllaznia do ta mundë Skënderbeun

0

Trajneri i Vllaznisë Rudi Vata është i bindur se skuadra e tij mund t'ia dalë të fitojë pasditen e nesërme ndaj Skënderbeut. Një besim që ai e bazon tek puna e bërë këto ditë, entuziasmi i skuadrës dhe kualitetet që ka në rradhët e saj. “Unë besoj se i kemi kualitetet e duhura për ta fituar këtë ndeshje. Kemi një grup të mirë lojtarësh, nbi të gjitha solid. Vetë përballja me një kundërshtar të tillë të motivon dhe prandaj nuk kam aspak frikë përpara kësaj ndeshje”-ka thënë ai.

Ferid Rragami, gati nderimi si “Legjenda e futbollit shqiptar”

0

Pas pak ditësh, Federata Shqiptare e Futbollit pritet të zhvillojë një ceremoni interesante për të nderuar disa figura të shquara të futbollit shqiptar ndër vite. Një ndër ta që pritet të nderohet me titullin  e lartë "Legjenda e futbollit shqiptar" është edhe ish-futbollisti i Vllaznisë Ferid Rragami. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë FSHF-së sipas të cilave, krahas Rragamit do nderohet edhe Faruk Sejdini dhe ndonj tjetër.

Vllaznia, gati dy blerje të reja shumë të rëndësishme

0

Mund të duket e çuditshme por është e vërtetë. Vllaznia pavarësisht zhurmës që po bën në media gjoja për blerje të bujshme në janar, në fakt duket se nuk ka asgjë serioze në këtë mes. Mungojnë paratë e prandaj nuk bëhet fjalë të vijnë as Bala, Lika, Dushku dhe as Boadu e Ambouret. Në kushte të tilla, trajneri Vata i ka hyrë seriozisht stërvitjes dhe me shumë mundësi në janar, pasi të ketë bërë edhe një fazë të mirë përgatitore, të jetë në formacion.

Vllaznia, plani B i merkatos: Boadu dhe Ambouret

0

Drejtuesit e Vllaznisë e kanë marrë seriozisht punën e merkatos së janarit. Ata përveçse janë vënë në ndjekje të tre futbollistëve të Tiranës, LIkës, Balës dhe Dushkut, nuk po qëndrojën duarkryq duke menduar edhe për një refuzim të këtyre lojtarëve ose pamundësi për t’u shkëputur nga bardheblutë. Për këtë arsye, mësohet se drejtuesit kuqeblu kanë gati planin B të merkatos.