Takimi i sotëm me Skënderbeun po pritet me shumë interes interes në Shkodër. Tifozë të shumtë pritet të jenë në shkallët e stadiumit për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës për arritjen e një fitoreje të bukur në këtë takim. Ajo që vlen është besimi i futbollistëve dhe i trajnerit Vata tek suksesi. Skuadra duket e karikuar për të bërë më të mirën e mundshme në këtë takim dhe kuptohet që shpresat e mëdha janë tek dyshja sulmuese Sukaj- Vajushi. Por patjetër që edhe repartet e tjera duhet të jenë në lartësinë e detyrës. Vllaznisë i duhet shumë fitorja e sotme, për renditje, për moral por edhe për imazh. Një skuadër që nuk duhet të shquhet veç për probleme në media por edhe për rezultate të larta sportive. Ndryshimet e fundit në pankinë shkodrane kanë ndryshuar shumë gjëra për mirë. Tifozët kuqeblu pritet të jenë të bollshëm në këtë ndeshje por jo vetëm kaq, edhe të zjarrtë. Vllaznia sigurisht që ka nevojë për mbështetjen e tyre dhe kjo nuk ka as më të voglin dyshim. Por edhe ata kanë nevojë për Vllaznisë sepse një fitore e saj, ua bën më të bukur jetën atyr. Prandaj, fitore Vllazni!