Vllaznia, dënimi që erdhi për Kosovën- Viti 1971

0

Dënimi të gjithë ekipeve të klubit Vllaznia për shkak të “sjelljes jo të mirë” të volejbollistëve të saj në Kosovë, është ende edhe sot pas 40 vitesh, një mister i madh.

Pamje ekskluzive: Si festonin shkodranët titullin kampion 19 vjet më parë! (VIDEO)

0

Padyshim që kur sheh këto pamje të krijon vetëvetiu emocion. Besoj jo vetëm për shkodranët dhe tifozët e Vllaznisë por edhe për shumëkënd tjetër. Ka qenë festa e titullit kampion të kuqebluve, në verën e vitit 2001. Ka qenë titulli i fundit i fituar nga ato. Që atëherë nuk ka patur më festë të tillë. Dhe njerëzit e këtij qyteti në fakt meritojnë më shumë festa të tilla. Sepse mënyra si festojnë ato është e veçantë.

Rrëfehet basketbollisti shqiptar: Përfundova në burgun e Spaçit, dashurova vajzën e ambasadorit italian

0
Rezidencat e ambasadave të huaja në Shqipëri në kohën e regjimit dikatorial ishin “molla e ndaluar”. Por këtë s’mund ta besonte dot Ernest Tushe, djaloshi 17-vjeçar që dashuronte vajzën e ambasadorit italian në Shqipëri, Giuseppe Sferlazzo, i cili shërbeu...

Video e rrallë! Shijoni golat e shënuesit më të mirë të futbollit shqiptar

0
Sot kampionati shqiptar i futbollit po vuan për një sulmues tipik. Dhe kjo padyshim që ndikon në cilësinë e ndeshjeve sepse kur nuk ka gol, nuk ka as bukuri. Vetëm pak vite më parë në fakt ishte ndryshe. Vioresin...

Sportistët shkodranë që kanë luajtur dhe kënduar muzikë

0

Nga Qamil Gjyrezi


Shkodra është djepi i artit, kulturës dhe sportit. Disa sportistë të shquar shkodranë kanë luajtur në një instrument muzikorë dhe kanë kënduar muzikë në jetën e tyre. Më vonë ato janë ushtruar dhe kanë zhvilluar aktivitet sportiv, në fusha të ndryshme, si futboll, basketboll, volejboll, atletikë, ping-pong. Muzika ndikon në planin mendorë dhe fizik tek njeriu.

Nostalgji/ Kur Vllaznia shpallej kampione 40 vjet më parë

0
Viti 1978 mbetet i rëndësishëm në historinë e futbollit shqiptar. Vllaznia shpallej kampione e Shqipërisë, luante me sukses ndaj Austrisë së Vjenës dhe padyshim që ato emocione janë ende kujtesën e të gjithë shkodranëve që i kanë përjetuar ato....

DOSSIER: 1948, Vllaznisë “i vjedhin” një titull kampion

0
Nga Gjergj KOLA Ishte shumë e qartë tashmë. Dalja në skenë e skuadrës së ushtrisë dhe më pas edhe e asaj të Ministrisë së Brendshme, do ishin krejtësisht në dëm të Vllaznisë dhe skuadrave të tjera të rretheve. Në ato...

Edi Martini, shijojeni klasin dhe talentin e tij (VIDEO)

0

Historia e futbollit shkodran padyshim që është e shoqëruar me shumë emra të njohur të cilët kanë kontribuar në vite për fanellën e Vllaznisë. Padyshim që Edi Martini konsiderohet një nga elementët më të spikatur të skuadrës kuqeblu pas viteve '90. Një element i cili ka spikatur me lojën, golat, klasin dhe talentin e tij. Brezi i ri sot ndoshta nuk ia ka shumë idenë se kush ka qenë Martini në fushën e lojës dhe e mendojnë atë vetëm me paraqitjen e tij të tanishme si trajner.

Reparti i kampioneve dhe i rekordmeneve

0

I vura këtë titull mbas tërë grupi përbëhej prej kampionesh dhe rekordmenesh. është reparti i atleteve të Vllaznisë së Shkodrës që në këto ditë të ftohta janari zhvillon stërvitje të rregullta në stadiumin "Vojo Kushi" të qytetit. Ishin 12 veta. Secila prej tyre është kampione dhe rekordmene në një garë. Bile shumica e tyre mban nga 2-3 rekorde. Pjesa më e madhe e tyre nuk i ka mbushur akoma 16 vjetët.
Le t'u prezantojmë me to. Mjeshtrja e sportit Sebije Keraj rekordmene në vrapimin 400 m për të rriturat, infermierja e ardhshme Xhemalie Kavaja, rekordmene e 800 m për të rejat, fshatarja nga Dukagjini Lule Ndoja, kampione e shtizës për të rriturat gjatë vjetëve 1959 dhe 1960, Shaqe Nika rekordmene për junioret e rritura në 400 m, Mara Frroku rekordmene për junioret e rritura në kërcimin së gjati dhe vrapimin 100 m dhe pastaj me rradhë Suzana Veseli rekordmene për junioret e rritura në shtizë, Fasilet Luli rekordmene për junioret e mesme në disk dhe gjyle, Fejzije Rizai rekordmene për junioret e mesme në kërcimin së larti dhe shtizë, Myzejen Duli në 60 dhe 100 m, Mimoza dhe Valdete Meta në 200 dhe 80 m me pengesa dhe kërcimin së gjati dhe së fundi, Françeskina Gilaj në disk.

“Xheladin Fishta”, fidanishtja e futbollit shkodran

0

Nga Nadir Erkoçi*

Në qendër të qytetit të Shkodrës, pranë teatrit “Migjeni”, prej afro 56 vitesh funksionon një shkollë. Ajo mban emrin e një mësuesi dëshmor dhe sportisti, Xheladin Fishta.  Historia e saj 56-vjeçarë qëndron kenare në stendat e muzeut të shkollës. Në pavionet e saj mund të veçojmë atë sportiv sepse ky pavion ia rrit vlerat jo vetëm shkollës por edhe qytetit të Shkodrës. Aty është historia sportive e një prej sporteve më popullorë, ajo e fidanishtes së futbollit.