Java 6, Vlora në kor “Ja fitore, ja biem e ‘vdesim'”

0

Analizë nga Redan BUSHATI

Qyteti i Vlorës pret këtë fundjavë kryendeshjen e javës së 6-të të Kategorisë Superiore, Flamurtari-Tirana. Kuqezinjtë, pas barazimit në shtëpi me Shkumbinin (1-1) dhe disfatës në Durrës me Teutën (2-1), kërkojnë të bëjnë kthesën. Por a është ky momenti për t’u futur në shinat e luftës për titull kampion a duhet pritur ende? Një gjë është e sigurtë, nëse Flamurtari humbet me 24 herë kampionët e vendit, atëherë “lamtumirë titull”.

Mirë se vjen sezon i ri!

0

Pak rreshta nga Smajl Alijaj

Po u flas si shok, si mik
Për këtë vit futbollistik
Me këto fjalë plot dashuri
Mirë se vjen sezon i ri

Punë të mbarë e pa gënjeshtra z. Duro!

0

Opinion nga Senad NIKSHIQI

Ka kohë që të paktën ne gazetarët, ende pa filluar Kampionati e kemi ditur qe edhe Vllaznia e sivjetshme nuk do jetë nga ata anijet gjingnde që mund ta kapë e para fundin e garës. Edhe pse bindja jonë ka qenë e ndryshme, në ato çfarë janë raportuar secili është munduar të tregohet profesionst duke suportuar ekipin, blerjet e shumta dhe fjalët optimiste të drejtuesve. Janë zhvilluar katër ndeshje, të mjaftueshme për të kuptuar se edhe kësaj here kuqeblutë nuk do gëzojnë ditët e tyre më të mira, përkundrazi.

Leksioni që na dha Apolonia e Gjokës

0

Opinion nga Gjergj KOLA

Ai që Apolonia i dha Vllaznisë sot, ishte një leksion i vërtetë. Barazimi 1-1 brenda në "Loro Boriçi" duhet t'i shkundë mirë shkodranët. Para ndeshjes kam qenë shumë optimist për një fitore të thellë të Vllaznisë në këtë ndeshje, madje isha gati "të vija bast" me mikun time, trajnerin e Apolonisë Ernest Gjoka. Kur unë i thoja se do mundej 2 ose 3 me zero, ai qeshte.

Të kthehet menjëherë profesor Vata!

0

Opinion nga Aleksandër Kaçi
Ajo çfarë mendoj unë pas ndeshjes së sotme të Vllaznisë me Apoloninë, është që të kthehet menjëherë trajner, profesor Rudi Vata. Si mendojnë Troshani e kompani që s'kanë qenë asnjëherë as futbollistë të nivelit shumë të lartë, as gazetarë niveli, as specialistë niveli, se mund të kesh rezultate vetëm se je kundër një lojtari legjendë i cili ka qenë edhe kapiten i kombëtares më shumë se çdokush tjetër?

Giani De Biazi asht ma “nacionalist” se të gjithë!

0

Opinion nga Qamil Gjyrezi*

De Baizi asht ma "nacionalist" se të gjithë gazetarët, kritikët dhe të interesuarit për kombëtaren tonë, pasi asht profesionist dhe i paanshëm! Ai i ka përzgjedhë me shumë profesionalizëm futbollistët e kombëtares shqiptare që asht dhe do të jetë gjithmone "një e vetëm një", me shqiptarë të Shqipënisë dhe shqiptarë kudo që janë në Kosove, Maqedoni, Mal të Zi dhe Diasporë.

Vllaznia nuk e ka akoma “stofin” e pretendentes

0

Opinion nga Eduard Ilnica

Jemi në prag të javës së katërt të kategorisë superiore, skuadrat akoma nuk kanë përvijuar objektivat konkretë, pavarësisht deklaratave në fillim të sezonit. Pas disa javësh do të kemi konfigurimin më të saktë dhe pretendimet më realë të secilit ekip. Natyrisht, shumë ekipe në këtë sezon të ri kanë pësuar ndryshime rrënjësore, ku ndër ta është edhe Vllaznia. Kujtojmë që nga skuadra shkodrane janë larguar plot 14 futbollistë dhe janë afruar thuajse aq, 12.

Vllaznia do ketë probleme fizike

0

Analizë nga Alban HASANI*


Vllazninë unë nuk e shikoj mirë në aspektin fizik sepse nuk ka ba një fazë përgatitore të mirëfilltë. Them të mirëfilltë sepse sado kushte të mira të kesh, fazë përgatitore në Shkodër, në temperatura 40 gradë nuk mund të bësh.Nuk e di se ku ka qenë problemi, ndoshta edhe ana financiare por nëse është e vërtetë se ka këmbëngulur trajneri për të qëndruar në Shkodër, mendoj se ka gabuar.

Nga Vllaznia unë pres më shumë

0
Analizë nga Nikoll Gjergji*Vllaznia mendoj se bëri një paraqitje të mirë duke pasë parasysh se përballë nuk kishte ndonjë kundërshtar çfarëdo. Vërtetë Luftëtari vjen...

Mos bini pre e provokimeve të Dukës, jam krenar si shqiptar!

0

Nga Granit XHAKA

“Marr shkas për t’ju drejtuar te gjithë sportdashësve anembanë trojeve shqiptare me këtë letër të hapur, pasi para dhe pas ndeshjes së fundit, që për fat të keq isha kundërshtar me skuadrën e kombit tim, është hapur një luftë e paprecedent kundër personit tim dhe bashkëlojtarëve të mi nga disa media të veçuara sportive dhe opinioniste, por më shumë nga vetë Z. Armando Duka, që është edhe fajtori për humbjen e shumë talenteve kuqezi.