Petrit Hoxha: Edhe më 1992 kemi marrë pjesë me 4 peshëngritës në Olimpiadë

0

Në disa media, ditët e fundit është trumbetuar fakti që për herë të parë peshëngritja shqiptare ka arritur të sigurojë të drejtën të marrë pjesë në Olimpiadë me katër sportista këtë herë. Por nuk mendojnë kështu, dy shkodranë që kanë qenë protagonistë të një pjesmarrje tjetër me kaq sportistë në një Olimpiadë të kaluar.

Barkiçi: Shtanga shqiptare, një sukses I madh

0

Sigurimi I katër vendeve për në Olimpiadën “Londra 2012” nga peshëngritësit shqiptarë, konsiderohet një sukses I madh nga trajneri I ekipit kombëtar të peshëngritjes, shkodrani Genc Barkiçi. Sipas tij, ky është një eveniment që duhet të gjejë edhe jehonën e duhur në ambjentin sportiv shqiptar. “Kemi bërë një paraqitje të mirë në Botërorin e fundit të zhvilluar në Paris.

Erkand Qerimaj me temperaturë. Vetëm i 11-ti në Botëror

0

Është pritur me shumë interes gara e peshëngritësit shkodran Erkand Qerimaj në pasditen e së enjtes në Kampionatin Botëror të Parisit. Ai ka konkurruar në peshën 77 kg dhe në stilin e shkëputjes ka arritur të ngrejë 152 kg duke u renditur i 11-ti në këtë stil. Pritej ndërkohë shumë në stilin e shtytjes që është i preferuari për të, por sërish ka ngritur vetëm 186 kg, 10 kg më pak nga ato çfarë kishte deklaruar dhe që i kishte ngritur në stërvitje.

Erkand Qerimaj sot në pedanën e Botërorit

0

Pasditen e sotme, më konkretisht në orën 16.30, në Paris të Francës do nisë gara e peshës 77 kg për Kampionatin Botëror të peshëngritjes. Me shumë interes paraqitet kjo peshë ngaqë në të konkurojnë dy peshëngritësit shqiptarë, Erkand Qerimaj dhe Hysen Pulaku. Më së shumti, interesi paraqitet për Qerimajn që është pika më e fortë e kombëtares shqiptare.

Tuzi: Qerimaj do sigurojë një vend për në Olimpiadë

0

Me 5-13 nentor ne Paris te Frances zhvillohet kampionati Botetor i peshengritjes dhe ne kete aktivitet shume te rendesishem te shtanges merr pjese natyrshem edhe ekipi perfaqesues shqiptar. Ne rradhet e tij natyrisht qe nuk mund te mungonte nje nga sportistet me te mire te vendit, pikerisht shkodrani Erkand Qerimaj. Forma e ketij sportisti duket e mire dhe objektivi i tij eshte shume i rendesishem: zenia e nje vend qe siguron te drejten e pjesmarrjes ne Lojerat Olimpike te vitit te ardhshem qe zhvillon ne Londer.

Xhulio Prroni, fitues i Kupës së Shqipërisë

0

Ditën e djeshme është zhvilluar në Tiranë Kupa e Shqipërisë në peshëngritje për të rritur. Rezultatin më të mirë ndër sportistët e Vllaznisë që kanë marrë pjesë në këtë garë, e ka arritur Xhulio Prroni i cili ka zënë vendin e parë në peshën 85 kg duke ngritur 140 kg në shkëputje dhe 170 në shtytje. Me 310 kg në dygarësh ai nuk është arritur nga asnjë sportist tjetër dhe prandaj ka zëvë vendin e parë në këtë peshë duke u shpallur fitues i Kupës së Shqipërisë.

Peshengritja shkodrane, “boom” ardhjesh ne palester

0

E ardhmja e peshengritjes shkodrane eshte e garantuar. Elementi i ri qe mbush çdo dite sallen e ketij sporti, eshte treguesi me i mire per kete gje. Njeri nga trajneret qe punon me ekipin e Vllaznise, Muhamet Tuzi eshte shume entuaziat per punen qe behet dhe deshiren e madhe qe kane te rinjte shkodrane per t’u marre me kete sport.

Emanuel Lushi, e ardhmja e peshëngritjes shkodrane

0

Peshëngritja shkodrane e ajo shqiptare shumë shpejt mund të ketë një tjetër sportist i cili mund të arrijë rezultate të larta Ndërkombetare. Bëhet fjalë për Emanuel Lushin, një djalë 13 vjeçar i cili është pjesë e Vllaznisë dhe çdo ditë stërvitet në palestrën e peshëngritjes. Trajneri i tij Muhamet Tuzi në bazë të të dhënave që ka Emanuali beson se brenda një kohe të shkurter ai do jetë në piedastal në garat Ndërkombëtare duke ndjekur shembullin e peshëngritësit të njohur Erkand Qerimaj i cili ka koleksionuar një sërë medaljesh europiane e botërore.