Peshëngritësit e Vllaznisë paraqitje të mire në kampionatin e moshave

Këto ditë në Durrës është zhvilluar kampionati kombëtar i moshave për të rinj dhe paratërinj. Në të përveç sportistëve të ekipeve të tjera të vendit, kanë marrë pjesë edhe 6 sportistë të Vllaznisë të drejtuar nga trajnerët Artur Lagja dhe Muhamet Tuzi dhe konkretisht Sheuqet Tivari, Dean Tula, Stiven Krahi, Fatjon Sokoli, Esamed Bajraktari dhe Lagja.
Erkand Qerimaj me temperaturë. Vetëm i 11-ti në Botëror
Është pritur me shumë interes gara e peshëngritësit shkodran Erkand Qerimaj në pasditen e së enjtes në Kampionatin Botëror të Parisit. Ai ka konkurruar në peshën 77 kg dhe në stilin e shkëputjes ka arritur të ngrejë 152 kg duke u renditur i 11-ti në këtë stil. Pritej ndërkohë shumë në stilin e shtytjes që është i preferuari për të, por sërish ka ngritur vetëm 186 kg, 10 kg më pak nga ato çfarë kishte deklaruar dhe që i kishte ngritur në stërvitje. PARADOKSI/ Edi Rama e uron si kampion, qeveria e shpërblen Briken Caljen si nënkampion
Qerimaj vë ALARMIN: S’kemi doktorë për Doping, na japin para vetëm kur marrim MEDALJE
Emanuel Lushi merr pjesë në Kampionatin Botëror të 17 vjeçarëve

Ka mjaftuar heqja e pezullimit nga Federata Botërore e Peshëngritjes për Federatën tonë dhe ajo i është kthyer menjëherë pjesmarrjeve të saj në aktivitetet e rëndësishme ndërkombëtare. Mëngjesin e djeshëm është nisur drejt Sllovakisë peshëngritësi 16 vjeçar shkodran Emanuel Lushi i shoqëruar nga trajneri i kombëtares shqiptare Genc Barkiçi. Ata do të përfaqësojnë vendin tonë në Kampionatin Botëror të 17 vjeçarëve. Sigurisht që ky nuk është momenti më i mirë për të garuar për pshëngritësin e talentuar të Vllaznisë ngaqë ai vjen pas një dëmtimi të vogël që e ka lënë atë dy javë pa stërvitje të plotë megjithatë Lushi ka premtuar se do të bëjë më të mirën në këtë kompeticioni shumë të rëndësishëm.
Deklarata rrëqethëse e ish-nënkampionit të Botës Ilir Suli: Ikni nga ky vend, vetëm kjo...
Peshëngritje/Evagjeli Veli, medalje e bronztë në Europianin e Moskës
Deklarata e Qerimajt: S’kam përdoruar substanca të ndaluara
Ditën e sotme, ashtu siç pritej ka patur një reagim nga peshëngritësi Erkand Qerimaj. Lajmet e publikuara në të gjitha mediat sportive, sigurisht që e kanë shokuar atë. Fakti që është shkruajtur se ai ka rezultuar pozitiv në testin e antidopingut pa ardhur përgjigja përfundimtare nga Federata Botërore e Peshëngritjes, e bëjnë shkodranin të mendojë se diçka mund të jetë kurdisur kundër teje. Përmes një deklarate për shtyp, ai ka sqaruar gjithçka në lidhje me këtë çështje duke thënë se është i pafalshëm dhe pret ballëhapur vendimin që do vijë në ditët e ardhshme nga Federata Botërore e Peshëngritjes. Ja deklarata e plote e tij dhene sot:



















