Ditën e djeshme në Durrës janë zhvilluar garat e Kupës së Shqipërisë në peshëngritje për të rritur. Vllaznia është përfaqësuar në këto gara me gjashtë sportistë dhe pikërisht me Emanuel Lushin, Gridi Jahjen, Marjan Bregun, Vasil Trebicken, Xhulio Prronin dhe Isa Balën. Nga to, figurën më të mirë e kanë bërë sportistët Emanuel Lushin dhe Xhulio Prroni që kanë zënë vende të para në peshat e tyre dhe pikërisht i pari në 62 kg dhe i dyti në peshën 95 kg. Bregu e Jahja ndërkohë janë mjaftuar me vendet e dyta ndërsa Trebicka është renditur i katërti.

Ndërkohë Vllaznia si ekip ka arritur të grumbullojë 406 pikë në renditjen ekipore duke qenë vetëm 7 pikë larg Teutës që zuri vendin e parë dhe u shpall fituese e Kupës së Shqipërisë për vitin 2015. Nëse peshëngritësi shkodran Isa Bala do të kishte arritur të renditej në peshën e tij, natyrisht që Vllaznia do ishte renditur e para megjithatë peshëngritësi i njohur ka dështuar në provat e tij duke mos arritur t’i japë pikë ekipit.
Gjergj KOLA