Plot 4 mungesa do të ketë ekipi i Adës për ndeshjen e kësaj jave me Tërbunin. Do të mungojnë dy mbrojtësit, Besart Çokaj dhe Artan Thorja, mesfushori Denis Çokaj dhe sulmuesi Arlind Ferhati. Të katër këta futbollistë do të mungojnë për të njëjtën arsye: kanë plotësuar numrin tre të kartonave të verdhë dhe do të jenë të skualifikuar për ndeshjen e rradhës. Natyrisht që të tilla mungesa do të ndikojnë tek skuadra dhe trajneri Kreshnik Krepi është i vetëdijshëm për këtë gjë. Duke folur për gazetën “SHKODRA SPORT” ai do të shprehej:

“Janë mungesa të rëndësishme sepse jo vetëm që ndikojnë në ndërtimin e formacionit me të cilin do luajmë ndaj Tërbunit, por na zbehin shumë alternativat që do të kemi në dispozicion për këtë takim. Megjithatë, pavarësisht këtyre mungesa ve, jam i bindur se Ada do të paraqitet mirë në këtë përballje dhe të jeni të bindur se jo vetëm që nuk do të pësojmë shumë gola si herën e kaluar por do të tentojmë për të marrë një rezultat pozitiv”. Ndërkohë, sa i takon përgatitjeve për sfidën e rradhës, pikërisht sot do të përcaktohet edhe stadiumi ku do të luhet kjo ndeshje. Drejtuesit velipojakë janë duke u munduar që ta luajnë këtë ndeshje në Lezhë megjithatë vendimi përfundimtar do të merret ditën e sotme.

© shkodrasport.com