Erkand Qerimaj me temperaturë. Vetëm i 11-ti në Botëror

0

Është pritur me shumë interes gara e peshëngritësit shkodran Erkand Qerimaj në pasditen e së enjtes në Kampionatin Botëror të Parisit. Ai ka konkurruar në peshën 77 kg dhe në stilin e shkëputjes ka arritur të ngrejë 152 kg duke u renditur i 11-ti në këtë stil. Pritej ndërkohë shumë në stilin e shtytjes që është i preferuari për të, por sërish ka ngritur vetëm 186 kg, 10 kg më pak nga ato çfarë kishte deklaruar dhe që i kishte ngritur në stërvitje.