Motra konkuron për Shqipërinë, vëllai për Brazilin: Duam të shkruajmë historinë
Europiani i peshëngritjes, Qerimaj vendos rekord kombëtar por nuk merr medalje
Drejtuesit e Federatës po e shkatërrojnë peshëngritjen
Opinion nga Muhamet TUZI

Erkand Qerimaj: U riktheva dhe tashmë do jem edhe më i fortë

Pas pezullimit 13 mujor Erkand Qerimaj është rikthyer sërish në pedanë. Peshëngritësi shkodran ka marrë pjesë në garat e Kupës së Shqipërisë të zhvilluara dy ditë më parë në Elbasan dhe ka zënë vendin e parë në peshën e tij. Mbi të gjitha ka treguar se është sërish në formë dhe premton se do të kthehet edhe më I fortë se ka qenë para pezullimit. “Kam patur më pak se 20 ditë në dispozicion për t’u stërvitur në nivele të larta sepse kam patur një dëmtim në gju por stërvitja që kam zhvilluar në Greqi më ka bërë mirë. Fakti që në garat e Kupës së Republikës arrita të ngrejë 187 kg, pra vetëm 3 kg më pak se në Europianin ku u shpalla kampion Europe, tregon se jam në një formë të mirë sportive. Megjithatë më duhet shumë punë për ta ruajtur këtë gjendje dhe për ta përmirësuar edhe më shumë ngaqë në prag është Kampionati Botëror ku do të marr pjesë”-ka thënë ai për gazeten.