Pas suksesit të jashtëzakonshëm të një dite më parë të Briken Caljës, sot ishte radha e Erkand Qerimajt të ngjitej në pedanën e europianit që po zhvillohet në Gjeorgji.

Peshëngritësi nga Shkodra garoi në baterinë B, ku në stilin e shkëputjes vendosi rekord kombëtar me 159 kilogramë të ngritura, ndërsa në shtytje realizoi provën e saktë me 188 kilogramë, ndërsa provoi për medalje 193 dhe 194 kilogramë, por nuk ia arriti.

“Disa probleme teknike na vonuan nxemjen. Nuk arritëm t’i nxirrnim maksimumin ndonese e provuam”, shkroi pak pas garës në rrjetet sociale peshëngritësi.

Tashmë priten rezultatet e baterisë A për të parë pozicionimin e Qerimajt në këtë Europian. Pasdite do te jete ne pedane peshengritesi tjeter i kombetares shqiptare Daniel Godelli.