Ditën e sotme është publikuar nga Federata Botërore e peshëngritjes ranglista përfundimtare e vitit 2017 për secilën peshë, si për meshkuj ashtu edhe për femra. Tek e para, pikërisht ajo e peshës 77 kg ku kanë konkurruar dy emrat më të shquar të peshëngritjes shqiptare, Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli. Shkodrani është i pozicinuar në vendet 6-8 me të njëjtën peshë të ngritur, 348 kg në dygarësh (rezultati i tij më i mirë), po aq sa amerikani James Harrison Maurus dhe rumuni Constantin Razvan Martin.

Ndërkohë, Godelli me 347 kg, është i renditur në vendin e nëntë në botë për këtë vit që po mbyllet.

Një renditje e tillë është postuar në faqen e tij personale në facebook nga Qerimaj i cili shkruan: “Dita e fundit e vitit 2017 mbyllet me renditjen më te mirë nga ekipi Shqiptar i meshkujve në të gjitha garat e vitit në ranglisten botërore dhe me dy medalje, argjend e bronz nga Europiani i Splitit. Vitin që vjen më presin sfida e gara të rëndësishme. Ju uroj një vit të mbarë, veç të mira në 2018”
© shkodrasport.com