Tronditet peshëngritja shqiptare, shtangisti i njohur rezulton me doping

0
Sikur mos të mjaftojë momenti i vështirë në aspektin e rezultateve, me Shqipërinë që nuk ka aktualisht asnjë peshëngritës brenda normës olimpike për “Paris 2024”, shtanga kuqezi vijon të njolloset nga skandalet e dopingut. Sipas “Panorama Sport”, në njoftimin e...

Vllaznia pretendon titullin kampion në garat e shtatorit

0

Vllaznia do të synojë titullin kampion në peshëngritje me të rriturit këtë vit. Kampionati kombëtar që do të zhvillohet në muajin shtator, po pritet me interes në ekipin shkodran teksa pretendohen disa vende të para nga sportistët e tij dhe po ashtu edhe titulli kampion si ekip. Njëri nga trajnerët e këtij ekipi, Muhamet Tuzi, në një intervistë për gazetën shkodrasport.com ka evidentuar dhe sportistët më në formë tek të cilët ka besim për rezultate të larta si në garat e kampionatit kombëtar ashtu edhe në aktivitetet ndërkombëtare.

I pastër nga dopingu, Briken Calja zyrtarisht kampion!

0
Briken Calja është padyshim sportisti i vitit që lëmë pas. Për herë të parë peshëngritësi nga Shtërmeni fitoi një medalje të Artë Botërore në sportin e peshëngritjes, duke bërë historinë në një disiplinë që i ka dhënë tradicionalisht Shqipërisë...

Kampionati i peshëngritjes mund të zhvillohet në Shkodër

0

Kampionati kombëtar I peshëngritjes për të rritur mund të zhvillohet në qytetin e Shkodrës. Vendimi pritet të merret këto ditë nga kryesia e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Në fakt, ky kampionat duhej të ishte zhvilluar që në muajin mars si zakonisht, por mos hapja e fondeve nga ana e Qeverisë për këtë federatë, bëri që ky aktivitet të shtyhet. Tashmë fondet e Federatës janë hapur dhe Federata do të organizojë kampionatin e të rriturve. Janë duke u shqyrtuar të gjithë variantet e mundshme dhe organizimi I tij në Shkodër është një mundësi serioze.

Mungojnë fondet, shtyhet kampionati kombëtar i peshëngritjes

0

Sporti I peshëngritjes prej vitesh ka zhvilluar kampionatin kombëtar të të rriturve gjatë muajit mars. Por nuk do të ndodhë kështu këtë vit. Mos hapja e fondeve për Federatën, ka bërë që gjithçka të shtyhet për më vonë por kjo ka ndikuar për keq tek stërvitja e sportistëve të Vllaznisë. Kjo deklarohet nga njëri prej trajnerëve të këtij ekipi, Muhamet Tuzi në një intervistë për gazetën www.shkodrasport.com kur shprehet:

Deklarata e Qerimajt: S’kam përdoruar substanca të ndaluara

0

Ditën e sotme, ashtu siç pritej ka patur një reagim nga peshëngritësi Erkand Qerimaj. Lajmet e publikuara në të gjitha mediat sportive, sigurisht që e kanë shokuar atë. Fakti që është shkruajtur se ai ka rezultuar pozitiv në testin e antidopingut pa ardhur përgjigja përfundimtare nga Federata Botërore e Peshëngritjes, e bëjnë shkodranin të mendojë se diçka mund të jetë kurdisur kundër teje. Përmes një deklarate për shtyp, ai ka sqaruar gjithçka në lidhje me këtë çështje duke thënë se është i pafalshëm dhe pret ballëhapur vendimin që do vijë në ditët e ardhshme nga Federata Botërore e Peshëngritjes. Ja deklarata e plote e tij dhene sot:

 

Klubi Vllaznia “shpërblen” ekipin e peshëngritjes. I zbret fondin

0

Ndodh edhe kështu. Në vend që të pretendojë rritjen e fondit për vitin aktual, ekipi I peshëngritjes së Vllaznisë do të ketë më pak fond në dispozicion për vitin 2012 nga ana e klubit. Nuk bëhet fjalë për ndonjë reduktim të madh të fondit por e rëndësishme është që ky ekip sivjet do ketë 500 mijë lekë të vjetra më pak në dispozicion. Lajmi bëhet I ditur për gazetën online shkodrasport.com nga njëri prej trajnerëve të këtij ekipi Muhamet Tuzi që do thoshte: “Na është komunikuar nga ana e drejtuesve të klubit që sivjet do kemi 500 mijë lekë të vjetra më pak në dispozicion. Më duket paksa absurde kjo gjë sespe jemi ekip kampion dhe në vend që të pretendojmë rritjen e fondit, na e zvogëlojnë atë. Kjo nuk është aspak normale.

Erkand Qerimaj shpallet Kampion i Mesdheut

0
Peshengritesi shkodran Erkand Qerimaj arrin nje tjeter sukses ne arenen nderkombetare. Ne garat e zhvilluara sot ne San Marino te vlefshme per Kupen e 12-te Mesdhetare, ai ka zene vendin e pare ne peshen 81 kg dhe eshte shpallur...

Emanuel Lushi i 7-ti në 22 pjesmarrës në Gran Prix të Azerbajxhanit

0

Peshëngritësi 16 vjeçar shkodran Emanuel Lushi është renditur i shtati në 22 pjesmarrës në Grand Prix të Azerbajxhanit. Gara është zhvilluar ditën e sotme dhe mund të konsiderohet një paraqitje shumë e mirë për të. Kjo ngaqë siç mësohet gara nuk ka qenë për 17 vjeçarët në vete dhe për 20 vjeçarët në vete. Ka qenë një garë e përbashkët për të gjithë sportistët e kësaj peshe dhe Lushi kësisoj ka qenë më i vogli duke patur një diferencë të dukshme moshe me të tjerët. Megjithatë kjo nuk e ka penguar atë që të ngrejë 112 kg në shkëputje dhe 132 kg në shtytje duke përmirësuar kështu ndjeshëm rezultatet e tij të arritura në Kampionatin Europian të 17 vjeçarëve pak muaj më parë ku u rendit i treti në kontinent.