Emanuel Lushi merr pjesë në Kampionatin Botëror të 17 vjeçarëve

0

Ka mjaftuar heqja e pezullimit nga Federata Botërore e Peshëngritjes për Federatën tonë dhe ajo i është kthyer menjëherë pjesmarrjeve të saj në aktivitetet e rëndësishme ndërkombëtare. Mëngjesin e djeshëm është nisur drejt Sllovakisë peshëngritësi 16 vjeçar shkodran Emanuel Lushi i shoqëruar nga trajneri i kombëtares shqiptare Genc Barkiçi. Ata do të përfaqësojnë vendin tonë në Kampionatin Botëror të 17 vjeçarëve. Sigurisht që ky nuk është momenti më i mirë për të garuar për pshëngritësin e talentuar të Vllaznisë ngaqë ai vjen pas një dëmtimi të vogël që e ka lënë atë dy javë pa stërvitje të plotë megjithatë Lushi ka premtuar se do të bëjë më të mirën në këtë kompeticioni shumë të rëndësishëm.

Palestra e re e shtangës gati, Qerimaj falenderon kryeministrin

0
Palestra e re e sportit të peshëngritjes pranë Tirana Olimpik Park është gati, ajo që do të jetë shtëpia e re e shtangës shqiptare, ku do të stërviten kampionët kuqezinj. Ai që ka publikuar fotot e para të palestrës...

Erkand Qerimaj e mbyll në vend të gjashtë Kampionatin Botëror

0
Peshëngritësi shkodran nuk ka arritur dot të marrë ndonjë medalje në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka qenë shumë pranë saj në stilin e shkëputjes ku është renditur i katërti ndërsa në...

Petrit Hoxha: Gjendjen e peshëngritjes shkodrane nuk e shoh të mirë

0

Gjatë këtyre ditëve ka qenë në Shkodër edhe ish- trajneri i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare të peshëngritjes, Petrit Hoxha. Ai prej vitesh jeton me familjen e tij në Gjermani megjithatë nuk mund të qëndrojë larg vendit të tij të cilin e viziton shpesh. Ka ndodhur kështu edhe këto ditë dhe kur vjen në Shkodër kuptohet që nuk mund të qëndrojë pa takuar ish- sportistë dhe kolegë të tij apo pa vizituar palestrën e peshëngritjes. Ka ndodhur kështu edhe këtë herë megjithatë njeriu që ka nxjerrë një sportist si Dedë Dekaj, një nga më të mëdhenjtë e sportit shqiptar, nuk është shumë i kënaqur me gjendjen e peshëngritjes shkodrane.

Jepini atë që i takon Erkandit!

0
Erkand Qerimaj ka dhene nje interviste për “Albanian Free Press”. Ka folur rreth medaljes së shumëpritur që siguroi pas skandalit me peshëngritësin rumun. Ndërkohë, fenomeni “doping” ka tronditur aktualisht në “themele” edhe peshëngritjen shqiptare, Qerimaj thotë se duhet lexuar...

ZYRTARE/ Erkand Qerimaj merr medaljen e bronztë, doli i treti në kampionatin Botëror

0
Erkand Qerimaj është fituesi i medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, i zhvilluar në muajin dhjetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qerimaj u pozicionua i katërti në garë, por përfitoi nga përjashtimi i kundërshtarit Dimitru Kaptaru....

Botërori i peshëngritjes, Qerimaj: Jam më mirë se në Europian

0
Ka përfunduar faza përgatitore në Shqipëri për Erkand Qerimajn dhe Krenar Shorjen, dy nga 5 peshëngritësit që do të shkojë në kampionatin Botërorë të Amerikës. Sportisti shkodran shprehet optimist për një rezultat shumë të mirë edhe pse duke qenë...

Kampionati i peshëngritjes mund të zhvillohet në Shkodër

0

Kampionati kombëtar I peshëngritjes për të rritur mund të zhvillohet në qytetin e Shkodrës. Vendimi pritet të merret këto ditë nga kryesia e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Në fakt, ky kampionat duhej të ishte zhvilluar që në muajin mars si zakonisht, por mos hapja e fondeve nga ana e Qeverisë për këtë federatë, bëri që ky aktivitet të shtyhet. Tashmë fondet e Federatës janë hapur dhe Federata do të organizojë kampionatin e të rriturve. Janë duke u shqyrtuar të gjithë variantet e mundshme dhe organizimi I tij në Shkodër është një mundësi serioze.

Peshëngritësit përplasen me KOKSH-in për përjashtimin dyvjeçar

0
Peshëngritja shqiptare është jashtë Lojërave Mesdhetare të Tarragonës, që do të zhvillohet në muajin qershor, dhe Olimpiadës së ardhshme “Tokio 2020”. Një vendim ky i publikuar pas një proteste dhe debati të ashpër të drejtuesve të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar...

Lajm i hidhur: Erkand Qerimaj, pozitiv në testin antidoping

0

Peshëngritësi shkoran Ekand Qerimaj ka rezultuar pozitiv në testin antidoping që i është nënshtruar në europianin e Antalyas, aty ku ai doli kampion Europe në peshën 77 kg. Federata Botërore e Peshëngritjes njofton se pas testeve të bëra në urinën e Qerimajt është gjetur një substancë e familjes “Metyl hexanamine” e përfshirë në listën e të ndaluarave qysh nga viti 2011.Sipas udhëzimeve të Federatës Botërore, subtanca të kësaj familjeje gjenden në nutrimentet ushqimore, në mënyrë tipike ato që janë të dizenjuara për të rritur enegjinë apo për humbjen e peshës. Kampioni Qerimaj ka bërë dy analiza, njëra e befasishme 8 ditë para europianit dhe tjetra ditën e garimit.