Palestra e re e sportit të peshëngritjes pranë Tirana Olimpik Park është gati, ajo që do të jetë shtëpia e re e shtangës shqiptare, ku do të stërviten kampionët kuqezinj. Ai që ka publikuar fotot e para të palestrës së re është sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Agron Haxhihyseni, që zbulon edhe pamjet e bukura të sallës, të shumëpritura nga sportistët. Një palestër në kushte moderne, që do të ndihmojë mjaft shtangistët shqiptarë për t’u stërvitur dhe arritur rezultatet e dëshiruara në arenën ndërkombëtare.

Pritet që së shpejti të bëhet inaugurimi i kësaj palestre dhe sportistët të përgatiten aty për eventet e ardhshme kombëtare e ndërkombëtare.

Nderkohe, stervitja aty ka filluar dhe peshengritesi shkodran Erkand Qerimaj ka postuar nje video duke bere stervitje aty dhe ka gjetur rastin te falenderoj kryeministrin. “Palestra e re u hap. Kryeministri Edi Rama e mbajti premtimin. Faleminderit”.