Ka mjaftuar heqja e pezullimit nga Federata Botërore e Peshëngritjes për Federatën tonë dhe ajo i është kthyer menjëherë pjesmarrjeve të saj në aktivitetet e rëndësishme ndërkombëtare. Mëngjesin e djeshëm është nisur drejt Sllovakisë peshëngritësi 16 vjeçar shkodran Emanuel Lushi i shoqëruar nga trajneri i kombëtares shqiptare Genc Barkiçi. Ata do të përfaqësojnë vendin tonë në Kampionatin Botëror të 17 vjeçarëve. Sigurisht që ky nuk është momenti më i mirë për të garuar për pshëngritësin e talentuar të Vllaznisë ngaqë ai vjen pas një dëmtimi të vogël që e ka lënë atë dy javë pa stërvitje të plotë megjithatë Lushi ka premtuar se do të bëjë më të mirën në këtë kompeticioni shumë të rëndësishëm.

Megjithatë ajo që vlen në këtë rast është heqja e pezullimit të saj nga Federata Botërore pikërisht për shkak të gjetjes së tre sportistëve të saj me doping gjatë këtij viti. Ajo është mjaftuar vetëm me një penalizim prej 50 mijë dollarësh por më shumë e rëndësishëm është pjesmarrja sërish në të gjitha aktivitetet ndërkombëtare.
www.shkodrasport.com