Shkodrani Esat Ademi mund të mos jetë më në krye të peshëngritjes shqiptare. Vendimi është thuajse zyrtar dhe bëhet i ditur nga njerëz pranë presidentit aktual të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Më 16 nëntor do të zhvillohet Asambleja Zgjedhore e kësaj federate. Klubet anëtare të saj, kanë bërë edhe propozimet përkatëse deri tani për postin e presidentit dhe kandidaturat duket se do jenë dy: shkodrani Esat Ademi dhe biznesmeni tiranas Theovori Masllavica. Por në fakt, Ademi pritet të tërhiqet nga kjo garë edhe sepse duket i lodhur nga problemet e shfaqura së fundi tek ky sport dhe që kanë të bëjnë kryesisht me problemet e dopingut. Megjithatë tashmë pritet fjala e fundit e tij nëse do tërhiqet apo jo sepse edhe një pjesë e këtij komunitetit të shtangës janë duke i kërkuar që ai të kandidojë sërish për këtë post sepse është njeriu i duhur për të drejtuar këtë sport. Në fakt, nën drejtimin e tij, shtanga shqiptare gjithë këto vitet e fundit. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë më 16 nëntor kur të zhvillohen zgjedhjet e kësaj Federate.
www.shkodrasport.com