Tjetër gol për Salihin në Austri. I jep fitoren ekipit të tij

Hamdi Salihi shënon sërish. Të luajë Neustadt dhe mos shënojë ai, ky po që do ishte lajm. Sulmuesi shkodran është abonuar me golin në Austri dhe po shënon nga ndeshja në ndeshje.Pas pokerit javën e shkuar, ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar sot golin e radhës për ekipin e tij.

Elseid Hysaj, 100 ndeshje me fanellën e Napolit

Për mbrojtësin shkodran të Napolit sot ka qenë një ditë e veçantë. Ai ka mbushur plot 100 ndeshje me fanellën e kësaj skuadre dhe për këtë arsye, para ndeshjes Napoli-Sassuolo u zhvillua një ceremoni e vogël. Kapiteni i ekipit Hamshik i ka dhuruar atij një fanellë me numrin 100. Për shkodranin janë bërë plot 100 ndeshje me fanellën e Napolit.

Salihi: Për kombëtaren kam ardhur edhe nga Kina, jo më nga Austria

Katër gola vetëm në ndeshjen e fundit. Në total 13 gola në 15 javë të luajtura në Ligën e Parë austriake, ku është edhe golashënuesi i kampionatit. Hamdi Salihi po përjeton rininë e dytë në Austri, duke bërë atë që di më mirë: Të shënojë! Bomberi po shijon momentin, pa menduar më tepër se ç’duhet për të ardhmen.

Hamdi Salihi i papërmbajtshëm. Sot shënoi 4 gola në Austri

Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi nuk ndalet në Ligën e dytë në Austri. Ish- sulmuesi i kombetares shqiptare është transformuar në një përbindësh sot në ndeshjen e ekipit të tij Neustadt ndaj Kapfenberg të vlefshëm për javën e 15-të. Ai shënuar tripletë brenda 29 minutash lojë dhe golin e katër sapo ka filluar pjesa e dyte.

Vajushi rikthehet protagonist, asis në fitoren e thellë të Pro Vercellit

Armando Vajushi duket se është rikthyer në formën e tij më të mirë te skuadra e Serisë B, Pro Vercelli. Sulmuesi shkodran ka qenë protagonist duke dhënë një asis në fitoren 5-1 të skuadrës së tij në transfertë kundër Perugia-s. Vajushi dha pasimin e saktë për golin e 5-të të shënuar nga Morra.

Elseid Hysaj zgjidhet në “Top 11”-n e javës në Serie A

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, vazhdon të jetë në formë të mirë, duke marrë vlerësime nga mediat përtej Adriatikut. Mbrojtësi shkodran shkëlqeu edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit në Serie A, në fitoren 3-0 ndaj Cagliari-t në “San Paolo”, duke dhënë ndihmën e tij edhe në fazën sulmuese, pasi në fazën mbrojtëse as që diskutohet që ka bërë detyrat shumë mirë.

Supriza: Një 17 vjeçare shkodrane debuton në Serinë B në Itali

Fillimisht shumëkush nuk besoi tek aftësitë e saj por sot, Alma Hilaj, ish- futbollistja e "Juban Danja", është pjesë e ekipit italian CF Florentia të Firences. Kjo skuadër militon në Serinë B të futbollit të femrave të këtij vendi dhe këtë sezon ka objektiva serioze për t'u ngjitur në Serinë A. Hilaj luan si mesfushore dhe ka mbërritur para një vit në Itali pranë familjarëve të saj.

Salihi nuk ndalet në Austri, shënon një tjetër super gol

Hamdi Salihi nuk ka ndërmend të ndalet në kategorinë e parë në Austri të njohur si “Erste Liga”. Ish-sulmuesi i kombëtares sonë ka shënuar sot golin e fitores për ekipin e tij Wiener Neustadt në transfertën ndaj Hartberg.Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 70-të, duke finalizuar në mënyrë spektakolar një aksion nga krahu i djathtë.

Rikthehet Bekim Balaj pas 55 ditësh, fiton edhe Akhmat Grozni

Sulmues shkodran Bekim Balaj rikthehet të luajë sërish për skuadrën e tij Akhmat Grozni. Ai ka provuar sërish emocionet e lojës, kur zëvendësoi Bernard Berishën në minutën e 80-të në fitoren minimale 1-0 të Akhmat Groznit ndaj Rubin Kazanit. Balaj nuk aktivizohej për skuadrën ruse nga 10 gushti, pikërisht në ndeshjen e humbur 2-3 me Krasnodarin, edhe në atë takim i futur si zëvendësues nga minuta e 63-të.

Luhej Beveren- Anderleht, por tifozët bëjnë tifo për Vllazninë në Belgjikë

Luhej ndeshja Beveren- Anderleht në stadiumet e Belgjikës bëjnë tifo edhe për Vllazninë. Të pranishëm në stadium kanë qenë një grup tifozësh shkodranë të cilët nuk kanë ngurruar të shpalosin edhe flamurin kuq e blu duke krijuar një atmosferë edhe më të këndshme. Skuadra shkodrane sigurisht që nuk ka tifozë vetëm në këtë qytet por janë me qindra e me mijëra të hapur anë e kënd botës të cilët nuk ngurrojnë për asnjë moment që të bëjnë tifo për skuadrën e tyre të zemrës.