Armando Vajushi duket se është rikthyer në formën e tij më të mirë te skuadra e Serisë B, Pro Vercelli. Sulmuesi shkodran ka qenë protagonist duke dhënë një asis në fitoren 5-1 të skuadrës së tij në transfertë kundër Perugia-s. Vajushi dha pasimin e saktë për golin e 5-të të shënuar nga Morra.

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë u fut në fushë si zëvendësues në minutën e 35-të në këtë sfidë, ndërsa kthehet të luajë pas dy ndeshjeve radhazi në kampionat ku nuk është aktivizuar për asnjë sekondë.Kujtojmë se Vajushi ka lënë pas një dëmtim të rëndë në gju, për të cilin u detyrua të kryente një operacion, ndërsa qëndroi për gati 1 vit larg fushave të blerta.