Studimi: Hysaj mes 100 lojtarëve më të vlefshëm në botë
Elseid Hysaj është mes yjeve të futbollit botëror dhe si të tillë atë e klasifikon tashmë edhe CIES, Observatori i Futbollit, i cili ka bërë një përllogaritje të vlerave të futbollistëve në botë. Sipas studimit me lojtarë të cilët kalojnë vlerën e 40 milionë eurove në 5 kampionatet e mëdha të Europës, Hysaj tani mes 100 më të vlefshmëve. Futbollisti shqiptar është i 87-i në këtë liste, me një vlerë që sipas CIES kap 45,8 milionë euro. Kjo shifër bën që ai të kalojë emra të njohur të futbollit botëror, ndër të cilët mbrojtësit Alaba dhe Humels të Bajern Mynih; portierin De Gea të Mançester Junajtid; Isko, Rodriguez e Ramos të Realit; Buskets të Barcelonës apo edhe Bonuçin e Aleks Sandron e Juventusit.
Samuel Nikaj e mbyll me Flamurtarin. Kërkon një skuadër në Shqipëri
Titulli kampion i fituar me Flamurtarin e Prishtinës, nuk i ka mjaftuar trajnerit shkodran Samuel Nikaj të rinovojë kontratën me këtë ekip. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai teksa ka falenderuar të gjithë futbollistët, stafin e tij dje drejtuesit e klubit për bashkëpunimin që kanë patur për gjatë gjithë sezonit. Megjithatë Nikaj nuk ka bërë asgjë të ditur për shkaqet që çuan në këtë "divorc". Opsionet e mundshme në fakt janë dy.
Nikaj: Ende nuk e di nëse do vazhdoj të jem trajner i Flamurtarit
Samuel Nikaj arriti ta kthejë Flamurtarin në Superligë pas gjashtë viteve mungesë. Trajneri nga Shkodra ende nuk e ka vazhduar kontratën me klubin kuqezi, pasi sipas tij marrëveshja ishte vetëm për pranverë. Në një intervistë për GazetaOlle.com, Nikaj sqaron situatën e tij dhe kërkesa që ka për klubin. Ai kërkon një skuadër konkurruese që të luftojë për pozitat e para.
Shkodrani Gerti Lisha shpallet pasuesi më i mirë në Amerikë
Një volejbollist shqiptar është shpallur pasuesi më i mirë i kampionatit amerikan për muajin mars. Kjo është bërë përmes një votimi elektronik të organizuar në kontinentin e largët. Bëhet fjalë për Gert Lishën, sportistin e ekipit USC i cili po spikat me lojërat që po zhvillon me të. Ai është edhe pjesë e kombëtares shqiptare të volejbollit. Vlerësimi i fundit ka ardhur pas disa ditë votimesh dhe ato janë mbyllur mesditën e sotme, duke shpallur edhe fituesit e kësaj ankete. Flamurtari i shkodranëve s’ndalet as në Gjakovë. Ndërpritet ndeshja
Pasditen e sotme në Gjakovë është luajtur ndeshja më e rëndësishme e kampionatit të Ligës së Parë të Kosovës, ajo në mes dy skuadrave kryesuese, Vllaznimit vendas dhe Flamurtarit të Prishtinës. Kjo e fundit siç dihet, drejtohet nga trajneri shkodran Samuel Nikaj dhe në përbërje të tij janë edhe tre futbollistët shkodranë Hallunaj, Hotaj e Gjini. Ndeshja ka qenë shumë e rëndësishme sepse mund të vendoste shumë për fatin e vendit të parë. Por takimi nuk ka përfunduar. Portieri shkodran Ervin Hallunaj 11 ndeshje pa pësuar gol në Kosovë
Flamurtari i Prishtinës nën drejtimin e trajnerit shkodran Samuel Nikaj po vazhdon rrugën e tij të sigurtë drejt ngjitjes në Superligën kosovare. Skuadra prej javësh vijon me serinë e rezultateve pozitive dhe mban sërish vendin e parë në renditje. Në ndeshjen e rradhës, atë të luajtur pasditen e sotme në fushën e vet, skuadra e drejtuar nga Nikaj ka arritur të fitojë me rezultatin e pastër 3-0 ndaj ekipit "Ramiz Sadiku". Samuel Nikaj, përzgjidhet si trajneri më i mirë në Kosovë

Pas përfundimit të gjysmës së parë të kampionatit të kategorisë së parë në Kosovë, gazeta "Olle" ka shpallur edhe skuadrën më të mirë të kësaj faze. Përveç 11 lojtarëve të përzgjedhur si më të mirët, ajo ka zgjedhur edhe trajnerin më të mirë. Dhe ai është shkodrani Samuel Nikaj i cili ka një kontribut të madh në sukseset e njëpasnjëshme të Flamurtarit të Prishtinës të cilin e mori në vendin e tetë dhe e shpalli "kampion të dimrit" e po ashtu e dërgoi deri në turin e katërt të Kupës së Kosovës.
Nikaj “kampion dimri” në Kosovë, Hallunaj 7 ndeshje pa gol

Flamurtari i Prishtinës i drejtuar nga trajneri shkodran Samuel Nikaj, në rradhët e të cilit luajnë edhe tre futbollistë shkodranë, pasditen e sotme është kurorëzuar "kampion dimri" në Ligën e Parë të futbollit kosovar. Ka ndodhur kështu pas fitores në ndeshjen ndaj ekipit të KEK-ut me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar Shkëlqim Syla, gol që gjithsesi ka mjaftuar që kjo skuadër të ruante vendin e parë në renditje në gjysmën e parë të kampionatit. Flamurtari tashmë është në kuotën e 33 pikëve ndërsa ndjekësja më e afërt- Vllaznimi i Gjakovës do të luajë nesër por edhe nëse fiton, sërish diferenca me të do të jetë tre pikë.
Auron Miloti emërohet trajner i SV Feldekirchen në Austri

Ish- futbollisti i Vllaznisë Auron Miloti ka filluar të ngjisë shkallët e trajnimit. Nëse deri para pak kohësh ka drejtuar ekipin U-18 të SV Feldekirchen në Austri, prej pak ditësh ai tashmë ka marrë zyrtarisht ekipin e të rriturve të këtij klubi. Kanë qenë drejtuesit më të lartë të tij, ata që kanë marrë vendimin në fjalë nisur nga ecuria jo e mirë e ekipit. Për këtë arsye, ata kanë larguar trajnerin e mëparshëm dhe kanë emëruar në vend të tij, Milotin. Një vendim të tillë e kanë marrë duke parë punën shumë të mirë që 42 vjeçari shqiptar ka bërë me ekipin e të rinjve.
Samuel Nikaj: Tek Flamurtari jam për një projekt dyvjeçar

Një shkodran po bën gjithçka mirë në Kosovë. Samuel Nikaj që kur ka marrë drejtimin e Flamurtarit të Prishtinës, jo vetëm që nuk e njeh humbjen por edhe e ka dërguar këtë ekip në vendin e parë në renditje. Një barazim dhe shtatë fitore rresht, kjo është ecuria e "çmendur" e këtij ekipi nën drejtimin e trajnerit shkodran. Ai mori drejtimin e kësaj skuadra dy muaj më parë kur ndodhej në vendin e tetë dhe sot e ka çuar në vendin e parë. I pyetur se çfarë ka ndryshuar tek skuadra, ai do të përgjigjej: "Në aspektin taktik shumë pak gjëra. Edhe në aspektin fizik sigurisht që nuk kisha se çfarë të ndryshoja sepse kampionati ishte në vazhdim. E vetmja gjë ku unë ndërhyva ishte ajo në anën psikologjike të futbollistëve.
















