Sulmuesi Hamdi Salihi “gjen parajsën” në Kinën e largët

Fiorentina në ndjekje të 19 vjeçarit shkodran Elseid Hysaj

Vajushi luan 90 minuta dhe kontribuon në fitoren ndaj Levskit

Mediat bullgare: Vajushi mund të shkojë në Zvicër tek St Gallen

Shënon Sukaj në Champions të Azisë por Sepahani humbet

Ka shënuar sërish Xhevahir Sukaj për skuadrën e tij Sepahan por këtë herë goli i tij nuk i ka mjaftuar asaj për të marrë një rezultat pozitiv. Ka ndodhur kështu pasditen e sotme teksa Sepahani ka luajtur në fushën e tij ndaj skuadrës së Katarit Al Ahli SC, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kampioneve të Azisë. Al Ahli ka fituar ndoshta në mënyrë të papritur me rezultatin 4-2 në transfertë. Sukaj ka shënuar që në minutën e tretë të ndeshjes duke zhbllokuar rezultatin megjithatë miqtë kanë barazuar dhe në pjesën e parë kanë shënuar edhe një gol tjetër duke e mbyllur këtë pjesë me rezultatin 2-1 në favor të tyre.
Vajushi shënon dy gola në fitoren e thellë 5-1 të Liteksit
Sparta e çon tek ekipi “B”, Bekim Balaj shpërthen me gola

Hamdi Salihi shënon 2 gola dhe i jep barazimin ekipit të tij

Sukaj e Vajushi në fushë por skuadrat e tyre kanë humbur sot

Dy futbollistët shkodranë, Xhevahir Sukaj dhe Armando Vajushi kanë qenë në fushë sot për skuadrat e tyre por pa i ndihmuar ato me gola për t'i fituar ndeshjet. Sepahani i Sukajt ka luajtur në Ligën e Kampioneve të Azisë në transfertë me skuadrën e Katarit Al Gharafa. Ndeshja ka nisur mirë për iranianët që kanë shënuar madje të parët që në minutën e 14-të por pa kaluar dy minuta skuadra vendase ka barazuar. Në pjesën e dytë Sepahani ka pësuar edhe dy gola të tjerë duke humbur kësisoj 1-3. Sukaj nuk ka mundur të bëjë dot asgjë në këtë ndeshje për të ndihmuar skuadrën e tij për arritjen e një rezultati pozitiv.
Salihi 30 minuta në fushë ndaj japonezë të Vegalta por… s’ka gol
