Armando Vajushi mund të kalojë tek skuadra zviceriane e St Gallen. Lajmi bëhet i ditur nga mediat bullgare, të cilat sqarojnë se përfaqësues të ekipit St.Gallen do të kenë një përfaqësues në ndeshjen e kthimit në Kupën e Bullgarisë, ku ekipi i Vajushit do të luajë kundër Levskit. Aktualisht St. Gallen është në vendin e tretë në elitën zvicerane, çka do të thotë se ka edhe një shans për titull. Edhe verën e kaluar për Vajushin u interesuan ekipe zvicerane. 21-vjeçari u thirr në Kombëtare për ndeshjen kundër Norvegjisë, por nuk u aktivizua. Sulmuesi u transferua në Bullgari në fillim të vitit 2012, duke nënshkruar një kontratë 3 vjet e gjysmë. Gazeta bullgare “Tema Sport” shkruan se ekipit zviceran i ka bërë përshtypje performanca e lartë e Vajushit. Deri tani ai ka luajtur 19 ndeshje dhe ka shënuar nëntë gola duke qenë i katërti në listën e golashënuesve më të mirë të kampionatit ndonëse luan si mesfushor krahu. Pozitive për transferimin e tij në një skuadër europiane tashmë është edhe marrja e pasaportës bullgare prej tij, çka do të thotë se ai tashmë shitet si komunitar duke ia rritur edhe më tepër vlerën. Nga sa bëhet e ditur aktualisht, vlera e shkodranit 21 vjeçar ka shkuar në 1 milionë euro në tregun e futbollistëve.
www.shkodrasport.com