Tekniku I Vllaznisë Artan Bushati mbetet I mendimit se Vllaznia e tij do të jetë deri në fund në luftë për katërshen e parë. Pavarësisht se kalimi I javëve duket se zbeh arritjen e këtij objektivi.  Megjithatë mesa duket edhe vete Bushati nuk ka atë entuziazëm dhe atë besim që kishte deri para takimit me Laçin. Megjithatë mesa duket ai vijon të besoj dhe për këtë flet  puna që po bën javë pas jave me ekipin e tij.

“Nuk ka mbaruar ende . Mund të them me plot gojë se do të vazhdojmë të punojmë fort dhe të kërkojmë maksimumin deri në takimin e fundit të këtij sezoni. Ne nuk do të ndalim në asnjë moment punën dhe nuk do të humbin në asnjë moment shpresën, kjo na takon neve. Por tani jo gjithçka është në dorën tonë. E rëndësishme është që ne të bëjmë tonën sa më mirë, atëherë të shpresojmë tek gabimet e rivalëve tanë direkt. Jo gjithçka tani varet nga ne, por ajo që varet nga ne duhet të të bëjmë në më të mirën e mundshme”, ka thënë tekniku Bushati.
Të rinjtë
Të rinjtë duket se tanimë mbesin në fokusin e teknikut Bushati për këto takime të mbetura. Këtë e ka theksuar vetë tekniku , ku edhe në përballjen e fundit ka aktivizuar dy emra të rinjë si Kruja e Markolaj, por mesa  duket shuma afër mund të jenë edhe Bala, Guri dhe të tjerë lojtarë që janë pjesë e kontigjentit kuqeblu.  Kjo lë të kuptohet se futja në katër më të mirat, tani duket larg edhe për vetë Bushatin. “Natyrisht që në këto takime  të mbetuasr do të ketë më shumë hapësirë edhe për lojtarët e rinjë që kemi në disopozicion . Në takimet e tjera mundësitë për lojtarët e rinjë do të jenë më të mëdha dhe këto të arrijnë të tregojnë më shumë vlerat e tyre.  Lojtarët që u aktivizuar në takimin e fundit me Tomorrin shfaqen përformancë të mirë dhe tani besojnë se do të tregojnë të njëjtën p[ërformacë edhe në përballjet e tjera. Këto por edhe të tjerë lojtarë”, -vijon Bushati
Shkumbini
Përballja e radhës për shkodranët është ajo me Shkumbinin. Një përballje që në pamje të parë është e lehtë për kuqeblutë, por që në fushën e lojës është treguar krejt e kundërta. Shkumbini ka qënë një kocka e fortë madje edhe në këtë sezon për Vllazninë, ku nuk duhet harruar eleminimi  nga kompeticioni I Kupës. “ Nuk ka asnjë dushim që në çdo takim ne shkojmë për të marrë më të mirën. Edhe në Peqin do të shkojmë për të  arritur tek maksimumi dhe të tregojmë vlerat tona deri në fund për të shpresuar tek objektivi”-ka përfunduar tekniku Bushati.

Admir URUÇI