Spartak Myjava arriti te permbyse kampionen e Malit te Zi- Breznica ne ndeshjen gjysmefinale te grupit 10 te “UEFA Women’s Champions League”, duke e kthyer rezultatin nga 0-2 ne 2-3 dhe me te siguroi kualifikimin per ne finalen e ketij grupi kunder kampiones se Shqiperise, Vllaznise se Shkodres.
Kjo e fundit shenoi ne minuten e 44-te me ane te sulmueses Jehona Shala, por sllovaket kete here nuk munden te permbysin serish rezultatin dhe kesisoj jane detyruar te pranojne humbjen dhe bashke me te edhe eliminimin. Por duket se vete pjestaret e ketij ekipi e kane kuptuar qe kundershtari i tyre ishte shume i forte.
Nje vleresim te tille e ka dhene vete trajnerja e ekipit Iveta Nevecalova e cila ne nje prononcim per mediat sllovake eshte shprehur: “Sigurisht na vjen keq per eliminimin, por duhet të kemi parasysh që Vllaznia ishte vërtetë e fortë dhe ishte ndër skuadrat më të mira në garë.
Kështu që e dinim se do të ishte shumë e vështirë ndaj tij. Madje mund të them se shumë vetë prisnin që ndeshja të përfundonte me një rezultat më të keq për ne. Pas fitores ndaj Breznicës, ne u përpoqëm të përgatiteshim sa më mirë për finalen e grupit dhe donim të luftonim për rezultatin më të mirë të mundshëm, por jemi te detyruar ta pranojme humbjen sepse Vllaznia ishte me mire se ne”.
Nje deklarate realiste qe bazohet edhe ne statistikat e ndeshjes te cilat e nxjerrin Vllaznine dominuese ne te gjithe aspektet ndaj ekipit sllovak dhe rezultati madje duhej te kishte qene shume me i thelle se 1-0 sa perfundoi kjo ndeshje./SHKODRA-SPORT.COM/