Barazon Shqipëria ndaj Kamerunit. Spikasin Vajushi e Bala

Shqipëria ka barazuar mbrëmë 0-0 në miqësoren e zhvilluar në Gjenevë ndaj Kamerunit. Ndonëse përballë ishin lojtarë si Samuel Eto, kuqezinjtë tanë kanë luajtur shumë mirë dhe në pjesën e dytë sidomos duhej të kishin shënuar dhe ta kishin fituar ndeshjen. Paraqitja e kombëtares sonë ka qenë përgjithësisht e mirë në këtë miqësore, e fundit për këtë vit dhe ky është një tregues se kjo kombëtare është në rrugën e duhur jo vetëm për t'u rinovuar por edhe për t'u rritur nga ana profesionale.
Armando Vajushi: Mu realizua ëndërra ime e madhe

Vitin e shkuar në një miqësore në Argjentinë, ai ka luajtur disa minuta me fanellën e kombëtares shqiptare. Sigurisht që nuk ka qenë kombëtarja e vërtetë por një seleksionim I saj e për këtë thirrja e bërë nga trajneri De Biazi për miqësoren me Kamerunin , do të konsiderohet debutimi I tij me fanellën kuqeblu. Armando Vajushi ndjehet sigurisht I lumtur që ia ka arritur kësaj dite dhe premton të bëjë më të mirën për t’I shërbyer kësaj skuadre. Nga Gjeneva ai ka dhënë mbrëmë vonë këtë intervistë për gazetën “Shkodra Sport”:
Bala e Vajushi thirren në kombëtare për miqësoren me Kamerunin

Ashtu siç pritej, trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi për miqësoren e rradhës me kombëtaren e Kamerunit, ka thirrur edhe dy futbollistët shkodranë Bekim Bala dhe Armando Vajushi. Lista e publikuar sot nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit e vërteton këtë gjë. Dy shkodranët po luajnë shumë mirë me skuadrat e tyre, Bala në Çeki me Spartën e Pragës dhe Vajushi në Bullgari me Liteksin. Tashmë pritet që ata të tregojnë vlerat e tyre të vërteta edhe me kombëtaren pasi e kanë bërë këtë gjë edhe me kombëtaren Shpresa. Ja lista e plotë e lojtarëve të thirrur për miqësoren me Kamerunin:
Vajushi: Liteksi refuzoi 1 milionë euro për kartonin tim

Futbollisti shkodran Armando Vajushi ka filluar të bëhet protagonist i merkatos bullgare. Në adresë të skuadrës së tij Liteks, kanë filluar të vijnë ofertat e para pikërisht për këtë lojtar. Këtë e ka pohuar vetë ai në një intervistë të dhënë dje për gazetën "Panorama Sport". Sipas vetë Vajushit, Liteksi ka refuzuar një ofertë prej 1 milionë euro por drejtuesit e tij duan sërish më tepër. Ja intervista e plotë e këtij futbollisti:
Liteksi fiton 4-1. Vajushi luan titullar, Hasani 34 minuta

Liteks Lovech ka arritur një fitore të thellë sonte në ndeshjen e rradhës të kampionatit bullgar të futbollit. Ai ka pritur në fushën e tij Çerno More Varna dhe e ka mundur atë me rezultatin 4-1. Edhe në këtë ndeshje, ashtu si në gjithë të tjerat, mesfushori shkodran Armando Vajushi ka luajtur titullar për 90 minuta. Ndonëse ai nuk ka shënuar, ka qenë protagonist me lojën e tij dhe pasimet e dhëna për shokët tij të skuadrës. Por përveç Vajushit, në këtë ndeshje ka luajtur edhe shkodrani tjetër Edon Hasani.
Bala merr një 11-metërsh sonte dhe luan 90 minuta për Spartën
Izmiri, një Balë tjetër në provë tek Sparta e Pragës në Çeki

Vajushi, 67 minuta në fushë për Liteksin sot për Kupë

Në Bullgari sot janë luajtur ndeshjet e para për turin 1/16 të Kupës së këtij vendi dhe sipas shortit të hedhur më parë, skuadra e shkodranit Armando Vajushi- Liteks është ndeshur me Lokomotivën e Plovdivit. Ndeshja është luajtur në fushën e kësaj të fundit dhe është dominuar nga Liteks por në fund është sigluar barazimi 1-1. Siç raportojnë mediat bullgare, loja është dominuar tërësisht nga skuadra e drejtuar nga trajneri Hristo Stoiçkov por ka munguar vetëm goli.
Xhevahir Sukaj shënon sërish gol për Sepahanin në fitoren 4-3

Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj është shfaqur sërish si protagonist me golat e tij në kampionatin iranian me skuadrën e tij Sepahan. Ai ka shënuar edhe sot pasdite në takimin e luajtur në transfertë ndaj një tjetër ekipi pretendent, gol ky që është i gjashtë në kampionatin e sivjetëm. Ndeshja e sotme ka qenë shumë e rëndësishme dhe është fituar prej saj me rezultatin 4-3. Sepahani luante në transfertë me ekipin Naft Teheran, i cili kishte të njëjtën kuotë pikësh- 21 sa dhe skuadra e shkodranit. Në fakt takimi nuk ka nisur mirë për Sepahanin që për 16 minuta e sheh veten në disavantazh të dy golave por për skuadrën e tij mendon Sukaj që në minutën e 37-të ka ngushtuar shifrat.
Vajushi 90 minuta dhe lojë e mirë në fitoren 3-1 të Liteksit

Mesfushori shkodran Armando Vajushi ka zhvilluar një tjetër ndeshje të mirë në kampionatin bullgar duke luajtur në rradhët e Liteksit. Ai ka qenë për 90 minuta në fushë si titullar në takimin e ndeshje që Liteksi ka zhvilluar në transfertë me ekipin Montana dhe ka kontribuar me lojën e mirë në fitoren 3-1. Ndonëse nuk ka shënuar, Vajushi ka qenë protagonist me rastet që ka krijuar dhe paset e dhëna, ndërkohë që në fund të ndeshjes nuk ka qenë me fat sepse një top i gjuajtur prej tij, është larguar mbi vijën e portës nga një mbrojtjës.