Vllaznia në mundje për të rinj e treta në Mbarëkombëtar
Dje dhe sot, është zhvilluar në Tiranë Kampionati Mbarëkombëtar në mundjen e lirë ku kanë marrë pjesë të gjithë ekipet e Shqipërisë si dhe ekipet e Kosovës dhe Maqedonisë. Ekipi i Vllaznisë është përfaqësuar në këtë kampionat me këta mundës: Dashnor Koka në peshën 55 kg, Maldin Camaj në peshën 60 kg, Elsajed Guri në peshën 66 kg, Qamil Bajrami në peshën 74 kg, Adnan Guri në peshën 84 kg, Ardis Hebovia në peshën 84 kg, Kristian Daka dhe Elton Fusha në peshën deri 120 kg. Paraqitja e këtyre sportistëve ka qenë shumë e mirë por ka spikatur Kristian Daka që në peshën e tij, atë deri në 120 kg, ka arritur të zërë vendin e parë dhe të shpallet kampion i kësaj grupmoshe.
Shkoza: Absurde lista e sportistëve për Lojërat Mesdhetare

Diten e sotme jane publikuar ne media disa vendime te marra nga kryesia e Federates Shqiptare te Xhudos ne mbledhjen e saj te djeshme. Nje nder vendimet e marra ka qene edhe perzgjedhja e elementit me te cilin po punohet gjate kesaj periudhe ne pergatitjet per Lojerat e Mesdheut qe do zhvillohen ne muajin qershor. Nga tre emrat e perzgjedhur, asnjeri prej tyre nuk eshte i Vllaznise dhe per rrjedhoje ka reaguar presidenti i Akademise Judo Kodokan Albania, i mirenjohuri Anton Shkoza.
Xhemal Shkjau: Eduard Hoxha është trajneri i ri i shahut shkodran
Drejtuesit e shoqatës së shahut të Vllaznisë kanë bërë emërime të reja në postet e trajnerëve ditën e sotme. Ka qenë kryetari i kësaj shoqate Xhemal Shkjau që ka bërë të ditur për gazetën online www.shkodrasport.com edhe emërimet e reja. "Bordi i shoqatës së shahut të Vllaznisë pasi ka shqyrtuar situatën e krijuar dhe objektivat për të ardhmen, ka vendosur të bëjë disa lëvizje dhe emërime të reja trajnerësh. Kështu, trajner i ekipit të të rriturve të Vllaznisë është emëruar Eduard Hoxha ndërsa trajner i ekipit të të rinjve është emëruar Bernard Leka. Pasi kemi bërë këto zgjedhje, ua kemi bërë të ditur edhe drejtuesve të klubit Vllaznia dhe të shpresojmë që gjërat do të shkojnë në mënyrën e duhur në të ardhmen". Elion Puka i Vllaznisë kampion i Shqipërisë në taekondo
Elion Puka: Edhe në Shkodër e duan sportin e taekondosë
Prej disa vitesh ky sport në Shkodër nuk ka ekzistuar megjithatë falë punës dhe pasionit të Elion Pukës, tashmë edhe në këtë qytet ka taekondo. I rikthyer nga Italia ku jetoi dhe u specializua, ky dashamirës dhe ushtrues i këtij sporti, menjëherë nisi punën për përhapjen e këtij sporti dhe ngritjen e ekipit të Vllaznisë sërish. E ka bërë këtë gjë në mënyrë të shkëlqyer dhe pas një muaji e gjysëm që nga nisja e punës, sot në stërvitje janë plot 24 sportistë që e ushtrojnë këtë art marcial. Stërvitja bëhet çdo ditë në palestrën e shkollës "Ali Laçej" dhe ajo çfarë vërëhet është serioziteti me të cilin punohet. Ardit Vorfa: Kthehem për të ringritur ekipin e Vllaznisë
Ish-kapiteni i Vllaznisë në sportin e çiklizmit, Ardit Vorfa, pas një shkëputje të gjatë është rikthyer sërish si pjesë e këtij ekipi. Ai vetë është shprehur mjaft optimist për lëvizjen që ka bërë, ndërsa ka ardhur me dëshirën e mirë për të ngritur sa më lart të jetë e mundur vlerat e sportit të çiklizmit në Shkodër.“U riktheva dhe një herë me objektiva të qarta për veten dhe për skuadrën time të zemrës, Vllazninë, - ka deklaruar ai për mediat sportive të ditës. - Si ish-kapiten i kësaj skuadre them se kemi forca të ia rikthejmë dhe një herë emrin e madh që ka Vllaznia në këtë sport.
Xhudistët shkodranë 5 medalje në turneun ndërkombëtar ë Mitrovicës
Xhudistët shkodranë vazhdojnë të jenë të suksesshëm në aktivitetet ndërkombëtare që zhvillojnë. Pas paraqitjes së mirë në Podgoricë një javë më parë, ata kanë bërë një të tillë edhe në aktivitetin e rradhës, atë të zhvilluar ditën e djeshme në Mitrovicë të Kosovës. Ka qenë një ftesë e Federatës kosovare të xhudos në adresë të Akademisë Albania Xhudo Kodokan që ka dërguar drejt Kosovës sportistët e Vllaznisë dhe të Vau Dejësit. Gëzim Mema: Kthimi i klubit në shoqata, do jetë “vdekje-prurës”

Për 12 vjet me rradhë ka drejtuar klubin shumësportësh Vllaznia. Gëzim Mema, ish-shefi i tij ndjehet krenar për sukseset që ka patur. Flet me shumë respekt edhe për pasardhësin e tij- Mark Kroqin dhe ka bindjen e plotë se do ta çojë edhe më përpara atë. Megjithatë, duke folur në një intervistë ekskluzive për gazetën online shkodrasport.com, Mema ka folur edhe për momentet e lumtura të punës së tij por edhe ato më të vështirat. Ja intervista e plotë e tij:
Xhovan Shkoza medalje ari në turneun e Podgoricës

Xhudisti shkodran Xhovan Shkoza është nderuar me medalje të artë në Turneun Ndërkombëtar të zhvilluar sot në Podgoricë të Malit të Zi. Ai ka zënë vendin e parë në peshën e tij, atë 55 kilogramë duke zhvilluar 4 ndeshje dhe duke i fituar të gjitha. Ky ka qenë një sukses i veçantë për xhudistët e klubit Vllaznia të cilët u përfaqësuan denjësisht në këtë turne shumë të rëndësishëm ku kanë marrë pjesë të gjithë ekipet e shteteve të Ballkanit dhe më gjerë. Sipas informacionit që jep për gazetën online www.shkodrasport.com trajneri i ekipit tonë kombëtar Anton Shkoza, paraqitja e sportistëve tanë ka qenë shumë e mirë.
“Shkodra në ski” por garat bëhen në Kolashin

Opinion nga Dr. Leonidha Pepo
Sa herë ka ngjarje të rëndësishme të sportit të mrekullueshëm të skive, më shtyn në mënyrë të vetvetishme dhe më vonë më rritet dëshira të shkruaj diçka, aq më tepër për entuziazmin që krijoi gara e skive, nën slloganin “Shkodra, në ski”. Veprimtaria ishte organizuar nga klubi “Vllaznia”, në bashkëpunim me Federatën e Skive të Shqipërisë, si dhe nga shoqata “Shkodra-Ski”.


















